Connect with Us

“Sot kam vetëm lot”/ E ëma e Sokol Olldashit kujton të birin me një mesazh prekës

Aktualitet

“Sot kam vetëm lot”/ E ëma e Sokol Olldashit kujton të birin me një mesazh prekës

Publikuar

-

“Sot kam vetëm lot”/ E ëma e Sokol Olldashit kujton të birin me një mesazh prekës

E ëma e Sokol Olldashit kujton të birin me një mesazh prekës, në këtë 7-vjetor të largimit të tij nga jeta në aksidentin tragjik.

Përmes një postimi, ajo shkruan se ai është në kujtimet e saj, që nga momentet e para kur ka ardhur në jetë e deri në momentet që u përcoll për në banesën e fundit.

“Sot unë kam vetëm lot, lot malli pafund, dhimbje pafund për ty biri im. 7 vite pritje pafund. Të dua pafund Koli im, kudo qofsh. Unë të kam përditë në kujtime, që nga hapat e parë, belbëzimet e para, e gjer atë mbasdite, që të përcolla”, shkruan në mesazhin e saj nëna e Sokol Olldashit, Kozeta Mamaqi.

Sokol Olldashi u nda nga jeta në një aksident tragjik, teksa udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës mbrëmjen e 20 nëntorit 2013./CNA.al.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjalë e Ervin Salianjit.

E para kur ai tha se në 2017 kishte një acar politik në zgjedhje. Ky është një mashtrim publik i bërë ndaj qytetarëve korçarë, por edhe ndaj gjithë shqiptarëve, sepse në 2017-ën zgjedhjet u bënë pas marrëveshjes Rama-Basha dhe ku demokratët ishin pjesë e qeverisë, përfshi këtu edhe institucionet kryesore të shtetit shqiptar.

Le të shkojmë me tej dhe tek më e rëndësishmja, gënjeshtra më e trupshme që u bëhet demokratëve në Korçë duke thënë se Korça ishte i vetmi qark me rritje për PD në vitin 2017.

Le të shohim shifrat, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, në qarkun e Korçës në 2017, PD dhe aleatët e saj kanë marrë 42 177 vota ose 32.51% e përkthyer në katër mandate deputetësh. Kujtojmë se në vitin 2017, PD ishte në koalicion me shumë parti të tjera si Partia Agrare, Partia Republikane, Partia e të Drejtave të Njeriut, LZHK, PDK dhe shumë forca të tjera politike të cilat u futën në koalicion me PD, por garuan me siglën e kësaj të fundit dhe nuk vendosën siglat e tyre në fushatë.

Këto janë rezultatet e vitin 2017, pra koalicioni i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës ka rreth 42 mijë vota se bashku me aleatët në një fushatë elektorale të qetë pa incidente ku të vetmet problematika u shfaqën me LSI e cila pati edhe pasoja me arrestimin e disa personave të cilët dyshoheshin për blerjen e votës.

Për të bërë më të qartë mashtrimin e Salianjit shikojmë zgjedhjet e vitin 2013 sipas të dhënave zyrtare të KQZ.

Koalicioni i socialistëve në 2013 ka rreth 88 mijë vota nga të cilat LSI ka rreth 15 mijë vota dhe PS ka 63 584 vota, gati të njëjtat vota që socialistët kanë marrë edhe në vitin 2017 me një ulje prej vetëm 800 votash në total.

LEXO EDHE:  “Drita u shua përgjithmonë…”/ Mesazhi i ndjerë i Berishës për Maksim Cikulin

LEXO EDHE:  Astrit Cerma mesazh prekës për shuarjen e Xhevdet Ferrit/ E vërteta e dhimbshme që tregon

Po të shkojmë më poshtë dhe të shohim koalicionin e PD, sipas dokumentit të publikuar, ka 56 225 vota, pra PD dhe aleatët e saj në vitn 2013 kanë të paktën 14 mijë vota më shumë se në vitin 2017.

Pra, në 2017, PD ka një rënie me të paktën 25%. Le të shohim shifrat në një formë tjetër. Edhe në krahasimin sigël me sigël, sërish Partia Demokratike del me ulje megjithëse në të dyja zgjedhjet edhe në 2013-ën edhe në 2017-ën është kandiduar me koalicion. Në 2017 ka 42 mijë vota në total ndërsa në 2013 vetëm si logo, pra partitë aleate, PD ka 47 mijë vota. Është gati 10 deri në 11 % më shumë sesa në vitin 2017. Prandaj ajo që ka thënë Ervin Salianni është mashtrimi publik i radhës.

Ndoshta matematika e Lulzim bashës 7*7 bëjnë 42 ka fillluar tashmë të japë efekt edhe tek prurjet e Republikës së Re të Lulzim Bashës ku “Babalet” dhe historirat me G.D., tani fillojnë të na tregojnë sesi qendron e vërteta electoral, por ajo është krejt ndryshe.

Në vitin 2017 PD në qarkun e Korçës ka pësuar në katastrofë elektorale me një rënie totale si koalicion dhe këto janë shifrat zyrtare të KQZ sipas dy tabelave që kemi vendosur me poshtë.

Katër gënjeshtrat e Ervin Salianjit/ Humbi qarkun, bashkinë, komunën dhe fshatin e tij

E lanë jashtë listës/ Salianji protestë kundër Rulit e Bashës në Korçë

“Isha më i vlerësuari i anëtarësisë”/ Si i gënjeu Salianji publikisht demokratët, ja shifrat e KQZ-së

Ekskluzive-Video e deputetit në bisedën perverse/Shk……, pleh.., q..

 

Fotot dhe teksti i plotë i bisedës së deputetit/ …vetëm më dërrmove

Bisedat telefonike/ “Babalja”, fundos Ervin Salianjin

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kur do të nis procesi i kolaudimit?/ Gonxhe jep sqarim në Komisionin  e Ligjeve

Publikuar

-

Nga

Kur do të nis procesi i kolaudimit?/ Gonxhe jep sqarim në Komisionin  e Ligjeve

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe ka deklaruar se procesi i kolaudimit do të nisë në muajin shkurt.

Këtë deklaratë Gonxhe e bëri në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve.

“Mendojmë që është e mjaftueshme në kuadrin e punës që është bërë në muajin Dhjetor. Koha ka qenë për të punuar më e shkurtër dhe duke qenë se qeveria ka miratua një pakte ndryshimesh në kodin rrugor dhe vijnë në parlament në ditët në vijim dhe mendojmë se ky tre mujor bashkonte në afate nevojën pas pandemisë.

LEXO EDHE:  “Drita u shua përgjithmonë…”/ Mesazhi i ndjerë i Berishës për Maksim Cikulin

LEXO EDHE:  Fenomeni-Kaçi dhe mbrojtja nga PD e rrezikut social

Besoj në muajin shkurt do kemi njoftime të reja për shërbimin dhe publikun. Do t’i kemi bërë të munduar atë gjitha. Ky ishte një borxh që i kishim atyre që nuk i kanë amortizuar automjetet e tyre për tre muaj. Duke qenë se taksat në Shqipëri janë taksa posedimi, kjo gjë mungonte në kontrollin teknik. Bëhemi gati gjatë janarit për update dhe ju keni kohë për rishikimin e ndryshimeve në kodin rrugor”, tha Gonxhe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Xhelal Mziu flet me superlativa/ Do e mund Edi Ramën në Dibër

Publikuar

-

Nga

Xhelal Mziu flet me superlativa/ Do e mund Edi Ramën në Dibër

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka caktuar drejtuesit e qarqeve për zgjedhjet e 25 prillit. Nga të gjithë emrat që ka emëruar, nuk ka asnjë prurje të re, por thjesht ricilkim të emrave të vjetër.

Xhelal Mziu është një emër i njohur, i cili ka qenë kreu i Bashkisë Kamëz dhe tani është emëruar si drejtues në një nga qarqet më problematike, Dibër.

Kamza, si një bastion i djathtë ia ka besuar votën gjithmonë Mziut, por ky i fundit ka nisur të besojë shumë tek aftësitë e tij, duke u shprehur se edhe në Dibër do të arrij ta mund PS duke marrë 4 mandate.

“E kam mundur Ramën dhe PS ne çdo betejë, kështu do ndodh edhe në Dibër. Opozita do të marrë 4 mandate në Dibër. Pas konfirmimit tim, Xhaçka ka kërkuar nga kryeministri të largohet si drejtuese politike e PS”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Fenomeni-Kaçi dhe mbrojtja nga PD e rrezikut social

LEXO EDHE:  “Jeta ime si një kosh plehrash”/ Këngëtarja e famshme flet për divorcin

Por sa e mundur është që Mziu të triumfojë në Dibër? A thua se Peshkopia, Maqellara e Dibra nuk kishin një emër të tyre të rritur në atë qytet, një djalë të ri intelektual apo një qytetar demokrat që mund ta drejtonte atë zonë. Gjthësesi vajtja e Mziut është ndryshe nga rastet e tjera, por edhe ai nuk është një risi, ngelet i vjetër dhe tërësisisht i konsumuar për opinionin publik./CNA.al

LEXO TE PLOTE