LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Prokurorë hetoni, provat janë aty”/ Basha: Rama po bën politikë me vdekjen

20 Nëntor 2020, 15:45, Politikë CNA
“Prokurorë hetoni, provat janë aty”/ Basha: Rama po

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish mbi akuzat që ka hedhur ndaj qeverisë sa i takon viktimave nga Covid-19.

Në një dalje për emdia, Basha tha se kryeminsitri Edi Rama po del shpesh në konferenca për të manipuluar shifrat reale, duke u bërë thirrje prokurorëve që të nisin hetimet.

Për kreun demokrat, Rama është përgjegjës për situatën ku ndodhet vendi.

?Gjatë ditës së djeshme kam bërë thirrje që prokuroria të sekuestrojë urgjent provat nga morgu i Tiranës. Lajmi është shokues. Denoncimi është i ardhur nga personeli me integritet shëndetësor, jo nga PD. Të dhënat janë aty. Çfarë pret prokuroria? Pret që t?i manipulojë Edi Rama? Po merr të dhëna që të manipulojë të dhënat. Ky është një lajm shokues. Fshehja e numrit të viktimave është lajm tronditës. Ky është krim i shumëfishtë.

Krimi i parë është se ka ulur në sy të publikut rrezikun. Së dyti, duke fshehur numrin e viktimave, ke fshehur marrjen e përgjegjësisë. Ky moment nga denoncimi deri te konferenca që do bëjë kryeministri nesër, do të jetë vetëm manipulimi i provave. Prokuroria të shkojë të marrë provat. Lajmi tronditës është që është bërë politikë me vdekjen, duke fshehur numrin e vërtetë të viktimave.

Qëllimi është që kjo situatë të marrë fund menjëherë, që qeveria dhe Edi Rama të shkulen nga konferencat për shtyp, nga rrjetet sociale dhe fyerjet e rëndomta që i drejtojnë ekspertëve, opozitës, sa herë thonë të vërtetën, dhe të paktën këtë herë të bëjnë detyrën. Ne kemi kopjet tona me emër dhe mbiemër, datë për datë, Prokuroria të mos lejojë të manipulohen provat. Të vërtetën e dinë të gjithë mjekët dhe personeli mjekësor?, tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga