Connect with Us

Mbyllja e Kapshticës/ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron vendimin

Sociale

Mbyllja e Kapshticës/ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron vendimin

Publikuar

-

Mbyllja e Kapshticës/ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron vendimin

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar sot për mbylljen e pikës Doganore të Kapshticës. Në njoftim sqarohet se ky vendim nga shteti grek ka ardhur pas numrit të lartë të rasteve me COVID-19.

Doganat deklarojnë se PKK Kristalopigi do të jetë e mbyllur deri më 4 dhjetor, ora 23:59 dhe se do të jenë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin.

“Numri i lartë i rasteve me covid 19, në shtetin fqinj Greqi ka çuar ne mbylljen nga ana e palës greke te Doganës së Kristalopigi.
Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve te Policise Greke ne PKK Kristalopigi, që prej datës 20.11.2020 ora 06:00 deri në datën 04.12.2020 ora 23:59, Pika e Kalimit Kristalopigi do të jetë totalisht e mbyllur për këmbësorët, automjete, autobusët dhe kamionët, si ne hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë. Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin”, bëjnë me dije Doganat./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Certifikata e vaksinimit me detyrim ose test çdo javë/ MSH publikon urdhërin për mësuesit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Të hënën të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar do të ulen në bankat e shkollës.

Edhe këtë vit mësimi do të zhvillohet me turne, për shkak të masave anti-Covid, ndërkohë që mësuesuit do të jenë të detyruar të paraqesin certifikatën e vaksinimit në mënyrë që të bëhen pjesë e mësimdhënies.

Ndërkohë studentët në rast se nuk bëjnë vaksinimin mund të vijojë me mësimin alternativ./CNA.al



LEXO EDHE:  Kosovë/ 17 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

LEXO EDHE:  Mashtrimi me TVSH/ Gjykata jep vendimin për 24 të arrestuarit

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Fatmir Mediu pritet të hetohet nga SPAK/ Vjen reagimi i parë prej tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelit urdhëroi sot, rihapjen e hetimeve për dosjen “Gërdeci”, ku është i përfshirë ish-ministrit i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, avokat Ardian Visha e konsideron këtë vendim si një akt jo kushtetues.

Sipas të njëjtit, ky vendim cënon hapur parimin e sigurisë juridike, parimin e gjësë së gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe për më tepër synon procedimin për një akuzë, afati parashkrues i së cilës ka kaluar me kohë.

“Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Fatmir Mediu shpreh sa më poshtë: Vendimi i deklaruar në media nga  Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, përben një akt jo Kushtetues dhe pluri-shkelës të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe një sërë ligjesh të tjera të vendit.



 Ai (vendimi) përben një pavlefshmëri absolute e në çdo rast baza motivuese e tij nuk mund të jetë kurrë ligji. Është hera e parë në jurisprudencë kur një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë!

Veç të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme, sepse e njëjta çështje (kërkesë) është shqyrtuar dhe hedhur poshtë nga gjykata e shkallës së parë dhe Gjykata e Apelit, Tiranë në vitin 2019.

 Ky vendim hapur cenon parimin e sigurisë juridike, parimin e gjësë së gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe për më tepër synon procedimin për një akuzë afati parashkrues i së cilës ka kaluar më kohë.

Pasi të njihemi me ‘arsyetimin’ e këtij akti të paligjshëm, do të reagojmë me transparencë e me të gjitha mjetet ligjore të përshtatshme“, thuhet në deklaratën e avokatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Temperatura deri në 28 gradë/ E premtja e freskët dhe me vranësira

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Paraditja do të jetë me kthjellime në bregdet dhe zonën e ulët, ndërsa kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash priten në zonat malore.

Gjatë  pasdites vranësirat e lehta do të përfshin pjesën më të madhe të territorit, por, bregdeti do të  mbetet me mot të kthjellët edhe në orët e pasdites.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 28°C.

LEXO EDHE:  6 mijë të shëruar nga COVID-19 në javë/ Alimehmeti tregon se çfarë po ndodh me rënien e shifrave

LEXO EDHE:  Nga e enjtja maskat me detyrim, rritet kërkesa nga qytetarët për blerje

Era do të fryejë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE