LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shorti më 7 dhjetor, Shqipëria mëson vazon për Botërorin 2022

20 Nëntor 2020, 07:56, Sport CNA

Mbyllja e Ligës së Kombeve ka qenë vetëm fillimi i punës për kualifikueset e Botërorit 2022 që fillojnë në pranverën e vitit të ardhshëm. Shumë përfaqësuese, mes të cilave edhe Shqipëria, kanë përdorur këtë turne për të testuar lojtarët të cilët do të kenë si alternativa gjatë aktivitetit shumë më prestigjioz në të cilin do të marrin pjesë në vitin 2021 e ku për Shqipërinë pritet një rrugëtim i komplikuar pasi tashmë gjendet në vazon e katërt në short.

Suksesi në Ligën e Kombeve nuk ka mjaftuar që të kthejë Shqipërinë në vazon e tretë në short, pasi renditjen në këto raste e bën FIFA dhe merr për bazë edhe rezultatet e viteve të kaluara, ku në periudhën e Panuçit kuqezinjtë lanë shumë për të dëshiruar. Kështu, me vendin e 67 në renditjen botërore, Shqipëria e sheh veten në vazon e katërt, që do të thotë se për të synuar një kualifikim historik, do të ketë tre kundërshtarë më të fortë në letër në grupin e saj.

Njëkohësisht, për Shqipërinë e rëndësishme është që në vazon e pestë të evitojë vetëm një skuadër, Kosovë, dhe jo vetëm për faktin se është ekipi më I fortë aty. Në shortin e 7 dhjetorit ndërkohë, mund të ketë edhe një ritakim me Xhani De Baizin, pasi Azerbajxhani i tij gjendet gjithashtu në një vazo me Kosovën e është potencialisht një rival i mundshëm i Shqipërisë.

Skuadrat në zonën e Europës do të ndahen në 10 grupe dhe vetëm fitueset shkojnë direkt në Botëror. Vendeve të dyta u bashkohen dy skuadra nga Liga e Kombeve të cilat shkojnë në play-off. /vipsport.al/

Lajmet e fundit nga