Connect with Us

Ahmataj me këmbë në tokë pas fitores: Kemi luhatje që na hapin probleme

Sport

Ahmataj me këmbë në tokë pas fitores: Kemi luhatje që na hapin probleme

Publikuar

-

Trajneri i Skënderbeut, Juljan Ahmataj, u shpreh tepër i lumtur nga triumfi 0-2 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Bylisit. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku bardhekuq deklaroi:

NDESHJA- E kishim parasysh çfarë do të bënte skuadra vendase. Ne do të bënim gjërat tona. Fusha nuk ishte në nivelin e duhur. Kjo pengoi manovrat sulmuese të të dyja skuadrave. Kemi luhatje që na hapin probleme brenda ndeshjes.

Ana psikologjike e lojtarëve u ngrit kur Dajsinani priti penallti. Duhet të kemi më shumë besim te vetja. Kemi një skuadër të re me djem të talentuar. Duhet besim. Fitoret i bëjnë mirë skuadrës për t’u ngritur moralisht. Mungesat nuk u ndjenë në ndeshjen e sotmen.

STUDIMI I BYLISIT- Kundërshtari do të kishte hapësira në vazhdimin e lojës, sepse do tentonte të fitonte ndeshjen. I shfrytëzuam ato me lojtarët e krahut dhe të qendrës.

LIDERAT ME PIKATORE- Boshtin jemi munduar ta konkretizojmë. Nuk është komplet i plotë. Meksi e ka këtë detyrë dhe e bën këtë gjë. Duhet eksperiencë për djemtë e tjetër. Nuk duhet të mërzitemi, duhet të ecim përpara. I falënderoj djemtë për mënyrën si stërviten dhe sakrificën. Dalngadalë do shfaqemi më mirë.

LUFTA PËR MBIJETESË- Nuk është sezoni i parë që kam ndërtuar skuadra. Është opinion vakum. Skuadrat bien me futboll brenda fushës. Ne kemi bërë një fazë përgatitore të mirë. Asnjë nuk e ka të sigurtë si do të vazhdojë kjo skuadër”, u shpreh Ahmataj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Pele reagon për humbjen e Maradonës: Shpresoj të luajmë bashkë në qiell

Publikuar

-

Nga

Bota e futbollit është në zi. Diego Armando Maradona ndërroi jetë disa ditë pasi festoi 60-vjetorin e lindjes.

Pas një operimi në kokë, legjenda argjentinase pati një sulm në zemër të cilin nuk arriti ta përballojë.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe braziliani Pele. Ai ka thënë se me Maradonën do të luajë “futboll një ditë në qiell”.

“Unë humba një mik, bota humbi një legjendë. Një ditë, shpresoj, do të jemi në gjendje të luajmë së bashku në qiell”. ka shkruar Pele shkurtimisht i pikëlluar në “Instagram”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zbulohen fjalët e fundit të Maradonës disa ditë para ndarjes nga jeta

Publikuar

-

Nga

Lajmi i vdekjes së tij shokoi të gjithë adhuruesit e tij në mbarë globin. Nisur nga ky fakt dramatik, mediat europiane kanë rikthyer në kujtesën e të gjithëve intervistën e fundit të Diegos, që është bërë në kohën gjatë pandemisë në Argjentinë ku ka deklaruar se nëse nuk do të kishte përdorur lëndë narkotike ai do të kishte vazhduar të luante edhe më shumë:

“Unë jam në fund dhe jam shumë i lumtur. Futbolli më dha gjithçka që kam, më shumë nga se imagjinoja. Dhe nëse nuk do të krijoja varësi nga drogërat, mund të kisha luajtur edhe më tepër.

Tani unë kam një dëshirë, dhe ajo është që kjo pandemi të kalojë sa më shpejtë dhe Argjentina ima të shkojë përpara. Unë dua që të gjithë argjentinasit të jenë mirë, ne kemi një vend të bukur”, kjo ishte intervista e tij e fundit. Ndërkohë “El Pibe de Oro” u shua në moshën 60-vjeçare ku trishtoi pafundësisht adhuruesit e tij në mbarë botën.

LEXO TE PLOTE

Sport

Renditja pas javës së katërt/ Vllaznia vijon të kryesojë, ngjitet Kukësi

Publikuar

-

Nga

Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e fundit e javes se katert mes Teutës dhe Vllaznisë.

Shkodranët e Brdariç, vazhdojnë të udhëheqin të pamposhtur në këto javët e para, duke marrë kështu një tjetër rezultat pozitiv në një transfertë të vështirë si ajo e Durrsit.

Ja rezultatet e kesaj jave:

Renditja:

LEXO TE PLOTE