Kosova & Rajoni
Pandemia e Covid-19/ Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli pak më parë gjendjen e krizës në gjithë territorin e vendit, për mbrojtjen e shëndetit publik nga pandemia Covid-19.
Vendimi u mor gjatë seancës së 23-të, ku u diskutua situata nga Covid-19. Shpalljen e gjendjes së krizës e rekomandoi një ditë më parë Këshilli i Sigurisë Nacionale nën udhëheqjen e presidentit Stevo Pendarovski.
Ky vendim përfshin të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim trajtimin efektiv të pasojave të krizës së shkaktuar nga Kovid-19.
Periudha e krizës është 30 ditë duke filluar nga data 20 nëntor 2020, dhe për këtë vendim qeveria e shtetit fqinj do të informojë Presidentin e Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendin./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zgjedhjet në Kosovë/ Merret vendimi për Albin Kurtin
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa la jashtë zgjedhjeve Albin Kurtin dhe 4 kandidatët e tjerë të LVV Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe...

Bilanci i 24 orëve në Kosovë/ Bien shifrat e viktimave e të infektuarve me Covid
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar pesë viktima nga koronavirusi. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor thotë se bazuar...