Connect with Us

Qeveria parashikon të jap 500 milionë lekë për inceneratorët/ Depozitohet kërkesa në Kuvend

Aktualitet

Qeveria parashikon të jap 500 milionë lekë për inceneratorët/ Depozitohet kërkesa në Kuvend

Publikuar

-

Në një kohë kur vendi po përballet me një situatë të vështirë nga koronavirusi, qeveria po investon për inceneratorët.

Një kërkesë e tillë është bërë ditën e sotme nga deputetja e PS Klotilda Bushka, e cila përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi kërkon që t’i shtohen financat Ministrisë së Infrastrukturës me 500 milionë lekë për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Në lidhje me këtë, ka reaguar gazetari Klodian Tomorri, i cili përmes një postimi shkruan se kjo ishte shakaja pa kripë e deputetes.

Sipas tij, Bushka është diplomuar për juridik dhe nuk ia ka fare haberin financave publike, ku shton se FMN do të jetë habitur nga një vendim i tillë.

Shakaja pa kripe e Klotilda Bushkes. Ky amendament eshte shakaja me tragjike ne historine e financave publike te Shqiperise. Pacavure e tille nuk ka ndodhur kurre ne Shqiperi. Nuk ka ndodhur kurre as ne Republikat Afrikane. Klotilda Bushka, anetare e komisionit te ligjeve rrit planin e te ardhurave te tvsh-se ne buxhet per t’i dhene 5 milione euro shtese incineratorit te Tiranes.

Pra zonja Bushka, e diplomuar ne juridik, pa qene fare anetare e Komisionit te Ekonomise, ben projeksionet e buxhetit. Ministria e financave thote ne parashikojme se do mbledhim 100 leke tvsh vitin e ardhshem. Klotilda Bushka me profesion avokate thote: ju te Ministrise se Financave nuk dini nga keto pune. Une parashikoj se do te mblidhen 102 leke.

Pra nje deputete qe nuk ja ka haberin fare financave publike, projeksioneve te te ardhurave, treguesve ekonomik etj etj, ben amendamet per planin e te ardhurave. Pse? Sepse duhet t’i jepen 5 milione euro shtese incineratorit.  Ndoshta per shume njerez mund te duket e parendesishme. Por ky amendament eshte shakaja me pa kripe ne historine e financave te shtetit. Andej nga FMN-ja besoj se do jene duke vene duart ne koke”, shkruan Tomorri./CNA.al.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Prezenca e Ndraghetës në Europë/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Nuk jemi të vetmit

Publikuar

-

Nga

Prezenca e Ndraghetës në Europë/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Nuk jemi të vetmit

Publikimi në mediat italiane të përgjimeve të Antimafias për disa pjesëtarë të grupit mafioz “Ndragheta”, ku përmenden edhe emra biznesmenësh apo politikanësh shqiptarë, ka ngjallur debate dhe akuza në politikën shqiptare.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar hartën e prezencës së Ndrangheta në Evropë dhe shkruan se Shqipëria nuk është vetëm.

“Nje miku im, me pyeti sot. A do te behet ndonjehere Shqiperia?

LEXO EDHE:  Blushi ironizon Ruçin/Ore Gramoz, si ka mundësi që sa herë ka hall Rama …!

LEXO EDHE:  Luli, mos fol ti

Po behet,- i thashe.

Po si po behet,- ma ktheu ai.

A nuk e sheh,-i thashe- se te gjitha organizatat mafioze serioze, thone se Shqiperia eshte nje treg i virgjer per investime???!!!

Me poshte, hartat e prezences se Ndrangheta, ne Europe dhe ne bote, qe tregojne se nuk jemi vetem…”, shkruan Artan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arrestimi i infermieres/ Urdhri i Infermierëve: Iu është shumëfishuar pasuria kohëve të fundit, të hetohen

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i infermieres/ Urdhri i Infermierëve: Iu është shumëfishuar pasuria kohëve të fundit, të hetohen

Shoqata e Infermiereve të Shqipërisë ka ripërsëritur kërkesën për të nisur një hetim ndaj infermierëve të spitaleve COVID, duke bërë një akuzë të fortë se gjatë kësaj periudhe pasuria e tyre është shtuar dhe kjo jo vetëm prej bonusit të dhënë nga qeveria.

Në reagimin e tyre zyrtar, kërkohet që çdo mënyrë e punësimit të personelit të viteve të fundit të verifikohet, pasi sipas tyre disa nuk kanë aftësinë profesionale të nevojshme, të tjerë nuk kanë licenës.

“Na cudit fakti që është e disata herë që i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të nis hetim të spitaleve covid dhe të personelit që punon në këto spitale pasi pothuajse të gjithëve në menyre të pajustifikuar ju janë rritur të ardhurat e tyre jo vetem prej bonusit të dhënë nga qeveria, por në forma të tjera të padeklaruara dhe burimi i këtyre të ardhurave nuk justifikohet. (…) Kemi kerkuar hetim të menyres së punësimit të personelit në vitet e fundit si dhe verifikim të dosjeve të tyre se sa të vlefshme janë që ato mund ta ushtrojne profesionin apo janë në shkelje”, thuhet mes të tjerave në deklaratë.

LEXO EDHE:  Skandali me tenderat emergjente të Covid/ Tomorri: Vini nën hetim SPAK-un !

LEXO EDHE:  Nga zgjedhja e Kryeprokurorit tek shkarkimi i Metës/ Kuvendi rikthehet me çështje të nxehta

Ky reagim vjen pas arrestimit të infermierës Ronida Hysa te Infektivi pasi i kishte vjedhur paratë një pacienti që kishte ndërruar jetë me COVID./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KPK e shkarkoi/ KPA jep vendimin për Enkeledi Hajron

Publikuar

-

Nga

KPK e shkarkoi/ KPA jep vendimin për Enkeledi Hajron

Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka dhënë vendimin për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro, e cila u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

KPA i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e KPK.

Hajro u shkarkua në qershor të vitit 2019, pasi trupa gjykuese konstatoi paqartësi në deklarimin e një huaje dhe mungesë të burimeve financiare në disa vite.

Njoftimi i plotë:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.45/2019, datë 23.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Enkeledi Hajro, kundër vendimit nr. 154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

LEXO EDHE:  Skandali me tenderat emergjente të Covid/ Tomorri: Vini nën hetim SPAK-un !

LEXO EDHE:  FOTOT/ Ishulli privat ku vetëkarantinohen njerëzit më të pasur në botë

Lënien në fuqi të vendimit nr. 154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Enkeledi Hajro.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.01.2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE