Connect with Us

Qindra të shtruar në spitale/ Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve

Shëndeti

Qindra të shtruar në spitale/ Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve

Publikuar

-

3 viktima dhe rreth 200 të shtruar në spitale/ Ministria thirrje të fortë qytetarëve

Pandemia e Covid-19 duket se po merr gjithnjë e më tepër përmasa më të mëdha, pasi ditët e fundit është vënë re një rritje e numrit të të infektuarve dhe viktimave.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë i drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat.

Autoritetet kërkojnë që ata të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë, të kufizojnë kontaktet dhe mos qëndrojnë në asnjë lloj grupimi me më shumë se 10 persona, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Gjithashtu për të gjithë ata që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, Ministria e Shëndetësisë apelon se duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

LEXO EDHE:  U vaksinua për Covid-19/ Pipero: S'kam shqetësime, jam 100% i sigurt që…

“Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

‘Moderna’ funksionon ndaj varianteve të reja, vaksina amerikane ka efektshmëri edhe mbi mutacionet e COVID-19

Publikuar

-

Nga

Vaksina e kompanisë amerikane ‘Moderna’ duket se funksionon kundër varianteve të reja të coronavirusit, të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën e Jugut. Sipas shkencëtarëve, testet e hershme laboratorike sugjerojnë se antitrupat që nxit vaksina mund t’i njohin dhe luftojnë variantet e reja. Megjithatë, shkencëtarët thonë se për ta konfirmuar këtë, duhet të bëhen më shumë studime. Ekspertët besojnë se varianti i Mbretërisë së Bashkuar, i cili është shfaqur në shtator, mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm. Vaksinat aktuale janë krijuar rreth varianteve të mëparshme, por shkencëtarët besojnë se ato duhet të funksionojnë edhe kundër varianteve të reja.

Vaksina e kompanisë amerikane ‘Moderna’ duket se funksionon kundër varianteve të reja të coronavirusit, të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën e Jugut.

Sipas shkencëtarëve, testet e hershme laboratorike sugjerojnë se antitrupat që nxit vaksina mund t’i njohin dhe luftojnë variantet e reja.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se për ta konfirmuar këtë, duhet të bëhen më shumë studime. Ekspertët besojnë se varianti i Mbretërisë së Bashkuar, i cili është shfaqur në shtator, mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.

LEXO EDHE:  A do të rikthehen në normalitet shkollat ​​dhe universitetet?/ Ja çfarë thonë ekspertët

LEXO EDHE:  Po largohen të frikësuar nga Izmiri/ Qeveria thirrje banorëve: Lironi rrugën për ekipet e ndërhyrjes

Vaksinat aktuale janë krijuar rreth varianteve të mëparshme, por shkencëtarët besojnë se ato duhet të funksionojnë edhe kundër varianteve të reja./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Janë të paaftë apo po e sabotojnë me qëllim”/ Erion Dasho del me reagimin e fortë

Publikuar

-

Nga

“Janë të paaftë apo po e sabotojnë me qëllim”/ Erion Dasho del me reagimin e fortë

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku sulmon Komitetin Teknik të Ekspertëve.

Sipas Dashos nga 100 mijë testet e shpejta që erdhën në dhjetor, janë përdorur vetëm 55 mijë prej tyrë, ndonëse nevoja ka qenë për të paktën 200 mijë.

“Në dhjetor erdhën 100 mijë teste të shpejta. Sot në fund të janarit, raportohet se janë përdorur 55 mijë prej tyre. Ndërkohë nevoja gjatë kësaj periudhe ka qenë për të paktën 200 mijë teste (pozitiviteti i personave të testuar ka qenë rregullisht mbi 20%).

Specialistët e ministrisë dhe ekspertët e komitetit duhet të sqarojnë “Janë të paaftë apo po e sabotojnë me qëllim përgjigjen shqiptare ndaj COVID-it??!!”

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritja e numrit të të infektuarve/ Alimehmeti: Pasojat e fundvitit dhe ditëve të ftohta

Publikuar

-

Nga

Rritja e numrit të të infektuarve/ Alimehmeti: Pasojat e fundvitit dhe ditëve të ftohta

Janari është shoqëruar me rritje të rasteve të reja me Covid.

Për epidemiologët kjo situatë ka ardhur si pasojë e ftohjes së motit dhe shkeljes së masave mbrojtëse, veçanërisht gjatë periudhës së ndërrimit të viteve.

Por pavarësisht, rritjes së infektimeve, epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon se këtë periudhë janë ulur shtrimet në spital dhe humbjet e jetës.

Sipas tij, kjo ka lidhje me infektimet e moshave të reja dhe mungesën e shenjave klinike te kjo kategori.

“Pra nëse shkon infeksioni drejt moshave të reja normale dhe për spitalin do të ketë më pak nevojë. Fakti është që edhe pse shifrat janë konsistente, shifrat në spital janë të buta”, shtoi mjeku.

LEXO EDHE:  A do të rikthehen në normalitet shkollat ​​dhe universitetet?/ Ja çfarë thonë ekspertët

LEXO EDHE:  2020-ta e ngjeshur me ngjarje të bujshme/ Lista e personave më të kërkuar në Google

Alimehmeti kritikoi gjithashtu vendimin e Komitetit Teknik për të mbajtur mbyllur shkollat e larta në të gjithë vendin.

Sipas epidemiologut, të rinjtë nuk shkojnë në auditore, por mund ta përhapin virusin kur mblidhen së bashku në bare dhe lokale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE