Connect with Us

“Kulla e Sahatit u shndërrua në orë muri për oligarkët”/ Këlliçi: Veliaj nuk ka mbajtur asnjë premtim

Politikë

“Kulla e Sahatit u shndërrua në orë muri për oligarkët”/ Këlliçi: Veliaj nuk ka mbajtur asnjë premtim

Publikuar

-

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një mesazh për zhdukjen përfundimtare të zonës historike nga kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Në një dalje publike, Këlliçi tha se Veliaj ia doli që kullën e Sahatit t’a shndërrojë nga simbol të qytetit në orën e murit të oligarkëve, miq të tij.

“Jemi sot këtu në zonën historike të qendrës së Tiranës, për t’ju treguar sërish një nga premtimet e mbajtura të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Në Qershor të vitit 2016, pasi shpenzoi disa miliona lekë për t’i hedhur një bojë kullës së Sahatit, Erion Veliaj ftoi të gjithë kryeqytetasit për të ngjitur 90 shkallët e kësaj kulle dhe në lartësinë 35m të kullës të shijonin pamjen fantastike që të ofronte qendra e Tiranës dhe kryeqytetit.

Nguliteni mirë në mendje këtë pamje! Sepse pas pak muajsh nuk do t’a shohim më kullën e Sahatit. Kjo për shkak të ndërtimit në krah të saj të disa përbindëshave prej betoni, që fillojnë me 5 kate, ngjiten në 11 kate, në godinën që është në krah të kullës — pa respektuar as minimumin e distancës — dhe mbaron me kryeveprën e Veliajt, që i dhuron qendrës muzeale të qytetit kullën 27 kate.

LEXO EDHE:  Dy “ikonat” e Top Channel

Në vetëm 4 vite, Erion Veliaj ia doli që kullën e Sahatit t’a shndërrojë nga simbol të qytetit në orën e murit të oligarkëve, miq të tij. Kjo është fytyra e vërtetë e Erion Veliajt! Paratë e taksapaguesve shpenzohen për propagandë dhe fasadë, ndërkohë që tashmë kryeqytetit do t’i zhduket dhe memoria e tij historike. Do t’i zhduket dhe kulla e Sahatit, simbol i kryeqytetit tonë”, tha Këlliçi./CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Në këtë betejë ylli është skuadra”/ Rama sqaron përjashtim e Ditmir Bushatit nga lista

Publikuar

-

Nga

“Në këtë betejë ylli është skuadra”/ Rama sqaron përjashtim e Ditmir Bushatit nga lista

Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar listën me emrat e kandidatëve për deputet në 12 qarqet e vendit, është pyetur dhe për mospërfshirjen e Ditmir Bushati, në listat për qarkun Shkodër.

“Në këtë betejë ylli është skuadra dhe unë flas vëtëm për skuadrën dhe nuk flas për individin

Skuadra e PS është shumë më tepër sesa skuadra e deputetëve, kështu që besoj, që të gjithë kanë shumë për të dhënë dhe ata që kanë marrë më shumë kanë për të dhënë më shumë, me siguri dhe jam i bindur se pjesa më e madhe kështu do bëjë, sepse besoj se ka një kohë për të marrë dhe një kohë për të dhënë”, tha ai./CNA.al

LEXO EDHE:  Propaganda mashtruese e Veliajt/ Ish-deputeti demokrat i nxjerr mesazhet

LEXO EDHE:  Dy “ikonat” e Top Channel

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një grua zë vendin e parë në listën e Korçës/ Kush është kandidatja e PS-së

Publikuar

-

Nga

Gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatët e Parrtsë Socialiste për secilin qark.

Mes të tjerave, Rama prezantoi edhe kandidaten që do të jetë e para në listën e Korçës.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se vendin e parë në listë do ta zerë Eni Zake, e cila mban postin e anëtares së Këshillit Bashkiak të këtij qyteti dhe është administratore e Universitetit të Korçës.

“Eni Zake do jetë në Korçë: Anëtare e Këshillit Bashkiak dhe Administratore e Universitetit të Korçës. Komitetit korçar i jepet një mesazh i qartë”, theksoi Rama.

Në vitet 2005–2014 Zake ka punuar si Përgjegjëse e Sektorit të Financës dhe Personelit në radio-televizionin publik “KORÇA”.  Për një periudhë 10-vjeçare (2005 –2015) ajo ka punuar edhe si pedagoge e ftuar (part-time) në Universitetin “Fan. S. Noli“ të Korçës.

LEXO EDHE:  Dokumenti/ Drejtori i Veliajt me të shkuar kriminale

LEXO EDHE:  “Janë hedhur themelet te shkolla Sami Frashëri”/ Tabaku nxjerr zbuluar mashtimin e Erion Veliajt

Në periudhën 2014-2017 punoi si Drejtore e Degës së Thesarit, Korçë (Ministria e Financave) dhe aktualisht prej prillit 2017 si Administratore në Universitetin e Korçës.

Zake është anëtare e PS, delegate për Kongresin në Forumin e Gruas Socialiste, aktiviste dhe pjesëmarrëse në takime me organizatat e partisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Publikuar

-

Nga

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat, është pyetur dhe për refuzimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.

Rama tha se është e vërtetë që e ka propozuar, por ai nuk e ka parë të arsyeshme.

 “Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Këtu nuk ka rëndësi fare se çfarë ka menduar njëri apo tjetri. Është e vërtetë që unë i kam propozuar që ai të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij. Me të, pa të skuadra jonë në Vlorë do realizojë objektivin bazë dhe do shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje, s’ka asnjë problem”, deklaroi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE