Connect with Us

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak: Interesi ynë është që të fitojnë të gjithë

Kosova & Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak: Interesi ynë është që të fitojnë të gjithë

Publikuar

-

Gjatë një diskutimi virtual organizuar nga Shkolla e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare e Universitetit Johns Hopkins, i  dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Lajçak Miroslav tha se shpreson në një bashkëpunim më të mirë mes Brukselit dhe Uashingtonit lidhur me Ballkanin, me ardhjen në fuqi të administratës së re amerikane.

“Me zgjedhjen e një presidenti të ri dhe administratës, ne presim që të kthehemi në pozicionin shumë të mirë të bashkëpunimit më të afërt të mundshëm me partnerët tanë të SHBA-së në të mirë të vendeve dhe popujve të rajonit”, tha Miroslav.

Gjatë fjalës së tij ai shtoi se bashkëpunimi mes vendeve është shumë i rëndësishëm për arritjen e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe se deri tani kishte pyetje në rajon lidhur me ato që dukeshin si qëndrime të ndryshme nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara.

Administrata e Presidentit Donald Trump kishte nxitur dy palët për një zgjidhje që të realizohej përmes bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik.

Takimi me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë në shtator ishte i nivelit më të lartë që të dyja palët kanë pasur ndonjëherë në Uashington, por analistët vunë në dukje se ai dukej i pakoordinuar me Bashkimin Evropian.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka shprehur një qëndrim më tradicional diplomatik në lidhje me dy vendet.

Lajçak tha se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të kontribuonte pa dyshim në stabilizimin e rajonit “sepse së pari ka serbë dhe shqiptarë që jetojnë në çdo vend të rajonit dhe së dyti, natyrisht cilindo model të zbatojmë në këtë dialog dypalësh, ai mund të jetë me interes për fqinjët”.

Gjithashtu ai theksoi se çdo marrëveshje që mund të arrihet mes palëve duhet “të jetë e bazuar në parimet dhe vlerat evropiane sepse përveç normalizimit të marrëdhënieve, qëllimi po aq i rëndësishëm është t’i afrojë Kosovën dhe Serbinë më pranë Bashkimit Evropian”.

LEXO EDHE:  Mali i Zi merr vendimin/ Nga nesër hap kufijtë me Shqipërinë dhe rajonin

Ai tha se optimizmi i tij për një marrëveshje të mundshme mbështetet tek angazhimi i të dyja palëve dhe tek përfitimet që do të sillte ajo.

“Si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, dialogu është çelësi për të ardhmen e Bashkimit Evropian. Nuk ka asnjë alternativë përveç dialogut, kështu që kjo do të thotë që ata të dy duan të ardhmen në BE dhe për këtë arsye e dinë se kjo mund të arrihet vetëm përmes dialogut”.

I dërguari i posaçëm i BE-së për bisedimet u shpreh se të dyja palët e interpretojnë ndryshe normalizimin me Kosovën, kjo e fundit duke e bërë të qartë që do njohjen e plotë dhe Serbia që pyet se çfarë do të marrë në këmbim.

“Nuk është e lehtë sepse kemi të bëjmë me çështje të shtetësisë, identitetit dhe askush nuk dëshiron të dalë si humbës, por interesi ynë nuk është të kemi një fitues dhe një humbës. Interesi ynë është që të gjithë të fitojnë në këtë proces”, tha Lajçak./CNA.al.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen mbi 400 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Varianti i ri i Covid i afrohet Shqipërisë/ Një i infektuar në vendin fqinj

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 2518 testime.

Nga këto testime, bëhet me dije se 444 persona janë diagnostifkuar me koronavirus.

Konkretisht në Shkup janë regjistruar 209 raste, në Kumanovë 26, në Tetovë 13, në Prilep 5, në Gostivar 12, në Shtip 8, në Manastir 8, në Veles 26, në Ohër 26, në Strumicë 8, në Kavadarc 32, në Strugë 11, në Kërçovë 10, në Sveti Nikollë 1, në Gjevgjeli 3, në Resnjë 1, në Kriva Pallankë 3, në Radovish 5, në Dellçevë 16, në Probishtip 3, në Vinic 3, në Demir Hisar 1, në Makedonski Brod 2, në Bogdanc 2, në Kratovë 3, në Demir Kapi 6 dhe në Pehçevë 1.

LEXO EDHE:  Zvendëskryeministrit serb tregon kush e ka në dorë suksesin e dialogut me Kosovën

LEXO EDHE:  Çfarë e tremb kreun e LSI?/Balili si Eskobar droge, Meta si Eskobar korrupsioni

Gjithashtu në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 894 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërsa 21 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Merret vendimi për Albin Kurtin

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet në Kosovë/ Merret vendimi për Albin Kurtin

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa la jashtë zgjedhjeve Albin Kurtin dhe 4 kandidatët e tjerë të LVV Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinot Demi Murtezi për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por kreu i LVV ka dhe një shans, ai është që të ankohet në Gjykatën Supreme. Këtë veprim LVV duhet ta bëjë brenda 24 orëve, dhe vendimi del brenda 3 ditëve.

Kurti bashkë me një sërë kandidatësh për deputetë nuk janë certifikuar pasi në 3 vitet e fundit kanë pasur dënim me vendim të formës së prerë.

LEXO EDHE:  SHBA hedh “nënën e të gjitha bombave”!/Ja mbi cilin shtet

LEXO EDHE:  Kina hedh akuza ndaj SHBA / Ka filluar luftën më të madhe ekonomike në histori

Vetëvendosja në listën e saj për deputetë kishte caktuar Kurtin të parin, si dhe kandidat për kryeministër, por duket se ai nuk do të jetë pjesë e listës në rast se nuk bën apel në Gjykatën Supreme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci i 24 orëve në Kosovë/ Bien shifrat e viktimave e të infektuarve me Covid

Publikuar

-

Nga

Shërbeu për 48 vite me radhë si pneumologe/ Humb betejën me koronavirusin një tjetër mjeke

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar pesë viktima nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor thotë se bazuar në testimin e 1.842 mostrave janë shënuar edhe 288 raste me COVID-19. Sëmundjen e kanë mundur edhe 256 pacientë ndërsa raste aktive aktualisht janë 5.879.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 58.687 të prekur nga sëmundja COVID-19. Prej tyre 1.471 pacientë kanë humbur jetën ndërsa 51.337 janë shëruar./CNA.al

LEXO TE PLOTE