Connect with Us

Luli foli, kur do flasë Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi

Politikë

Luli foli, kur do flasë Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi

Publikuar

-

Luli foli, kur do flasë Vjollca Hoxha dhe Ben Blush

Dje televizioni kombëtar Top Channel, edicionin e tij të lajmeve e hapi me një shënim ku  i kërkonte kreut të PD, Lulzim Basha të fliste për akuzat e ngritura nga ky televizon për më shumë se një javë me disa personazhe nga Kosova në lidhje me një kasetë të cilët pretendohet se Basha nuk e kishte çuar atje ku duhej por e kishte marrë dhe e kishte çuar diku ku askush nuk e thonte.

Afera korruptive e inceneratorëve/ Dyfytyrësia e gazetarit të Ben Blushit Por, këto akuza dhe personazhet e përdorur duket se u zbërthyen lehtësisht nga dy gazetarët Halbjon Hasani dhe Telnis Skuqi të cilët publikuan fakte se filmimet e pretenduara nga Milaim Bellanica ishin transmetuar nga BBC dhe më pas ishin fshirë për shkak të pamjeve të rënda. Pra gjithçka ishte transmetuar dhe ekziston.

Gjithashtu u sigurua një video nga një televizion kombëtar norvegjez i cili vazhdon ende t’i ketë të publikuara këto pamje ku duket qartazi edhe një detaj tjetër, se personi që shoqëron ekipin e BBC në atë kohë është Dashamir Peza, ish deputeti socialist i cili doli publikisht dhe tha se këta ishin ata që kishin marrë kasetën dhe e kishin transmetuar.

Pra çdo akuzë e ngritur nga Top Channel duket se ra poshtë dhe duket qartazi pse u ngrit kjo “furtunë”. Një “furtunë” e ngritur kur Partia Demokratike, për herë të parë në këto shtatë vite po denonconte një nga aferat më korruptive të qeverisë Rama, atë të inceneratorëve. Pikërisht në këtë moment, pas shumë shkrimesh, shënimesh dhe edicioneve të lajmeve, Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha zgjodhën një strategji, të bëjnë disa emisione “Top Story” pro inceneratorëve dhe “grykat e topit” t’i kthejnë kundër Lulzim Bashës për ta detyruar këtë të fundit ndoshta që të heshtë, por kjo nuk ka ndodhur.

Incinerators scandal now and as a criterion in tenders

Gjithësesi, dje Top Channel i cili duket si faqja e parë e “Zërit të Popullit” në kohën kur drejtohej nga Erion Braçe, i kërkoi Lulzim Bashës të fliste dhe ky i fundit foli hapur në emisionin “Opinion” me një panel gazetarësh ku iu përgjigj çdo akuze dhe duke detyruar vetë Baton Haxhiun të pranonte se e vërteta e thënë nga Top Channel nuk ishte ashtu. Basha kishte një marrëdhënie tjetër me historinë e asaj kasete.

Po tani kur do flasë Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi?

Lulzim Basha foli, akuzat i tha Top Channel, ai u përgjigj, palët mund të vazhdojnë por duhet t’i kërkojnë edhe Top Channelit të vendosë standarde, një nga pronareve të saj, Vjollca Hoxha dhe Ben Blushit, drejtorit i cili është ish politikan, ish deputet ish ministër, ish kryetar i një partie të vogël.

Lulzim Basha tha dje në “Opinion” se nuk kishte folur për këtë çështje pasi kishte 15 vjet që këto akuza ricikloheshin dhe i kishte të qartë qendrimet e tij, por kishte pranuar të dilte dhë të thoshte gjithçka pretendonin nga Top Channel.

Basha foli, ndërkohë Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi prej shumë e shumë muajsh nuk iu përgjigjën akuzave ndaj tyre. Tani ne po i bëjmë disa pyetje publike edhe Vjollca Hoxhës edhe Ben Blushit për të vërtetat që ata duhet të flasin. Së pari me Blushi Blushin i cili denoncimin e CNA.al për një pronë me vlerën rreth 400 mijë euro, pra rreth 500 milionë në Korçë, në qendër të qytetit të cilën e ka blerë për vetëm 30 mijë euro me dokumeta në vitin 2015 ne emër të vajzës së tij. I ka fshehur vlerën e vërtetë dhe kjo është një fshehje e pasurisë.

Pse Ben Blushi nuk ka folur kurrë për këtë por i ka quajtur trillime dhe shpifje. Ndërkohë që në rastin e Lulzim Bashës ku kaseta ishte transmetuar nga BBC , në rastin e Ben Blushit dokumetat janë publikuar nga ne dhe ndodhen këtu me fakte konkrrete.

Duhet që Blushi të përgjigjej dhe të fliste qartë pasi ka përgjegjësi publike si drejtori i një televizoni kombëtar por edhe si politikan që është paguar nga taksat e shqiptarëve. Me tej gjithashtu kemi publikuar ortakërinë e Ben Blushit me pronarët e inceneratorëve me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin. Nuk ka thënë asnjë fjalë si përfundoi bashkëshortja e tij ortake më nje kompani në Bullgari e cila më pas erdhi në Shqipëri dhe bleu 51% të aksioneve të Valetlino kafe.

LEXO EDHE:  Shembja e HEC-it në Kanionin e Holtës/ Reagon Rama

I shtrojmë këto dy pyetje, ka dhe të tjera si fakti se ku i gjeti paratë, vjehrri i ndjerë i Ben Blushit apo fakti që u bë ortak me Andon Dhimën, biznesmeni të cilit disa javë më parë, dy persona shkuan t’i bënin atentat poshte shtëpisë së tij dhe Andon Dhima ka drejtuar gishtin nga Ben Blushi në rast se atij do i ndodhte diçka. Kur do flasë Ben Blushi për të gjitha këto, për pronën e fshehur në Korçë, vlerën reale të saj, për ortakërin e bashkëshortes dhe blerjen e Lori kafe, për atentatin ndaj Andon Dhimës e për shumë e shumë sulme të tjera.

Këtu mos harrojmë edhe rreth 6 mijë metër tokë në Dhërmi të cilat i regjistroi në zyrën e regjistrimit të pasurive dhe më pas i çregjistruan duke bërë katërcipërisht një vepër panale.

Për këto Ben Blushi ende nuk është përgjigjur, duhet të flasë me fakte dhe dokumeta, ose duhet të shkojë të mbajë përgjegjësi përpara SPAK.

Le të pyesim pak Vjollca Hoxhën, kur do flasë Vjollca Hoxha dhe të na tregojë si u bë ortake me inceneratorët, me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Eva Blushin duke marrë jo më pak por 2.2 milionë dollarë. Pse Top Channel e ka vendosur të bëhet thuajse si “Zëri i Popullit” dje apo pse mediat e administruara prej saj kanë sulmuar biznesmenin Arben Reli.

 

Cila është lidhja e saj me ortakët apo e me bashkëpronarët e Arben Relit. Pse u përdor Top Channel në sulmin ndaj këtin biznesmeni? Cila është e vërteta e përplasjes me shumë biznese të tjera për të cilat nuk flet askush. Por, Vjollca Hoxha duhet të thotë të vertetën. Cila është e vërteta e përballjes me aksionerët e tjerë të Top Channel?

Cila është e vërteta e përplasjes me Sokol Hysën, biznesmenin që iu fshinë disa qindra milionë lekë detyrime? Kur do flasë Vjollca Hoxha për Albert Sinon dhe Aurel Baçin dhe gjyqet me ta?

Kur do të tregojë të vërtetën Vjollca dhe të na thotë një fjalë në lidhje me përplasjet që ka pasur me aksionerët e Digitalb.

Ka dhjetëra e dhjetëra fakte për të cilat Vjollca Hoxha duhet të flasë publikisht nga e para tek e fundit, ashtu si Ben Blushi. E në rast se dje i kërkonim Lulzim Bashës të dilte të fliste publikisht dhe të jepte sqarimin e tij, Basha dje e bëri.

Tani ka ardhur koha të flasë edhe Vjollca Hoxha edhe Ben Blushi për të vërtetat e tyre dhe për akuzat e ngritura ndaj tyre, për fakte dhe prova të vërteta nga biznesmenë dhe qytetarë të cilat kanë shkuar edhe në institucionet diplomatike në Shqipëri. Pa folur këtu për problematikat e tjera mbi ngjarjet e rënda që fillojnë në Dardhë dhe përfundojnë në Tiranë. Është koha që Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha të flasë!/CNA.al

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Pasuri e çmendur, grabitje pronash nga Korça në Vlorë, e falsifikim firme/ Kur do të flasë Ben Blushi për skandalet e tij?

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

Prona nga Korça në Vlorë, pasuria e çmendur e Ben Blushit/ Zbulohet skema mafioze e pastrimit të parave?

Ekskluzive dokumenti- Ja si grabiti Ben Blushi 6 mijë m2 në Dhërmi

Nga Korça, në Vlorë/ Ben Blushi “hajdut” tokash, si u pasurua me ardhjen e Rilindjes

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

Katër skandale dhe akuza që Ben Blushi si fsheh dot

Dokumentet/ Ben Blushi shtoi pasurinë një miliard lekë, me Rilindjen

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryemadhi flet për betejën me kancerin/ E kam të vështirë të gjej….

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi flet për betejën me kancerin/ E kam të vështirë të gjej….

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme për betejën e saj me kancerin në qafën e mitrës.

Kryemadhi tregoi se ajo është e detyruar që një deri dy herë në vit të marrë serum në gjak, ndërsa rrëfeu një problem që e has gjithmonë.

Ajo deklaroi në emisionin “Real Story” se e ka shumë të vështirë të gjejë një infermier që t’i gjejë asaj venën, pasi theksoi se e shpojnë 10 herë.

Nëse kam erdhur në këtë drejtim.  Nuk e kam thënë asnjëherë, po e them këtu sot. Unë jam një person i kategorizuar me kancerin në qafën e mitrës, që jam operuar. 1-2 herë në vit duhet të marr serum në gjak. E kam të vështirë të gjej infermier në Shqipëri, të më çpojë e gjejë venat pa 10 herë.

Është vetëm një djalë, i cili e ka aftësinë për të gjetur. Nëse ky djali ikën Gjermani, unë do përfundoj 1-2 herë në vit do shpohem në damarët e qafës. Imagjinoni qytetarët e tjerë. Sa të vështirë e kanë qytetarët me COVID-19. Sot duhet infermier, nesër elektricist, hidraulik. Duhen inxhiniera, specialistë. Duhen inxhinierë nafte”, tha kryetarja e LSI-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Platforma e Kryemadhit/ Si mund të bëhen fëmijët të pasur

Publikuar

-

Nga

Platforma e Kryemadhit/ Si mund të bëhen fëmijët të pasur

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shpjeguar programin nga “Bebja në Bebe”. Ajo tha se në Shqipëri lindin 28 mijë fëmijë në vit dhe 28 milionë euro në vit nuk e rëndojnë buxhetin e shtetit.

Kryemadhi deklaroi se këto para do të futen në fondacione me interesa që fëmija që lind sot kur të bëhet vetë prind të marrë paratë.

Sipas saj, me këtë program fëmija fiton 28 mijë e 800 euro deri në moshën 25-vjeçare.

Në Shqipëri lindin 28 mijë fëmijë në vit, nga 1000 në vit, bëhen 28 milion euro në vit. Këto 28 milion euro në 10 vjet bëhen 280 milionë euro. Sot kur lind një fëmijë Shqipëria nuk i ofron asgjë këtij fëmije. Ne themi që për këtë fëmijën që lind sot, unë si shtet ngurtësoj në “hedge fund”, përqindjet nuk i kam shpikur unë, i përdor e gjithë Europa Perëndimore, i përdor Amerika, derisa ky fëmijë të riprodhohet. Derisa fëmija i lindur sot, të bëhet me fëmijë nesër. Pra ky fëmijë ditën që bëhet me fëmijë, ka minimumi, po themi në moshën mesatare 25 vjeç, ky fëmijë përfiton 28 mijë e 800 euro.

Ky i merr këto para kur bëhet prind dhe 28 mijë e 800 euro ka nëna, dhe 28 mijë e 800 euro ka babai dhe ky çift i ri blejnë një shtëpi të re dhe jetojnë të lumtur me fëmijën e tyre. Por mos harro, që të gjithë këtë kohë ekonomia shqiptare duke filluar me formalizimin e ekonomisë, çfarë ndodh? Në 20 vjet, 28 mijë fëmijë shqiptarë që lindin, që janë 560 milion euro, që i bie 560 mijë shqiptarë, janë më mirë që ne t’i ngurtësojmë 1 mijë euro çdo fëmije që lind dhe ai kur të jetë 25 vjeç të marrë 28 mijë e 800 euro apo doni që për 10 vjet t’i japim Vilma Nushit 600 milion euro?”, theksoi ajo në emisionin “Real Story”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

KQZ nuk lejon kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhje/ Abazi: Do ankimojmë në Gjykatën Supreme

Publikuar

-

Nga

KQZ nuk lejon kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhje/ Abazi: Do ankimojmë në Gjykatën Supreme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar të certifikojë Albin Kurtin si kandidat për zgjedhjet e 14 Shkurtit për shkak të problemeve me ligjin, por Lëvizja Vetëvendosje nuk dorëzohet.

Kryetari i Qendrës së VV në Shqipëri, tha në emisionin Përballë se vendimi do të ankimohet në gjykatë.

Hapi i radhës është ankesa në Gjykatën Supreme. Ju e nisët emisionin me 14 shkurtin që rastis me ditën e zgjedhjeve, po një gjë ka lidhje me dashurinë. Populli e do Lëvizjen Vetvendosje më shumë se kurrë”, tha Abazi.

Sipas Abazit, refuzimi i Albin Kurtit si kandidat për zgjedhjet në Kosovë është manovër për shkak të përkrahjes masive që ka Vetvendosje nga populli.

LEXO EDHE:  Nga Agron Gjekmarkaj/ Opozitës nuk i ka faj Kryeministri!

LEXO EDHE:  “Top Channel” nuk humb kohë! “Rrëmben” Alesia Bamin pak pas largimit nga “TV Klan”

Kjo përkthehet edhe në shifra sidomos ato të Diasporës. Ku 40 mijë veta janë regjistruar në zgjedhjet e fundit ato të 2019, ndërkohë mbi 119 mijë janë regjistruar në këto zgjedhje pra mbi trefishi. Për shkak të kësaj përkrahje masive ka një tentativë, po bëjnë manovra nga më të ndryshmet sicc është rasti I vendimit të fundit i institucioneve të kapura në Kosovë”, tha Abazi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE