Connect with Us

Pandemia globale/ Ndotja e mjedisit rrit rreziqet e COVID-19

Bota

Pandemia globale/ Ndotja e mjedisit rrit rreziqet e COVID-19

Publikuar

-

Që kur pandemia e Coronës filloi të përhapej në Wuhanin kinez dhe më vonë në pjesë të Italisë së Veriut, shkencëtarët filluan të shihnin ndotjen e mjedisit në këto rajone. Wuhani me miliona banorë ka industri çeliku dhe qymyri, uzina kimike dhe kombinate të mëdha për prodhimin e letrës. Prandaj edhe ndotja e ajrit është e madhe.

Njëjtë edhe në Lombardi të Italisë së Veriut, qendrën e përhapjes së Coronës në pranverë rë 2020. Gati gjysma e të gjithë viktimave italiane të COVID-19, kanë vdekur në këtë zonë. Mjekët hamendësojnë, se numri i lartë i vdekjeve mund të ketë të bëjë me ndotjen e ajrit me përqindje të lartë lëndësh të dëmshme krijuar tek ky rajon nga industria dhe bujqësia që kultivohet në mënyrë ekstensive. Prej kohësh dihet se grimcat e vogla të pluhurit, që ndotin ambientin dobësojnë sistemin imunitar dhe prekin mushkëritë.

Toksinat e ambientit dëmtojnë indet e mushkërive

Studimet e fundit të plublikuara në revistën shkencore “Cardiovascular Research”,  e konfirmojnë këtë gjë. Sipas tyre ekziston një lidhje midis ndotjes së mjedist dhe rritjes së rreziqeve që COVID-19 të shkaktojë vdekje.

Studiuesit kanë llogaritur se mesatarisht 15 përqind e vdekjeve nga Corona në botë kanë të bëjnë me faktin që viktimat kanë thithur për një kohë të gjatë ajër të ndotur. Numri i viktimave varion shumë nga rajoni në rajon: Në Europë, sipas vlerësimeve, 19 përqind, në Azi 27 përqind, në Amerikën Veriore 17, në Brazil 12 dhe Zelandë të Re vetëm 1 përqind.

Grimcat e pluhurit shkaktojnë infeksione në mushkëri. “Është parë se tek infektimet me COVID-19 preket kryesisht shtresa e brendshme e enëve të gjakut, e ashtuquajtura shtresa endoteliale,” thotë Dr. Münzel, profesori i Universitetit dhe kardiolog nga Mainzi, një nga bashkë-autorët e studimit. Pikërisht këto shtresa endoteliale preken nga grimcat e pluhurit të ambientit. Nëse mushkëritë dëmtohen një herë nga grimcat e pluhurit, ato nuk mund të mbrohen nga SARS-CoV-2.

Luftverschmutzung in China
Ndotja e ajrit në Kinë, pamje nga Pekini, 10.10.2020

Tri rreziqet: Ajri i ndotur, sëmundje të mëparshme dhe virusi

“Vlerësimet tona tregojnë për rëndësinë e madhe që ka ndotja e ajrit mbi faktorët e shëndetit, të cilat keqësohen reciprokisht dhe mund të shkaktojnë infektime vdekjeprurëse,” shpjegon Andrea Pozzer, drejtuesja e grupit për kiminë atmosferike në Institutin Max-Plank të Kimisë, e cila po ashtu ka marrë pjesë në studim.

Ndojtja e mjedisit dhe virusi i Coronës janë kombinime të rrezikshme për enët e gjakut dhe zemrën, thotë profesor Münzel. Prandaj njerëzit me sëmundje zemre preken shumë nga kjo gjë. Nëse dikush i sëmurë me sëmundje zemre ose të enëve të gjakut, merr një infektim me COVID-19, atëherë shtohen rreziqet për sëmundje të rënda si infarkt zemre apo hemoragji. “Sa më e vogël të jetë grimca e pluhurit, aq më e madhe është mundësia që ajo të përfundojë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe prej andej në sistemin e enëve të gjakut,” shpjegon Münzel.

