Connect with Us

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ KED shqyrton të hënë kandidaturat e Kuvendit dhe Presidencës

Aktualitet

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ KED shqyrton të hënë kandidaturat e Kuvendit dhe Presidencës

Publikuar

-

Gjykata Kushtetuese mban sot seancën e parë/ Çështjet që presin zgjidhje

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet ditën e hënë, datë 23.11.2020, ora 11.00 për të shqyrtuar 7 kandidatura për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga ana e Presidentit të Republikës dhe 2 kandidatura të shpallura nga Kuvendi i Shqipërisë.

Për vakancën e shpalur nga Presidenca janë në garë Eugen Papandile i cili ka aplikuar për të dyja vakancat, Zhaklina Peto, Aleksandër Toma, Altin Binaj, Ilir Haznedari dhe Orkida Totojani.

Ndërsa për vakancën e shpallur nga Kuvendi janë në garë Altin Binaj dhe Ilir Haznedari.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, thërret mbledhjen e tij të radhës ditën e hënë, datë 23.11.2020, ora 11.00, me këtë rend dite:

Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes të KED-së të datës 02.11.2020.

Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019:

Eugen Papandile.

Zhaklina Peto.

Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:

Aleksandër Toma.

Altin Binaj.

Eugen Papandile.

Ilir Haznedari.

Orkida Totojani.

Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatëtpër vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020:

Altin Binaj.

Ilir Haznedari.

Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm. Në kuadër të masave shtesë të për të parandaluar përhapjen e COVID-19, të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e datës 17.11.2020, sipas të cilave ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, nga të ftuarit është kërkuar që, për të siguruar respektimin e këtyre masave, gjatë zhvillimet të mbledhjeve të KED-së të marrë pjesë vetem nga një përfaqësues nga secili institucion”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë./CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Incident në ceremoninë e faljes së Namazit/ Një 40-vjeçar tentoi të vetëdigjej me benzinë

Publikuar

-

Nga

Një person ka tentuar të futet mes besimtarëve gjatë ceremoninë duke bërë edhe thirrje të tipit si ‘S’ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë’.

Një 40 vjeçar, me iniciale B.G,, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Takimi me ambasadoren e SHBA dhe padia e Metës/ Gjonaj thumbon Presidentin

LEXO EDHE:  Sot mblidhet Kuvendi/ Priten përplasje të forta, zbardhet rendi i ditës

Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë të cilat e kanë prangosur.

Zëvendëskryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Taulant Bica, e cilësoi në një prononcim për mediat një incident sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin.

Nga ana tjetër policia ka njoftuar se po punon për sqarimin e mëtejshëm të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Lufta Izrael-Palestinë/ “Shi” raketash dhe sulme vdekjeprurëse

Publikuar

-

Nga

Lufta Izrael-Palestinë

Përshkallëzimi mes Izraelit dhe Palestinës vijon ndërsa deri tani konflikti u ka marrë jetën 56 personave prej së hënës dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Izraeli njoftoi të mërkurën se vrau 16 anëtarë të krahut të armatosur Hamas në Gazë gjatë një bombardimi. Hamasi konfirmoi vdekjen e komandantit dhe të udhëheqësve të tjerë.

Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniyeh tha se përballja me armikun është pa afat. Në Izrael, zyrtarët thanë se janë vrarë gjashtë persona.

Luftimet midis Izraelit dhe Hamasit janë më të ashprat që nga 2014 dhe po rritet shqetësimi se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

LEXO EDHE:  Detaje dhe analiza/ Çfarë synon Lulzim Basha me Kuvendin e 28-29 prillit?

LEXO EDHE:  Detaje dhe analiza/ Çfarë synon Lulzim Basha me Kuvendin e 28-29 prillit?

Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë të ulin tensionet mes sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit me raketa dhe inkursioneve ajrore izraelite si kundërpërgjigje ndaj tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Qyno: Çdo gjë e menduar në mënyrë precize

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Qyno: Çdo gjë e menduar në mënyrë precize

Gazetari Elton Qyno ka komentuar mbrëmjen e sotme atentatin e ndodhur në Vlorë, ku duke i’u referuar vrasjes së Bledar Birçajt është shprehur se personi i tretë në makinën e viktimës ka shpëtuar nga vdekja e sigurtë prej llojit të makinës.

Ai në një intervistë për Open, shton se është e çuditshme që deri tani nuk është gjendur qoftë edhe e djegur makina me të cilën janë arratisur autorët.

 “Makina BMW, ngaqë ka koskotën e lartë, e ka ndihmuar pasagjerin të ulet dhe kështu të mos e kapë asnjë plumb. Pasi ka dalë nga makina, ai është përpjekur të nxjerrë pistoletën, por e ka pasur të pamundur përballë 2 automatikëve. Çuditërisht, ajo që e bën më mister, është që nuk kemi as makinën e djegur, ku ka qarkulluar kjo makinë. Janë kontrolluar mbi 30 servise, varreza makinash, as in formacione se ku mund të jetë hedhur apo djegur makina , me të cilën udhëtonin atentatorët”,tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE