LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U infektua me Covid-19/ Këngëtari shqiptar tregon si ndikoi virusi në gjendjen e tij emocionale

20 Nëntor 2020, 14:09, Lifestyle CNA
U infektua me Covid-19/ Këngëtari shqiptar tregon si ndikoi virusi

Këngëtari shumë i dashur për publkiun, Lorenc Hasrama ka treguar se si e ka përjetuar ai eksperiencën e vështië teksa ka reguar se ka qenë i infektuar me Covid-19.

I ftuar në emisionin radiofonik Live from Tirana, ai ka rrëfyer se ka qenë një eksperiencë shumë e vështurë për të,por që ka arritur ta kalojë falë mbështetjes së familjes.

Lorenci është shprehur se virusi tek ai ka ndikuar edhe në gjendjen emocionale, saqë shumë herë është përlotur.

Hasrama e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të krijuar dhe projekte të reja muzikore. Ai tregoi se ka 2 projekte muzikore gati për publikim në bashkëpunim me Irkenc Hykën, por nuk dëshiron që të nxjerrë këngë që i cilëson si ?prerje damarësh?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga