Connect with Us

Fshehja e numrit të viktimave/ Ministria e Shëndetësisë sfidon Bashën: Të vijë të ballafaqohet

Aktualitet

Fshehja e numrit të viktimave/ Ministria e Shëndetësisë sfidon Bashën: Të vijë të ballafaqohet

Publikuar

-

Fshehja e numrit të viktimave/ Ministria e Shëndetësisë sfidon Bashën: Të vijë të ballafaqohet

Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur akuzave të kreut të PD, Luzlim Basha për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid-19.

Zv/Ministri i Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Albert Nikolla përmes një deklarate për shtyp i ka hedhur poshtë këto akuza ndërsa ka ftuar kreun e PD, Lulzim Basha të ballafaqohet me autoritetet shëndetësore.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale solidarizohet me mjekët e vijës së parë të frontit kundër Armikut të Padukshëm, të cilët gjenden qysh mbrëmë nën një akuzë jo vetëm të shëmtuar politike, por edhe të rrezikshme për bluzat e bardha!
Akuza e lëshuar mbrëmë nga Kryetari i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha, për fshehje të qëllimshme të numrave të qytetarëve që kanë ndërruar jetë, cënon rëndë dinjitetin e mjekëve tanë dhe nxit agresivitetin ndaj tyre, në një kohë kur ata janë aseti më i paçmueshëm që Shqipëria ka në përballjen me pandeminë. Eshtë e paimagjinueshme që ndërkohë që qeveria ka bërë gjithçka për paralizimin e burimeve të dhunës fizike ndaj mjekëve në këto vite, sot opozita ta stimulojë këtë dhunë me një akuzë të tillë e cila fajëson direkt ata, sepse janë mjekët dhe askush tjetër që përcaktojnë shkaqet e fataliteteve në kartelat mjekësore të pacientëve.

Si mund të imagjinohet që të gjithë mjekët tanë të jenë të përfshirë në një manipulim që edhe ta parafytyrosh duhet një papërgjegjshmëri e jashtëzakonshme, ndërkohë që ata kanë përgjegjësi njerëzore, profesionale dhe ligjore për çdo kartelë mjekësore?!
MSHMS u shpreh keqardhjen më të madhe dhe mbështetjen më të fortë mjekëve të Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të cilët e ngritën zërin për ta hedhur poshtë me forcën e dinjitetit të tyre akuzën e zotit Basha. Keqardhje sepse pasi janë gjendur në mënyrën më të pamerituar, përballë akuzave të pabazuara, të paargumentuara, dashakeqe në adresë të tyre, sot janë detyruar të bëjnë edhe një deklaratë publike në adresë të politikës, në vend se të paktën të mos sulmohen nga politika në misionin e tyre.
Çdo humbje jete është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjarët e të ndjerëve, por edhe për stafet tona mjekësore, të cilat punojnë çdo ditë, orë e pa orë, në luftë me vdekjen, për të shpëtuar çdo jetë njeriu. Por është jonjerëzore që politika të trazojë shpirtrat e lënduar të familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre, duke ngritur një dyshim kaq të rëndë për integritetin e mjekëve tanë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e rifton zotin Lulzim Basha dhe këdo tjetër për llogari të tij, që të vijë e të ballafaqojë me autoritetet shëndetësore çdo hamendje, përpara se sa të shpërndajë të tilla tymnaja toksike për shpirtrat e mendjet e qytetarëve.
Për sa na takon, ne do të vazhdojmë të komunikojmë me korrektësi dhe transparencë me qytetarët shqiptarë, siç kemi bërë që nga dita e parë e kësaj pandemie, cdo informacion të raportuar nga strukturat tona, duke kërkuar besim, mirëkuptim, durim në kushtet e kësaj lufte kaq sfiduese për mbarë globin”, u shpreh Nikolla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Përgjimet e grupit mafioz “Ndrangheta”/ SPAK vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Në përgjimet e publikuara për hetimet e antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’, ku u përmendën edhe emrat e disa politikanëve Shqipëri, SPAK shprehet së të hënën do të kontaktojnë me autoritete italiane dhe të shikojmë çfarë lidhje kanë me Shqipërinë. SPAK shprehet se pas marrjes së plotë të informacionit nga Italia do të vendosi se çfarë rruge do të ndjekë në lidhje me rastin.

LEXO EDHE:  Asambleja e PS/ Sulm ndaj Bashës dhe Kryemadhit

LEXO EDHE:  Protestat e opozitës/ Astrit Patozi zbulon prapaskenat

SPAK shprehet se hetimi aktualisht po zhvillohet në Itali dhe se për nisjen e një hetimi në Shqipëri do të vendosin pasi të komunikojmë me palën italiane për të parë edhe provat që mund të implikojnë emrat e përmendur gjatë përgjimeve.

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Silva Caka merr 300 mijë euro për tu rikthyer sërish në LSI

Publikuar

-

Nga

Silva Caka merr 300 mijë euro për tu rikthyer sërish në LSI

Gazetari Bledi Mane ka zbuluar të tjera prapaskena mbi largimin e ish deputetes Silva Caka nga LSI. Pak ditë më parë, Mane përmes një statusi bëri me dije se Caka ishte thirrur në Presidenca nga Ilir Meta, i cili sipas tij e kishte kërcënuar dhe shantazhuar, ku theksoi se ish deputetja ishte vetëofruar tek PS.

Pas këtij statusi, partia e Metës dhe Kryemadhit u vunë në lëvizje dhe sipas Manes Silva Caka është thirrur sërish në Presidencë dhe përmes personave të tretë ka marrë 300 mijë euro për tu rikthyer në LSI.

Gazetari përmes një postimi i ka drejtuar disa pyetje publik Cakës, ku i kërkon përgjigje, duke shtuar se është i gatshëm të përballet me të edhe në gjykatë për të vërtetuar që gjithçka është e vërtetë.

“Shkrimi im i së djelës së 17 janarit vuri në lëvizje Lëvizjen Socialiste për Integrim. Konstatoja qartë e shkurt e me fakte ikjen nga partia të ish deputetes Silva Caka por kjo e fundit luajti bukur dhe disa ditë rresht shfaqej ku të mundej në ekrane e portale duke kundërshtuar edhe veten. Meqënëse sot është përsëri e dielë dhe nuk dua të lodh lexuesit dhe miqtë e mi, ftoj Silvanën e ikur e të riadhur tu përgjigjet këtyre pyetjeve:

LEXO EDHE:  Basha ndalet në Durrës/ “Ramavirusi” është pandemia që torturon shqiptarët

LEXO EDHE:  Rama për marrëveshjen e detit/ “Për një fjalë plasi peshku këtu, Monika ngeli me tigan në dorë”

-Je thirrur me urgjencë në datë 12 janar 2021 në takim nga Ilir Meta?

-Është shënuar emri yt në procesverbalin e hyrje-daljeve të Presidencës?

-Jeni fiksuar nga kamerat teksa futeni në Presidencë nga hyrja jugore?

-Jeni shantazhuar e kërcënuar nga Ilir Meta dhe a i keni qarë hallin se nuk ke lekë të kandidosh, të bësh fushatë elektorale në Njësinë 4/Tiranë madje as lekë të paguani shkollën e fëmijës tuaj.

-Pas largimit nga LSI-ja a i jeni vetëofruar Partisë Socialiste?

-Pas 5 ditësh a jeni kontaktuar përsëri nga Ilir Meta dhe nëpërmjet personave të tretë a keni marrë 300 mijë eurot e fushatës dhe keni pranuar të kandidoni në Njësinë 12/Tiranë?

Silva Caka nëse nuk u përgjigjeni pyetjeve të një gazetari publikisht e nëse ndihesh e sulmuar padrejtësisht, ne të dy mund të ballafaqohemi edhe në gjykatë. Ti je juriste dhe i njeh mirë nenet e veçanta ku sanksionohet shpifja ose cënimi i integritetit të personave që mbajnë e ushtrojnë funksione publike. Lemë gjykatën të shpallë kush nga ne të dy është fajtori”, shkruan Mane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përgjimet e mafies italiane/ Kulluri: Ndragheta nuk është histori e re, mos u çudisni

Publikuar

-

Nga

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri ka reaguar pas publikimit të një serie përgjimesh të Anti-Mafias italiane, ku flitej për interesa të mafias italiane për të investuar në ndërtim dhe shëndetësi në Shqipëri nëpërmjet personave që kishin lidhje të forta në qeveri.

Përmes një postimi, Kulluri shprehet se ka qenë i pari dhe i vetmi që ka folur për “kleçkën” që fshihej pas rritjes së taksës së Infrastrukturës me 8%, duke shtuar se paratë e pista kanë çrregulluar tregun dhe konkurencën e lirë.

Duke u kthyer pas në kohë, Kulluri shprehet se ish kryeministri Sali Berisha ka pasur të drejtë kur e ka etiketuar Bashkinë e Tiranës si “lavatriçe të krimit”, në vitin 2000 kur drejtohej nga Edi Rama.

Sipas tij, Ndragheta nuk është një histori e re dhe për këtë askush nuk duhet të çuditet.

Ka akoma njerez qe habiten me lidhjen e ndertimeve ne Tirane apo edhe bashki te tjera dhe pastrimit te parave?!

Kam folur i pari dhe i vetem per “klecken” e rritjes se Takses se Infrastruktures me 8% te cmimit te shitjes nga 4% e kostos,duke e bere te pamundur per ndertuesit normale qe te investojne! I vetmi shpjegim pa patur nevoje per fakte me Ndragheta apo “cuna problematike” shqiptare, eshte nxjerrja nga loja e ndertuesve dhe futja ne treg e parase se piset q mjafton te pastrohet pavaresisht nese ka fitim apo jo!

Paraja e piset ka c’rregulluar tregun, konkurencen e iniciativen e lire! E kjo pune ka nisur qe me bashkine Tirane ne fillim te viteve 2000!

Berisha me te drejte e ka etiketuar qe ne ate kohe bashkine e drejtuar nga Rama si “lavatrice e krimit”! Kjo e Ndragheta nuk eshte histori e re dhe s’ka pse cuditet kush”, shkruan Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE