Connect with Us

Edi Reja injoron Superioren: Nuk ka asnjë lojtar për kombëtare

Kombëtare

Edi Reja injoron Superioren: Nuk ka asnjë lojtar për kombëtare

Publikuar

-

Edi Reja duket se nuk e kishte menduar seriozisht mundësinë që të ngjitej në Ligën B me Shqipërinë. Trajneri e ka pranuar hapur këtë në një intervistë të dhënë për “Repubblica” në Itali ku e ka cilësuar tejkalim të të gjitha parashikimeve suskesin e arritur këtë të mërkurë me kuqezinjtë. Në Intervistën e tij, Reja flet mes të tjerash edhe për pamundësinë për të pasur lojtarë nga kampionati shqiptar që sipas këndvështrimit të tij nuk ka cilësi, si dhe për faktin se që kur firmosi në vitin 2019, i është kërkuar menjëherë që të mendojë për vitin 2024.

Mister Reja, përsëri një ngjitje në kategori. Nuk e keni humbur aspak vesin…
“Kemi kaluar me të vërtetë çdo pritshmëri. Ishim në vështirësi të madhe pasi mes COVID dhe dëmtimeve nga 36 lojtarë të grumbulluar erdhën vetëm 23. Ishte një arritje që vlen dyfish, kush mund ta priste? Kishim në dispozicion djem që nuk luajnë as në Serinë B dhe nuk merren në konsideratë nga klubet e tyre por në kombëtare kanë treguar shpirt gare dhe përkushtim, kemi nxjerrë maksimumin prej tyre”.

Keni në dispozicion lojtarë të cilët luajnë në Itali. Por a ka ndonjë më pak të njohur të gatshëm për hapin e madh?
Problemii i vërtetë është se nuk ka asnjë lojtar në Shqipri, janë të gjithë zviceranë, francezë, holandezë. Duhet të shkosh t’i peshkosh vërdallë dhe nuk është një punë e thjeshtë. Është Broja, i datëlindjes 2001 i cili luan te Vitese dhe është shumë interesant. Bëra të debutonte edhe Çepele, një mbrojtës 17-vjeçar, ish i Interit, i cili tani luan në Bundesligën 2 me Hanover. Kemi shumë të rinj dhe objektivi është t’i bëjmë të rriten”.

Me pak fjalë, projekti është afatgjatë?
“Sapo mbërrita, presidenti më ka kërkuar që të përgatitemi sa më mirë për Europianin 2024. Në fillim nisa të qeshja duke iu përgjigjur që nuk mund të bëj këtë punë deri 80 vjeç. Por për sa kohë që të jem i kthjellët do të çoj përpara këtë projekt që më pëlqen dhe më përfshin. Ka një shkollë futbolli, pastaj do të nisim kurset për trajnerët shqiptarë, përgatitësit atletikë dhe mjekët sportivë. Objektivi është të rritim ata talente të rinj të cilët nuk janë zhvilluar ende. COVID na ngadalësoi pak, por jemi nisur me këmbën e duhur”.

Mes lojtarëve tuaj në kombëtare është Strakosha, i cili ka fituar që i ri në moshë me Lacion. Sa e rëndësishme është për të që të ketë këtë vit si zëvendës Pepe Reinën?
“Mendoj që Tomas do të fitojë shumë nga një portier me eksperiencë të madhe dhe personalitet si Reina. Mendoj se Lacio e ka afruar edhe për këtë, është një lider që ndiqet nga e gjithë skuadra. Sot kërkohen portierë të aftë edhe në përdorimin e këmbëve dhe Strakosha në këtë aspekt është shumë i aftë, përkundrazi, me raste e tepron dhe rrezikon të më bjerë pika…”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Futbollisti i Juventusit injoron Shqipërinë dhe zgjedh Zvicrën

Publikuar

-

Nga

Nedim Bajrami rrëmbeu skenën në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Napolit, duke i shënuar 2 gola skuadrës së Gatuzos. 21 vjeçari ka lindur në Tetovë, por që fëmijë ka emigruar së bashku me familjen në Zvicër.

Ai ka debutuar 17-vjeç në Superligën e Zvicrës me Grashopperin. Bajrami ka kaluar në të gjitha kombëtaret e moshave te Zvicra, ndërsa vitin e kaluar ishte pjesë e helvetëve në kualifikuese e kampionatit Evropian U21 së bashku me Andi Zeqirin e Bastien Tomën.

Tetovari ka menaxher vëllain e Xherdan Shaqirit, Erdinin, teksa është në pronësi të Juventusit dhe luan si i huazuar te Empoli.  Mësohet se Bajrami pak muaj më parë e ka refuzuar ftesën për të përfaqësuar Shqipërinë, teksa dëshiron t’i përkushtohet Zvicrës.

Interes për të ka shfaqur edhe Federata e Futbollit të Kosovës dhe duke qenë se ende nuk ka zhvilluar ndeshje zyrtare me kombëtaren A të Zvicrës, Bajrami ligjërisht mund të ndryshojë ekipin Kombëtar që do të përfaqësojë.

Për sa i përket sfidës së djeshme ndaj Napolit, lojtari më i mirë në fushë, në sfidën e Kupës së Italisë, mes Napolit dhe Empolit u vlerësua pikërisht shqiptari Nedim Bajrami, me notën 7.5:

“Bën gjithçka do mes linjave të mesfushës dhe mbrojtjes së Napolit, duke treguar personalitet dhe një goditje kirurgjikale. Dopietë fantastike me dy goditje balistike, të cilat sigurisht nuk do të kenë mbetur pa tërhequr vëmendjen drejt 21-vjeçarit nga Tetova”.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Salehi ka mbetur në stol, do largohet nga Tuente

Publikuar

-

Nga

Lindon Selahi ishte një prej mesfushorëve më të mirë të “Eredivisie” në sezonin e shkuar, atje ku në bazë të statistikave vlerësohej mbi emra të tjerë të njohur në elitën e futbollit holandez. Por me ndryshimin e trajnerit, futbollisti shqiptar është venitur së tepërmi duke përfunduar në stol.

Në merkaton e verës ishte Celtic që u interesua për të marrë shërbimet e Selahit, por nuk do të gjente akordin me klubin holandez. Ndërkohë në këto ditë të para të janarit vijnë shumë interesime nga Belgjika, pikërisht në vendin ku është formuar edhe futbollisti. Përgjigja e parë e Tëentes kanë qenë disi negative pasi sipas tyre Selahi është shumë i mirë dhe stërvitet me shumë seriozitet. Por kur bëhet fjalë për ndeshjet e luajtura në kampionat gjithmonë zgjidhen mesfushorë të tjerë përpara tij.

Tashmë është drejtori teknik i Tëentes, Jan Steuer, i cili është shprehur se nuk do ta pengojnë largimin e Selahit, vetëm se oferta që duhet të vijë, ka kushtin për të plotësuar dëshirat e tyre. Pas largimit të këtij futbollisti Tëente nuk do të hidhet sërish në merkato për futbollistë pasi ka një mbingarkesë sa i përket mesfushorëve në organikë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Surprizon Edi Reja: Në moshën time ndihem me fat që…

Publikuar

-

Nga

Trajneri i kombëtares, Edi Reja ndihet me fat që Etrit Berisha nuk e ka infektuar edhe të me COVID duke qenë se portieri kishte udhëtuar në të njëjtin avion me të pas rikthimit nga grumbullimi me kuqezinjtë. Tekniku ka folur në Itali, ndërsa thekson edhe se gardiani është duke arritur sërish formën e tij optimale.

“Me Berishën kam folur në ditët e fundit dhe më dukej shumë mirë nga ana e moralit. Po stërvitej në palestër dhe e kuptova se është drejt rrugës për të mbërritur në formën optimale. Me virusin ishte diçka e çuditshme sepse përveç italianëve (Hysaj dhe Berisha), të tjerët kishin rënë në kontakt në vendet ku luajnë dhe unë nuk i kisha grumbulluar. Por, Hysaj dhe Berisha ishin të vetmit që e morën virusin pasi ishin me mua. Hysaj shfaqi shenjat gjatë grumbullimit. Vizitoi familjen dhe virusin duhet ta ketë marrë aty. Problemi është se ai dhe Berisha janë shokë dhome.

Pas atij grumbullimi, unë dhe Berisha jemi kthyer në Itali me të njëjtin avion dhe pas një jave ai ishte pozitiv. Sigurisht, u shqetësova edhe unë. Kisha bërë një tampon para se të udhëtoja me të dhe isha negativ, por edhe tampon tjetër pas rastit të Berishës rezultoi negativ. Duke parë edhe moshën time, isha me fat. Ishte luks. Mendoj se Berisha ose e ka marrë në grumbullim dhe unë isha me fat që nuk u infektova, ose ai është infektuar menjëherë sapo ka mbërritur në Itali”, u shpreh Berisha

LEXO TE PLOTE