Aktualitet
“Rimëkëmbja ekonomike do jetë e ngadaltë”/ Najada Selmani: Shqipëria do pësojë rënie 6.4%

Bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim Najada Selmani duke iu referuar parashikimeve nga Instituti i Vjenës për Studimet ekonomike, u shpreh se rimëkëmbja ekonomike e vendit do të jetë e ngadaltë.
Përmes një postimi, ajo shkruan se ekonomia e Shqipërisë do të pësojë një rënie prej 6.4%, duke shtuar se sipas ekspertëve të Vjenës, ekonomia e vendit do të rritet me 4.6 për qind vitin që vjen.
“Sipas parashikimeve të reja të lëshuara së fundmi nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare rimëkëmbja e ekonomive të Evropës Lindore ku bën pjesë edhe Shqipëria do të jetë e ngadaltë dhe do të varet nga suksesi në menaxhimin e pandemisë pa aplikuar masat bllokuese, si dhe nga vazhdimi i mbështetjes me masa nga qeveritë.
Në parashikimet e reja Instituti i Vjenës raporton se, ekonomia e Shqipërisë do të shënojë rënie me 6.4 për qind nga -5 për qind që ishin parashikimet e majit 2020, ndërkohe që ka rritur pritshmëritë për ecurinë e ekonomisë në vitin 2021 me 0.8 pikë përqindje. Sipas ekspertëve të Vjenës, ekonomia e vendit do të rritet me 4.6 për qind vitin që vjen”, shkruan bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim Najada Selmani./CNA.al.
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...