LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të mbyllen baret dhe restorantet”/ Pipero: Respektoni masat që të shmangim mbylljen

20 Nëntor 2020, 13:15, Aktualitet CNA
“Të mbyllen baret dhe restorantet”/ Pipero: Respektoni masat

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka deklaruar se baret dhe restorantet duhet të mbyllen, pasi sipas tij janë burim i përhapjes së infeksionit.

Gjatë një interviste, ai tha se pronarët duhet të zbatojnë protokollet, duke iu bërë thirrje edhe qytetarëve për reflektim për të shmangur një mbyllje të dytë.

?Të mbyllen baret dhe restotrantet. Nëse nuk respktohen protokollet të mbyllet. Nuk është koha për të dëfryer. Lokalet janë plot, të rinjtë janë transmetuesit kryesor.

Bar kafe në vend që të ketë 20 tavolina duhet të ketë 5. Është e domoasdoshme, nuk është më një këshillë.

Nuk është zgjidhja një karantinë e dytë, por kjo që po u them. Të frenojmë përhapjen e viirusit atje ku trasmetohet. Është shumë e rëndësishme maska, distanca dhe higjena. Para se të mendojmë mbylljen duhet të marrim masat për parandalim?, tha Pipero në “News24”./CNA.al.

Lajmet e fundit nga