Connect with Us

“Dielli nuk mbulohet me shoshë”/ Brataj: S’ka arsye për t’u alarmuar

Shëndeti

“Dielli nuk mbulohet me shoshë”/ Brataj: S’ka arsye për t’u alarmuar

Publikuar

-

“Vjeshta do sjellë shtim të rasteve”/ Brataj: Nuk do të ketë izolim, virusi ka ndryshuar sjellje

Pretendimet e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se qeveria dhe Spitalin Infektiv kanë fshehur numrat realë të viktimave nga Covid-19  shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në studion e Euronews Albania tha se ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj mjekëve, ndërsa shtoi se numra e vdekjeve nuk mund të manipulohen.

“Kjo histori e akuzave nuk është sotme, por është njësoj sikur të mbulosh diellin me shoshë. Nuk mund të mbulosh viktimat ose humbjet e jetëve, dhe është gjeja më absurde që u drejtohet mjekëve. Mjeku ka bërë një betim, dhe asnjëri nga ne nuk punon me orar zyrtar. Kjo është një akuzë e drejtpërdrejtë që i bëhet mjekut, sepse ai ka kartelën e pacientit dhe shkruhet në kartelë edhe shkaki i vdekjes, dhe kjo dokumentohet dhe ne raportojmë tek morgu, drejtoria e spitalit dhe tek ministria”, tha ai.

Ai tha se morgu është nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, dhe të dhënat e tij nuk mund të përmbysin evidencat, të cilat i disponojnë dy institucionet e lartpërmendura.

“Emrat nuk kanë qenë sekretë të pacientëve që kanë humbur jetën. Nuk e fsheh dot. Si ka mundësi që këto të dhënat i marrin nga morgu, sepse morgu është një institucion që varet si nga Ministria e Drejtësitë ashtu dhe ajo e Shëndetësisë”, tha Brataj.

LEXO EDHE:  Varianti Delta i koronavirusit në Shqipëri?/ Specialistja e ISHP-së: Rreziku ekziston

Mjeku Brataj i tha gazetares Bruna Çifligu se aktualisht nuk ka rrezik për një ri-mbyllje të dytë. Ai shtoi se përqindja e vdekshmërisë në krahasim me shkallën e infeksionit mbetet e ulët.

“Indikatorët janë akoma nën kontroll dhe janë të menaxhueshëm. Nuk ka këtu arsye për t’u alarmuar. Jemi akoma tek masat e mesme, mund të ketë kufizime oraresh, kufizim aktiviteti për subjektet, të cilat nuk janë esenciale. Përqindja e vdekshmërisë në krahasim me shkallën e infeksionit është e ulët”, tha ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Të pavaksinuarit, shumë më të rrezikuar nga ‘Delta’/ Paralajmëron epidemilogu

Publikuar

-

Nga

Të pavaksinuarit, shumë më të rrezikuar nga ‘Delta’, paralajmëron epidemilogu

Epidemiologu Alban Ylli tha për Euronews Albania se rreziku i infektimit me variantin ‘Delta’ të COVID-19 është shumë më i madh tek personat e pavaksinuar se sa ata që kanë bërë një vaksinë, çfarëdolloj qoftë ajo.

Edhe pse rastet me këtë variant janë shumë të pakta në Shqipëri për të krijuar një ide të qartë lidhur me prirjen e tij, mjeku shpjegoi se përvoja e vendeve ku ‘Delta’ është mbizotërues, si në Britani të Madhe, SHBA apo Indi ka treguar se personat e vaksinuar janë shumë më të mbrojtur nga ky variant i virusit.

Këtë, tha epidemiologu, e konfirmon edhe fakti që grupmoshat më të prekura deri tani nga ky virus janë të rinjtë, që janë masivisht edhe personat më të pavaksinuar.

LEXO EDHE:  "Karantinat s'janë zgjidhje"/ Profesori amerikan tregon opsionin më efektiv për të luftuar Covid-19

Z. Ylli u shpreh se situata aktuale e epidemisë në vendin tonë, nisur nga shifrat është e riskut të ulët dhe kjo sipas tij mund të zgjasë edhe pak.

LEXO EDHE:  Rekord të infektuarish nga Covid-19/ Pesë viktima në 24 orë

Por, nisur nga prirja globale, tha mjeku, duket e pashmangshme një rritje graduale e numrave që mund të pasohen në të ardhmen afërt me vdekjet.

“Shoqëria dhe qeveria nuk duhet të harrojnë se jemi një stad të përparuar të pandemisë”, u shpreh ai./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Nuk janë studiuar efektet afatgjata”/ Alimehmeti kundër vaksinimit të fëmijëve

Publikuar

-

Nga

“Nuk janë studiuar efektet afatgjata”/ Alimehmeti kundër vaksinimit të fëmijëve

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, është shprehur  kundër vaksinimit të fëmijëve ndaj Covid-19.

I ftuar në studion e “Ditari” në A2, ai tha se kur flasim për efekte afatgjata të vaksinës, është ndryshe për një 70-vjeçar dhe ndryshe për një 17-vjeçar.

Kjo sëmundje ka pasur një lidhje eksponenciale me moshën. Sa më e madhe mosha, aq më shumë rriteshin rastet e rënda dhe fatalitetet.

Që në fillim, pamë që rastet e rënda te fëmijët ishin tejet të rralla. Në Gjermani janë studiuar familjet me të paktën një rast koronavirusi dhe u pa se fëmijët sëmuren 41% më pak sesa të rriturit. Gjithashtu, edhe antitrupat ishin më të shumtë te fëmijët.

Po të marrim rezultatet e këtyre studimeve, unë jam kundër vaksinimit të fëmijëve. Kur flasim për efekte afatgjata të vaksinës, është ndryshe për një 70-vjeçar dhe ndryshe për një 17-vjeçar. Me kaq pak muaj sa kemi me vaksinën, nuk janë studiuar efektet afatgjata të saj. Do një kujdes më të madh kjo punë, duhet marrë një vendim shumë të bazuar në prova”, u shpreh Alimehmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata e Covid/ Shënohet viktima e parë pas disa javësh, ja sa raste të reja janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

MSH nxjerr shifrat/ Sërish asnjë viktimë nga Covid-19, ja sa raste të reja janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3316 testime  testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 30  qytetarë në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë.

Gjithashtu sot, pas më shumë se një muaji është shënuar dhe viktima e parë nga Covid.

Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid19.
Vihet re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Varianti Delta i koronavirusit në Shqipëri?/ Specialistja e ISHP-së: Rreziku ekziston

Statistika (28 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 17
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3316

LEXO EDHE:  Franca drejt gjunjëzimit nga Covid-19/ Macron njofton mbylljen e dytë

Testime totale 889,044
Raste pozitive 132,952
Raste të shëruara 130,174
Raste Aktive 321
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 115
Elbasan 45
Kukës 32
Lezhë 32
Vlorë 28
Fier 16
Durrës 16
Shkodër 15
Korçë 10
Berat 8
Gjirokastër 4

LEXO TE PLOTE