Grimcat e pluhurit kanë shumë burime

LEXO EDHE:  Njerëzimi "nën pushtetin" e Covid/ Mbi 59 milionë të infektuar në të gjithë botën

Grimcat e pluhurit janë bërthamëza karboni në sipërfaqe të të cilave janë bashkangjitur lëndë të dëmshme, si përshembull alumin, plumb, nitrat apo sulfat. Ato qëndrojnë pezull në ajër, pasi kanë ardhur për shembull nga oxhaqet e industrisë. Ato quhen herë blozë, herë grimca rëre. Ato vijnë nga gomat e makinave ose pajisjet e frenimit, nga grimcat plastike, poleni apo nga pluhuri i kantiereve të ndërtimit.

Bujqësia jep kontributin e vet në ndotjen e ambientit nëpërmjet emisioneve të amonjakut, mbetjeve të plehërave kimike apo nga eliminimi i mbeturinave. Oksidi i azotit që del nga motorët që punojnë me naftë, e forcojnë ndikimin e pluhurit.

Studiuesit bëjnë dallime midis dimensioneve të ndryshme të pluhurit. Ka grimca pluhuri që janë 100 mikrometër dhe ka të tjera që janë vetëm pak nanometra. Shumë të rrezikshme janë të ashtuquajturat pjesëzat shumë të imta me diameter më të vogël se 0,1 mikrometra përkatësisht 100 nanometra. Kjo i përgjigjet madhësisë së virusit. Për këto pjesëza të vogla shumë të rrezikshme, BE nuk ka vendosur asnjë lloj kufiri maksimal të lejueshëm. Por, as BE as vende të tjera nuk i respektojnë kufijtë maksimalë të vlerave të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO).

Niederlande Den Haag | Coronavirus | CT-Aufnahme der Lunge
Pamja e mushkërisë e një pacienti të infektuar me Corona – Grimcat e pluhurit shkaktojnë infeksione në mushkëri, sipas ekspertëve

Rrezik i nënvleftësuar

OBSH kërkon për pjesëzat e vogla me diametër 2,5 mikrometra që të ndodhen në kufirin maskimal prej 10 mikrogramësh për metër kub. Vlera kufitare vendosur nga BE ndodhet më lartë tek 25. “90 përqind e popullsisë së botës jetojnë praktikisht me vlera shumë më të larta pluhuri se vlerat e vendosura nga OBSH,” thotë Münzel, “ne na duhen vlera kufitare për grimcat e vogla të pluhurit, në mënyrë që të mbrohemi nga pasojat për shëndetin.”

Rreziku që vjen nga ndotja me grimcat e vogla të pluhurit, nënvleftësohet në publik. Deri tani nga Corona kanë vdekur më shumë se një milionë vetë, paralajmëron kardiologu nga Mainzi. Për shkak të ndotjes së ambientit me grimca të vogla pluhuri, vdesin në botë 9 milionë vetë çdo vit. Ajo që kërkohet është ndryshimi i mënyrës së të menduarit, sidomos nga politika, thotë profesori i mjekësisë. Me vaksinën që po zhvillohet, mund të luftohet virusi i Coronës. Por vaksinë kundër kualitetit të keq të ajrit nuk ka./DW

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen mbi 400 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Varianti i ri i Covid i afrohet Shqipërisë/ Një i infektuar në vendin fqinj

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 2518 testime.

Nga këto testime, bëhet me dije se 444 persona janë diagnostifkuar me koronavirus.

Konkretisht në Shkup janë regjistruar 209 raste, në Kumanovë 26, në Tetovë 13, në Prilep 5, në Gostivar 12, në Shtip 8, në Manastir 8, në Veles 26, në Ohër 26, në Strumicë 8, në Kavadarc 32, në Strugë 11, në Kërçovë 10, në Sveti Nikollë 1, në Gjevgjeli 3, në Resnjë 1, në Kriva Pallankë 3, në Radovish 5, në Dellçevë 16, në Probishtip 3, në Vinic 3, në Demir Hisar 1, në Makedonski Brod 2, në Bogdanc 2, në Kratovë 3, në Demir Kapi 6 dhe në Pehçevë 1.

