Connect with Us

Një ditë me heronjtë e rrjetit…

Sociale

Një ditë me heronjtë e rrjetit…

Publikuar

-

Një ditë me heronjtë e rrjetit…

Në kohë të largëta, kur fijet e komunikimit ishin vetëm ca tela të lidhur pas shtyllash betoni, që në kohë furtunash rrëzoheshin, fillrojtësit që endeshin maleve për t’i rilidhur telat e këputur ishin më të padukshmit por më të rëndësishmit e që shpeshherë quheshin heronj. Sot, ndërsa bota modernizohet e zhvillohet drejt teknologjisë, termi fillrojtës as që njihet e kuptohet si term, sidomos nga të rinjtë. Por, edhe pse s’quhen më kështu, ata, punonjësit, inxhinierët, gjithë skuadra e teknologjisë, vazhdojnë të jenë aty, në çdo kilometër të rrjetit, në krye të detyrës, me vështirësitë e sfidat e përditshme, për t’i siguruar njerëzimit rrjet të fuqishëm celular e fiks, 24 orë në 24.

Në këto kohë teknologjike ata ngrenë e mirëmbajnë antena gjigande, cep e më cep Shqipërisë, deri dhe në zonat më të thella. Punojnë sigurisht në të tjera kushte e rregulla sigurie, por mbeten po aq heronj sa fillrojtësit e dikurshëm. Ndërsa ne punojmë, studiojmë online (sidomos në këto kohë pandemie), lundrojmë me orë të tëra në internet, komunikojmë me miqtë e të afërmit tanë nëpër botë, e ndihemi si të ishim pranë tyre, falë teknologjisë, as që na shkon ndër mend se kush janë ata që na e sigurojnë gjithë këtë komunikim.

Vëmendjen për ta e ka, sigurisht, kompania për të cilën ata punojnë. Vetëm pak ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris u bashkua me skuadrën e inxhinierëve, atje në terren, në një prej stacioneve të rrjetit Vodafone, për t’u shprehur atyre mirënjohjen për gjithë punën e palodhur që ata bëjnë çdo ditë për të garantuar performancë të shkëlqyer të rrjetit celular e fiks në treg, ku Vodafone është pa diskutim i pari dhe, së fundmi me një tjetër arritje, duke u renditur i 8-i në botë për shpejtësinë e internetit në celular, bazuar në rezultatet e testimeve nga Speedtest by Ookla.

“Këtë vit kemi arritur edhe më shumë. Bashkuam rrjetin tonë celular dhe fiks në pak muaj, për të krijuar rrjetin e parë Gigabit të konvergjuar me fibër dhe 4G në Shqipëri. Përfitimet e këtij investimi për familjet dhe bizneset shqiptare janë të dukshme dhe ky është vetëm fillimi. Përpos kësaj, arritëm të menaxhojmë suksesshëm rritjen e fluksit të komunikimit gjatë pandemisë, duke dyfishuar kapacitetin e rrjetit brenda natës. Një tjetër vit, një tjetër histori suksesi për skuadrën tonë të teknologjisë. Ju lumtë! Na bëni krenarë çdo ditë”, është shprehur z. Kanaris në postimin e tij në LinkedIN dedikuar heronjve të rrjetit.

LEXO EDHE:  Dokumentari për Dropullin/ Deputetja socialiste “kërcënon” Marin Memën: Nuk do i shpëtosh përgjegjësisë

Falë këtij ekipi dhe investimeve të vazhdueshme, Vodafone Albania ka siguruar rrjetin me performancën më të mirë në vend. Sot më shumë se kurrë e kuptojmë sesa i rëndësishëm është komunikimi dhe për më tepër sa e rëndësishme është që nevojat për komunikim t’ia besojmë një kompanie serioze dhe të qëndrueshme në treg, për të cilën, klienti dhe nevojat e tij janë prioriteti kryesor.

Heronjtë e rrjetit qëndrojnë pas çdo risie që Vodafone prezanton në treg. Ata kujdesen që të jemi gjithnjë të lidhur me njëri- tjetrin, në çdo kohë dhe nga çdo cep i Shqipërisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shi dhe dëborë/ Zbuloni si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Publikuar

-

Nga

Shi dhe dëborë/ Zbuloni si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

E hëna do të nis me mot kryesisht të vranët dhe më mesditë pritet të ketë kthjellime.

Të martën parashikohet të ketë reshje shiu, po ashtu edhe të mërkurë dhe të enjte, pritet një mot i kthjellët me reshje shiu të izoluara dhe lokale.

Nga fundi i javës do të rikthehen sërish reshjet e dëborës në zonat malore.

Postimi i plotë:

Java nis nesër me ditën e Hënë ndërsa moti parashikohet kryesisht i vranët e alternime afatshkurtra në mesditë kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar dhe në kohë afatshkurtër në zonën e veriut deri të lartë. Në zonën e Alpeve, verilindje në lartësitë mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër do të ketë reshje tepër të dendura dëbore.

Gjatë orëve të para të 24-orëshit të ditës së Martë reshjet vijojnë me intensitet mesatar deri dhe të lartë në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitetin dhe bëhen të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje të territorit reshje tepër të dendura dëbore te cilat gjatë ditës në zonën e veriut dhe jugut zbresin deri në lartësitë kodrinore 400-500 metër.

LEXO EDHE:  Deromemaj: Kur biznesi dhe sporti ndërtojnë një raport të drejtë, suksesi bëhet realitet

LEXO EDHE:  Deromemaj: Kur biznesi dhe sporti ndërtojnë një raport të drejtë, suksesi bëhet realitet

Dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte parashikohen të kenë mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare e reshje shiu të izoluara dhe lokale.

Java mbyllet me ditën e Premte me rikthim të motit të vranët e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër. Duke nisur nga orët e pasdites reshjet bëhen të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të territorit. Përsëri reshje dëbore në relievet malore në lindje por me intensitet të ulët.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshje shiu dhe dëbore/ Ja si parashikohet dita e sotme

Publikuar

-

Nga

Reshje shiu dhe dëbore/ Ja si parashikohet dita e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm.

Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme gjatë gjithë këtyrë ditëve, por për tu theksuar mbetet zona veriperëndimore dhe ajo jugore ku reshjet do të jenë intensive në intervale kohore nga 6 deri në 12 orë. Kjo situatë parshikohet të sjelli prurje të larta në lumenjt kryesorë të vendit (Drini, Buna, Vjosa).

Në veri-verilindje në latësin mbi 300 metra  dhe juglindje në lartësin mbi 800 metra reshje bore kryesisht ditën e diel dhe të henë.

LEXO EDHE:  “Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje

LEXO EDHE:  Dokumentari për Dropullin/ Deputetja socialiste “kërcënon” Marin Memën: Nuk do i shpëtosh përgjegjësisë

E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut me shpejtësi  mesatare 1-8m/sek,  e cila hera-herës stuhi ere përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht me shpejtësi deri në 25-30m/sek. Deti i forcës 6-7 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Dëmtimi i minares së xhamisë së Et’hem Beut”/ Myftiu hedh poshtë pretendimet: Lajm i pavërtetë

Publikuar

-

Nga

“Dëmtimi i minares së xhamisë së Et’hem Beut”/ Myftiu hedh poshtë pretendimet: Lajm i pavërtetë

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar në media disa foto që tregonin sëmtimin e xhamisë së Et’hem Beut në qendrën e Tiranës, sipasojë e punimeve të kryera aty pranë.

Por sipas myftiut të Tiranës, xhamia është drejt përfundimit të procesit të restaurimit të saj duke përfshirë të gjitha pjesët përbërese të saj.

Ai hedh poshtë lajmin se minarja e xhamisë është dëmtuar dhe se shumë shpejt ajo do u kthehet besimtarëve për të kryer adhurimet e tyre aty.

Në respekt të të gjithë besimtarëve, të cilët janë shqetësuar për xhaminë Et’hem Beu, pas disa lajmeve të pa vërteta që po qarkullojnë ditën e sotme, sqaroj se:

Xhamia Et’hem Beu është drejt përfundimit të një restaurimi të plotë dhe të detajshëm të saj. Nga minareja, çatia, afresket dhe deri te abdes-hanet. Restaurimi është bërë me kujdes dhe përkushtim të përkryer nga restauratorët, të cilët gjej rastin t’i falenderoj. Xhamia Et’hem Beu së shpejti, me ndihmën e Allahut, do t’u kthehet besimtarëve të kryeqytetit për të 5 vaktet e namazit” / shkruan ai në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE