Connect with Us

“Mjeku i familjes ka rol kryesor për Covid-19”/ Infeksionisti: Nuk ka një protokoll të qartë për medikamentet

Aktualitet

“Mjeku i familjes ka rol kryesor për Covid-19”/ Infeksionisti: Nuk ka një protokoll të qartë për medikamentet

Publikuar

-

Infeksionisti Gentian Stroni ka theksuar se mjeku i familjes ka një rol të pazëvendësueshëm në trajtimin dhe identifikimin e rasteve Covid.

Ai ka theksuar se akoma nuk ka një protokoll të qartë për përdorimin e medikamenteve dhe për këtë është e gjithë bota në kolaps jo vetëm Shqipëria.

Sipas mjekut infeksionist, jo të gjithë pacientët kanë të njëjtat simptoma.

Tashmë ka shumë raste që nuk menaxhohet lehtë, tashmë kemi një përhapje të gjerë dhe kolapsi është në të gjithë botën e jo më ne që jemi të tillë. Duke parë pjesën e parë të bërjes së tamponëve është e pamundur që të bësh të gjithëve dhe hyrja në lojë e privatit është një ndihmesë për mjekët për të ndihmuar mjekët.

Gjatë periudhës  mars-prill ne kemi pas shumë persona që vinin në spital me të njëjtat shifra dhe që në atë kohë e me i bërë dhe krahasimin e raportit të ISHP. Duke qenë se është sëmundje e re ka dhe disa shenja që dalin nga e përgjithshmja dhe është e rëndësishme që mjeku të kishte një tampon pozitiv për ta ndihmuar për trajtimin e pacientit. Nuk kemi të njëjtët pacientë shenjat janë të ndryshme te individë të veçantë.

Mjeku i familjes ka një rol të madh dhe me ndihmën e tij që ka një numër të caktuar pacientësh që si normë sipas meje do të thotë se ka 2000 pacientë por nuk mund të ndodh që të jenë të gjithë të sëmurë edhe 100 pacientë të tillë janë të sëmurë por janë një ndihmë e madhe. Pajisja e mjekëve dhe instruktimi i tyre duhej të bëhej me shpejt se tani dhe tani ato kanë kohën që të marrin orientimet e tyre. tashmë mjeku i familjes do të bëjë të mundur identifikimin e rasteve dhe më pas ato të kalojnë për specializim dhe të ndiqet në bazë të gjerë“, tha mjeku për “ABC News”.

Gjithashtu mjeku infeksionist ka komentuar dhe protokollin që përdoret për trajtimin e pacientëve me Covid, ku thekson se ndryshon në varësi të situatës.

LEXO EDHE:  “Oksigjeni dhe antibiotikët në shtëpi, të rrezikshme”/ Mjeku del me thirjen e fortë: Është jashtë logjike

Ndërkohë ai ka bërë apel qytetarëve që të mos mbajnë bombol oksigjeni në shtëpi se është shumë e rrezikshme.

Azitromicina ndihmon prishjen e portës së virusit që ai të hyjë në qelizë, çdo gjë është për tu verifikuar nga shkenca asnjë antibiotik deri më tani nuk ka pasu 100 %  ndikim. Antisimptomatikët janë një tjetër medikament që është i këshilluar që ti jepet një pacienti me shenjat e para.

Ky virus sjell dhe rritjen e hekurit në gjak dhe është pikërisht molekula e hekurit që gjendet në këtë që shkakton dhe rritjen e oksigjenit dhe në momentin që ky virus hyn në gjak krijon dhe një sformim të kësaj qelize. Ndaj është e rëndësishme dhe përdorimi i holluesit të gjakut.

Në spital ne japim një bombol oksigjeni 15 litra në spital, ndërsa në shtëpi qytetarët mund ta marrin me një intensitet të lartë, por ajo është e rrezikshme, pasi një bombol e tillë të mbahet në ambjent ku dhe gatuan, shpërthimi i saj shfaq rrezikshmëri  më të lartë se një bombol gazi“, ka thënë mjeku Stroni./CNA.al.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dezertimet nga LSI/ Pendavinji: PS është e hapur për të gjithë

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Socialiste për Integrim çdo ditë e më shumë po vjen drejt degradimit dhe anëtarët e saj po i bashkohen Partisë Socialiste. Largimi i radhës ka ndodhur në Korçë pak ditë më parë, gjatë vizitës, së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Një nga aktivistet kryesore dhe drejtuese lokale e LSI në Korçë, Jeta Gjoni, ka braktisur Kryemadhin për t’u bërë pjesë e Partisë Socialiste.

Në një intervistë për CNA.al, kandidati i tretë në listën e Korçës  Ilirjan Pendavinji i pyetur nëse LSI po shkon drejt shkrirjes u shpreh se PS është një parti e hapur për të gjithë ata që e duan Shqipërinë.