LEXO EDHE:  Shifra rekord të infektuarish në Kosovë/ Konfirmohen 129 raste të reja

LEXO EDHE:  Shifra rekord të infektuarish në vend/ Regjistrohen dhe 3 viktima

Gjithashtu në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 894 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërsa 21 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Merret vendimi/ Gjykimi në Senat ndaj ish-Presidentit Trump më 9 shkurt

Publikuar

-

Nga

Merret vendimi/ Gjykimi në Senat ndaj ish-Presidentit Trump më 9 shkurt

Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve depozituan në Senat akuzën ndaj ish-Presidentin Donald Trump për nxitje të sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit, gjatë fjalimit para mbështetësve të tij më 6 janar.

Nëntë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët do të shërbejnë si prokurorë në procesin gjyqësor që do të zhvillohet në Senat, dorëzuan akuzën e shkruar duke përshkruar fillimisht të njëjtën rrugë që ndoqi turma e mbështetësve të zotit Trump ndërsa përleshej me policinë.

Me sjelljen e tij ndërsa ishte President i Shteteve të Bashkuara, në shkelje të betimit të bërë ndaj Kushtetutës për besnikëri në zbatimin e detyrës së Presidentit, si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, Donald John Trump u përfshi në shkelje të rënda ligjore e kundërvajtje duke nxitur dhunë kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara“, tha Jamie Raskin, ligjvënësi demokrat i cili kryeson grupin e ligjvënësve që do të shërbejnë si prokurorë të çështjes së ngritur ndaj ish-Presidentit.

Senati pritet ta nisë gjykimin më 9 shkurt. Udhëheqësit e Senatit ranë dakord ta shtyjnë fillimin e procesit gjyqësor ndaj zotit Trump, duke i dhënë kësaj dhome më shumë kohë për t’u përqëndruar tek axhenda legjislative e Presidentit Joe Biden si dhe miratimi i anëtarëve të Kabinetit të tij përpara se të shndërrohet në një arenë debati politik rreth ish-presidentit. Ekipi mbrojtës i zotit Trump do të paraqesë një përgjigje me shkrim ndaj akuzës më 2 shkurt.

100 senatorët do të shërbejnë si anëtarë të jurisë gjatë një procesi që mund të rezultojnë në skualifikimin e zotit Trump nga çdo mundësi për të kandiduar sërisht për postin e presidentit. Gjatë votimit për ngritjen e zyrtarisht të akuzës ndaj zotit Trump më 13 janar, demokratëve iu bashkuan edhe dhjetë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve. Ngritja e akuzave nxiti reagimin e republikanëve që mbështesin zotin Trump.

Denoncova dhunën politike që vjen nga çdo kah i politikës. Por mos gaboni, e majta në Amerikë ka nxitur shumë më shumë dhunë politike sesa e djathta. Për muaj me radhë, qytetet tona u dogjën, stacionet e policisë u dogjën, bizneset tona u shkatërruan dhe demokratët nuk thanë asgjë! Tashmë disa kanë permendur metaforën se ishte presidenti që ndezi dhunën. Por demokratët e lanë flakën dhe zjarrin të digjej…!, tha ligjvënësi republikan i Floridës Matt Gaetz.

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid në Britani/ Johnson prezanton kufizimet e reja për 6 muajt e ardhshëm

LEXO EDHE:  Inxhinieri i respiratorëve apel të fortë qytetarëve/ Covid-19 akoma mes nesh, mos respektimi i masave mund të sjellë valën e dytë

Që Senati të marrë një vendim për fajësimin e ish-presidentit Trump, do të duhen votat e 2/3 së anëtarëve të Senatit, thënë ndryshe demokratët do të kenë nevojë për mbështetjen e 17 republikanëve të kësaj dhome, një gjë që duket e vështirë duke pasur parasysh besnikërinë e vazhdueshme ndaj zotit Trump mes bazës konservatore të votuesve të Partisë Republikane.

Zakonisht seancat gjyqësore në Senat drejtohen nga kryetari i Gjykatës së Lartë. Por nisur nga fakti se procesi do të zhvillohet ndaj një ish-Presidenti, gjykimi në Senat pritet të udhëhiqet nga anëtari më jetëgjatë i kësaj dhome të Kongresit dhe ai është demokrati Patrick Leahy.

Zoti Trump është i vetmi president ndaj të cilit janë ngritur dy herë akuza për shkarkim nga Dhoma e Përfaqësuesve. Tashmë ai do të jetë gjithashtu i pari që do të përballet me një gjykim në Senat pas largimit nga detyra më 20 janar. Sipas gjetjeve të një sondazhi të agjencisë Reuters dhe kompanisë Ipsos publikuar të premten një shumicë e vogël amerikanësh besojnë se zoti Trump duhet të fajësohet e të ndalohet të mbajë funksione publike. Përgjigjet ishin pothuajse tërësisht në linja partiake, me nëntë në 10 demokratë që ishin pro fajësimit të zotit Trump të dënuar dhe me më pak se dy në 10 republikanë që ishin në të njëjtën linjë. Zoti Trump ka thënë se ai mund të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2024. Por fati i tij mund të varet nga kreu u republikanëve në Senat Mitch McConnell, pozicioni i të cilit ka të ngjarë të ndikojë tek republikanët e tjerë. Këtë javë zoti McConnell tha se turma që sulmoi Kapitolin ishte “ushqyer me gënjeshtra” dhe se ishte “provokuar nga presidenti e njerëz të tjerë të fuqishëm”./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Posti i sekretarit të Shtetit/ Senati konfirmon Antony Blinken

Publikuar

-

Nga

Posti i sekretarit të Shtetit/ Senati konfirmon Antony Blinken

Senati i Shteteve të Bashkuara votoi të martën dhe konfirmoi zotit Antony Blinken për postin e sekretarit të ri Shtetit. Pro emërimit të tij në këtë detyrë votuan 78 senatorë ndërsa 22, votuan kundër.

Gjatë një seance dëgjimore javën e kaluar, zoti Blinken tha se është i gatshëm të përballet me sfidat e ngritura nga Kina, Irani, Rusia dhe Koreja e Veriut. Ai tha se Kina “përfaqëson sfidën më domethënëse” ndaj interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa vuri në dukje se ekziston edhe hapësira për bashkëpunim.

Ka përplasje në rritje në këtë marrëdhënie; sigurisht konkurruese dhe megjithatë disa edhe bashkëpunuese, kur është në interesin tonë të përbashkët”, shtoi ai.

Zoti Blinken gjithashtu u zotua të ngrejë sërish moralin në Departamentin e Shtetit dhe trupin diplomatik. Zoti Blinken tha se ai e percepton pozitën amerikane jashtë vendit si një vend-udhëheqës që mbështetet tek “modestia dhe vetëbesimi”.

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid në Britani/ Johnson prezanton kufizimet e reja për 6 muajt e ardhshëm

LEXO EDHE:  Studimi nga Spanja me 61 mijë kampionë/ Imuniteti i tufës nuk mund të arrihet

Zoti Blinken ka qenë zëvendës sekretar shteti gjatë administratës Obama dhe ka lidhje të ngushta me Presidentin Joe Biden. Ai ishte drejtor i stafit për Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, në periudhën kur zoti Biden kryesonte këtë panel, dhe më vonë u bë këshilltar i sigurisë kombëtare për ish-Nënpresidentin Biden.

Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë e miratoi kandidaturën e zotit Blinken me 15 vota pro dhe 3 kundër, duke e dërguar kështu për miratimin përfundimtar në Senatin e plotë./ VOA

LEXO TE PLOTE