Connect with Us

Marash Kumbulla bën gjestin e veçantë dhe i emocionon të gjithë

Seria A

Marash Kumbulla bën gjestin e veçantë dhe i emocionon të gjithë

Publikuar

-

Marash Kumbulla djaloshi 20-vjeçar që po çmend Italinë me fanelën e Romës me cilësitë e tij në fushën e blertë, tani na ka treguar që ka dhe një zemër të madhe.

Mbrojtësi shqiptar ka ndihmuar Ajnin, një djalë tjetër me origjinë shqiptare i ardhur në kohët e fundit në Milano.

Mbrojtësi i Romës ka mësuar problemet e Ajnit në integrimin e tij në shkollë, ku përlotej shpesh për arsye të gjuhës që nuk e dinte, dhe për këtë arsye, shtatlarti shqiptar e ka gjetur Ajnin dhe i ka dërguar një videomesazh për ta inkurajuar dhe mbështetur vogëlushin në këtë aventurë të re që ka në Milano dhe në Itali.

Nuk ka mbetur pa u përmendur as në mediat italiane ky gjest vlerësues nga Kumbulla ku media ʺCalciomercato.comʺ, kanë deklaruar Kumbullën si me një zemër të artë.

Edhe pse ka përjetuar një aventurë fantastike me klubin e kryeqytetit, Kumbulla vazhdon ende të jetë i infektuar me koronavirus duke qenë asimptomatik që prej 9 ditësh në vetë-izolim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, Allegri ulet në stolin e ekipit të njohur

Publikuar

-

Nga

Massimiliano Allegri pritet të ulet në stolin e Romës teksa raportohet se tashmë është arritur marrveshje me një kontratë rreth 5 milionë euro në sezon.

Allegri njihet si një trajner që luan lojë sulmuese dhe sipas asaj që raporton Calciomercato, ai ishte kontaktuar nga Chelsea dhe Napoli.

Trajneri italian i ka kthyer mbrapa që të dyja klubet, duke u thënë se ai tashmë ka një marrëveshje me Romën dhe se brenda disa ditësh do të jetë trajner i Romës.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Interi tentoi Dzekon, ja reagimi i Romes

Publikuar

-

Nga

Sa herë që dalin lajmet se Edin Xheko mendon “divorcin” me Romën është Antonio Konte trajneri i parë në listë për të pasur nën urdhrat e tij boshnjakun.

Ndaj, pas krisjes së 34- vjeçarit me teknikun Fonseka, Interi provoi menjëherë të gjente një akord me kryeqytetasit, duke ofruar në shkëmbim Kristian Eriksenin.

Por, fakti që mesfushori danez fiton gati 8 milionë euro neto në sezon, shtyu Romën të refuzonte.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Hap i rëndësishëm në karrierë, Selmani transferohet te klubi i Superligës turke

Publikuar

-

Nga

Portieri i Shqipërisë Gentian Selmani pritet të ndryshojë skuadër, por jo shtet. Gardiani i Menemensporit raportohet se ka arritur akordin me klubin e Superligës të Turqisë, Malatiaspor.

Lajmi raportohet në mediat vendase ku thuhet se për shkak të dëmtimit të portierit Ertaç Ozbir dhe mosbesimit ndaj gardianit rezervë Abdulsamed, Malatiaspori po negocion me ish-portierin e Laçit, i cili ka kënaqur drejtuesit me paraqitjet e tij.

Duke parë situatën në të cilën ndodhet, Malatiaspori nuk dëshiron të rrezikojë sezonin dhe është gati të bëjë një “sforco” financiare për Selmanin. Po sipas mediave turke, zyrtarizimi i Selmanit si lojtari më i ri i Malatiasporit do të realizohet në një kohë të shkurtër.

Pas 4 viteve te Laçi, Gentian Selmani u transferua në verën e 2019-ës tëe Menemenspori. Ai ka zhvilluar deri tani 49 ndeshje me fanelën verdheblu. Gjatë verës, u shtua interesi nga klubet e Superligës së Turqisë dhe jashtë vendit.

LEXO TE PLOTE