Hapja e Partisë Socialiste është një procesi vizionar, që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Jo më larg se sa para 1 javë në Partinë Socialiste të bashkisë Maliq, tek Pylli i Fazanëve në një nga perlat e bashkisë Maliq, janë shpërndarë 100 karta anëtarësie, të cilat janë dëshmi e pastër e ftesës, që ne i bëjmë jo vetëm miqve tanë nga partitë e tjera, por edhe të rinjve, grave dhe vajzave si dhe të gjithë profesionistëve të rinj dhe të vjetër që e duan Shqipërinë”, tha Pendavinji.

LEXO EDHE:  Covid “pushton” shkollat në Elbasan/ Nëntë mësues rezultojnë pozitiv

LEXO EDHE:  Covid “pushton” shkollat në Elbasan/ Nëntë mësues rezultojnë pozitiv

Sa i takon fenomentit të shit-blerjes së votës, kandidati i PS shtoi se në qarkun e Korçës një gjë e tillë nuk ekziston.

Personalisht mendoj që shitblerja e votës është një fenomen negativ i të shkuarës në qarkun Korçë. Në raste të rralla mund të ekzistojë ende, por asnjëherë një fenomen i jetësuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Ilirjan Pendavinji, në fund u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen e vendit dhe numrin 12.

Mesazhi im për qytetarët përkon me një apel për të ardhmen.

“Votoni për veten, për stabilitetin e jetës tuaj, për Shqipërinë dhe të ardhmen, votoni për PS, Nr. 12”!

ShqipëriaeArdhmjaJonë

ShqipëriaNukNdalet

SkaKohëPërPushim”, u shpreh Ilirjan Pendavinji për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Iliri poshtë, Saliu lart”/ Rama ironizon fushatën e PD dhe LSI

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër ka ironizuar numat përkatës të LSI dhe PD-së, në fletën e votimit. Rama njoftoi se ditën e sotme do të jetë i ftuar në emisionin e humorit Klanifornia.

Sipas Ramës numri 69 është numri i djallit. Më tej, kryeministri shprehet se kush voton këto numra derrin maç kanë ku ish-kryeministri Sali Berisha është lart dhe Presidenti Iliri Meta është poshtë.

“Më tha fallxhorja ca bën, si do ndash Lulin, po i thua ‘ndahu. Ndalu’, po ia ke parë numrat dhe më dha letrën, më tha 6, jo më tha është 9, po ky, edhe prandaj tha unë të kuptoj, s’ke faj. Dhe prandaj ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune, njerëzimi ka rënë dakord, që ky është numri i djallit, 69. Vajte te 6, 9 ke, vajte te 9, 6 ke.

More 69 të mori djalli. Jam i bindur dhe jam i sigurt që ju qe jeni aty, keni ardhur nga Kuçi dhe ju dua shumë, e si pse, se i bini shkurt, i këpusni 12 dhe mirupafshim. Më tha dëgjo, e bukur kjo si lojë, por ua bëra se nuk është lojë fjalës, po ç’lidhje ka shorti.

Dhe më tha, nuk është as 6 dhe as 9, po Derri maç, Ilir poshtë, Saliu lart, Saliu poshtë, Ilir lart. Presidenti thotë, tjetri thotë doktori. Kush voton 6 dhe 9, derrin maç ka. Ato që na ndjekin, u bëj thirrje që në këto kushte të jenë prezent në këto takime, duke filluar nga demokratët e Shkodrës, u them që Derrin maç do keni”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shifrat/ Arrin në 3 milionë numri i viktimave në botë nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Shifrat/Arrin në 3 milionë numri i viktimave në botë nga koronavirusi

Numri global i të vdekurve nga koronavirusi ka kapërcyer shifrën marramendëse prej 3 milionë njerëzish.

Të dhënat e regjistruara nga Universiteti Johns Hopkins, vijnë mes pengesave të përsëritura në fushatën e vaksinimit në mbarë botën dhe një krize të thelluar në vende të tilla si Brazili, India dhe Franca.

Numri i të vdekurve është afërisht i barabartë me popullsinë e Kievit të Ukrainës; Karakasin e Venezuelës ose qytetin metropolitan të Lisbonës në Portugali.

LEXO EDHE:  “Shifrat na çuan në këto shtrëgim masash”/ Brataj tregon gjendjen: Janë rritur ndjeshëm vizitat në shtëpi

LEXO EDHE:  Shqipëria ndër 15 vendet më të prekura në botë nga Covid/ Rama konteston specialistët: Kemi numrin më të ulët

Shifra e vdekshmërisë në mbarë botën nga koronavirusi është më e lartë se popullsia e Çikagos (2.7 milionë) dhe e barabartë me popullsinë e Filadelfias dhe Dallasit të marra së bashku./voa

LEXO TE PLOTE