Politikë
Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave/ Berisha tregon si po përdor Rama mjekët

Ish kryeministri Sali Berisha ka reagur lidhur me akuzat e kreut të PD, Luzlim Basha për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid.
Berisha thotë se pas zbulimit të këtij skandali, Rama po përdor mjekët. Sipas ish kryeministrit, mjekët kanë bërë me korrektesë detyrën e tyre, ndërsa fshehjen e rasteve është bërë nga kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë.
Më tej, Berisha thekson se “çdo shqiptar sot e di se listat e të vdekurve dhe çdo të dhënë tjeter statistikore nuk i shpallin spitalet Covid as dhe Instituti i Mjeksise Ligjore vetëm e vetëm sa ata nuk do pranonin të fallsifikonin dhe manipulonin me të vdekur”.
“Fshehja masive e vdekjeve nga covid19, akt i Xhahilit te Surrelit! Miq, Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia kane fshehur qindra vdekje spitalore te te semurve me covid. Ata perpiqen tani, pasi skandali u dokumentua nga kryetari i PD Basha, me te dhena zyrtare nga morgu te fajesojne e apo te fshihen prapa mjekeve dhe ti perlyejne keta te fundit ne skandalin e tyre.
Me kete rast sqaroj qytetaret se mjeket kane bere me korrektese detyren e tyre. Ata ne fishen e vdekjes dhe ne kartelen klinike shoqeruesr qe kane derguar ne morg pacientin e tyre te vdekur, kane vendosur diagnozen covid19.
Po keshtu mjeket e sherbimit te Institutit te Mjeksise Ligjore kane pasqyrurar ne rregjistrat e tyre me korrektese diagnozen e derguar nga klinicistet per rastin e vdekur ne kliniken e tyre. Fshehjen e rasteve te vdekura e kane bere Xhahili i Surrelit dhe ndrilull Hajnia per te kenduar sukses dhe lavdi edhe mbi kufoma. Tani qe plasi skandali, Xhahili i Surrelit dhe Ndrikull Hajnia perpiqen te mbrohen duke nxjerre perpara bluzat e bardha. Mirepo genjeshtra i ka kembet e shkurtra. Çdo shqiptar sot e di se listat e te vdekurve dhe çdo te dhene tjeter statistikore nuk i shpallin spitalet covid as dhe Instituti i Mjeksise Ligjore vetem e vetem sa ata nuk do pranonin te fallsifikonin dhe manipulonin me te vdekur. Listat e vdekjes i shpall me zedhenesit e tij Xhahili i Surrelit dhe ai shpall aq sa deshiron ai dhe jo sa humbin jeten ne 24 ore nga covid 19”, shkruan Berisha./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”
Mbrëmjen e djeshme CNA.al publikoi të dhëna dhe fakte mbi sondazhin e publikuar dje në televizionin e Çim Pekës, Syri Tv, sipas të cilit 52%...