LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Garanci e fortë për mbarëvajtjen e punëve”/ Thirrja e fundit e Olldashit për të rinjtë: Vazhdoni protestat

20 Nëntor 2020, 09:17, Politikë CNA
“Garanci e fortë për mbarëvajtjen e punëve”/

Pak ditë para se të humbte jetën në aksidentin tragjik, ish ministri i ndjerë i Transportit, Sokol Olldashi ka marrë pjesë në protestën për t?i thënë ?Jo? importit të armëve kimike siriane në vendin tonë për tu asgjesuar.

Në 15 nëntor të 2013, Olldashi postoi në profilin e tij në Facebook një foto nga protesta që zhvillohej para kryeministrisë, teksa shkruante se çështja e armeve kimike u fitua nga ata mijëra djem dhe vajza që i dolën për zot problemit.

Olldashi ftonte të rinjtë të kultivonin këtë kulturë proteste që krijuan në ato dy javë sepse sipas tij, ishte një garanci e fortë për mbarevajtjen e puneve të këtij vendi.

?Çështja e armëve kimike, përfundimisht u zgjidh. Ose, me saktë akoma, u fitua! U fitua nga ata mijera djem dhe vajza qe i dolen per zot problemit dhe qe meritojne mirenjohjen dhe falenderimin tone me te madh njerezor. Sot shoqeria shqiptare eshte me e mire dhe, kjo, ne saje te brezit te gjimnazisteve dhe studenteve qe treguan se jane po aq te pjekur sa c?ishte brezi yne 23 vjet me pare. Une ndihem mire qe isha nder te paret politikane qe iu bashkova protestes se tyre, si qytetar. Miqesisht do t?i ftoja ta kultivonin edhe me kete kulture proteste qe krijuan ne keto dy jave sepse eshte nje garanci e forte per mbarevajtjen e puneve te ketij vendi?, shkruante Olldashi në postimin e tij, disa ditë para se të humbte jetën.

Kujtojmë se në nëtor të 2013, me mijëra studentë, gjimnazistë protestuan për të kundërshtuar ardhjen e armëve kimike nga Siria.

Olldashi një nga figurat më të shquara të PD, humbi jetën më datë 20 nëntor 2013, pas një aksidenti të rëndë në Kërrabë. Ai humbi jetën mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident automobilistik teksa po kthehej nga Elbasani në drejtim të Tiranës. Kur i kishin mbetur edhe 22 kilometra për të mbërritur në shtëpi, makina e drejtuar prej tij rrëshqiti dhe përfundoi në humnerë në anën e djathtë të rrugës.

Tashmë kanë kaluar shtatë vite nga aksidenti tragjik që i mori jetën Olldashit, por thirrjet dhe deklaratat e tij mbeten ende aktuale. Sokol Olldashi është spikatur si një prej figurave më të dalluara të Partisë Demokratike. Ai ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ?90 dhe katër herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ai e nisi karrierën e tij si gazetar dhe kreyeredaktor i gazetës ?Albania?.

Ndërsa në vitin 2001 zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Katër vite më vonë, Olldashi rizgjidhet në Kuvend, me fitoren në Shijak. Pasi fitoi mandatin e dytë të deputetit ai u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme, post të cilin e mbajti nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2007. /CNA.al 

Lajmet e fundit nga