Connect with Us

Kosova vendos masa të reja/ Hyjnë në fuqi që nga e premtja

Kosova & Rajoni

Kosova vendos masa të reja/ Hyjnë në fuqi që nga e premtja

Publikuar

-

Kosova vendos masa të reja/ Hyjnë në fuqi që nga e premtja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga e premtja, më 20 nëntor 2020, do të jenë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë.

Lëvizja e qytetarëve, është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë, me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zonë janë 18 komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.

Në komunat që gjenden në zonën e kuqe, nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve, do të ketë orë policore në këto komuna , si dhe ndalohen hyrjet daljet në këto komuna deri në ora 05:00.

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, që kanë prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zona janë 14 komuna: Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.

Komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e verdhë, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha mer masën ekstreme ndaj deputetit Myslym Murrizi

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në ora 18:00.

Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zonë bëjnë pjesë 6 komuna: Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit.

Në komunat që hyjnë në këtë zonë me rrezik më të ulët të përhapjes së koronavirusit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.

Transporti publik në këto komuna do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.

Qendrat tregtare në këto komuna do të mund të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 20. Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit” merre me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike – (IKSHPK) ka njoftuar të premtën se gjatë 24 orëve të fundit,11 pacientë me koronavirus kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar 855 raste të reja infektimit./ REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shifrat në Maqedoninë e Veriut/ Qindra të infektuar dhe 33 viktima

Publikuar

-

Nga

Shifrat në Maqedoninë e Veriut/ Qindra të infektuar dhe 33 viktima

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka përditësuar shifrat e Covid-19.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë bërë 2564 testime, ndërsa janë regjistruar 946 raste të reja me koronavirus.

Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 789 pacientë të shëruar, ndërsa kanë humbur betejën 33 persona.

Numri i personave të diagnostifikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 63890,nga të cvilët 40977 janë shëruar dhe 1825 kanë humbur jetën.

LEXO EDHE:  Viagra dhe orgji ne motele/ Ja cfare ndodh ne Kosove

LEXO EDHE:  Lulzim Basha mer masën ekstreme ndaj deputetit Myslym Murrizi

Aktualisht numri i rasteve aktive është 21 088./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situatë shqetësuse në Kosovë/ Shkon mbi 1 mijë numri i i viktimave

Publikuar

-

Nga

Situatë shqetësuse në Kosovë/ Shkon mbi 1 mijë numri i i viktimave

Vijon të mbetet shqetësuese situata nga koronavirusi në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 555 raste të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit14 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkuar në 1.040.

Numri total i rasteve pozitive është 40,672 raste. Numri i përgjithshëm i të të shëruarëve deri më sot është 25.910, kurse numri i rasteve aktive është 13.722./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tërmet i fuqishëm godet Greqinë/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Tërmet i fuqishëm godet Greqnë/ Ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallër Rihter ka tronditur mesditën e sotme Greqinë Qendrore.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës tërmeti u regjistrua rreth orës 12:54, 11 kilometra në lindje të Thivas, në një thellësi prej 5 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin e Athinës. Ndërsa sizmiologu grek Athanasios Ghanas ka deklaruar se lëkundja e sotme është pjesë e aktivitetit të shtuar sizmik në Greqi gjatë javëve të fundit, ndërsa shtoi se po ndjekin me shqetësim faktin se tërmeti pati një thellësi të vogël./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Pandemia e Covid-19/ Meta falenderon vendet e BE: Së bashku do t’ia dalim

LEXO EDHE:  Simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje fillojnë festën në Prishtinë

 

LEXO TE PLOTE