Connect with Us

“Akuza për viktimat dobëson opozitën”/ Manjani: Loja idiote me shifra e grafikë nuk çon askund

Politikë

“Akuza për viktimat dobëson opozitën”/ Manjani: Loja idiote me shifra e grafikë nuk çon askund

Publikuar

-

“Vini re me vëmendje!”/ Paralajmëron Manjani: Mund të ndërpritet rrugëtimi i Shqipërisë në Europë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar për deklaratën e kryetarit të oppozitës Lulzim Basha, se qeveria ka fshehur numrat e viktimave të Covid-19.

Manjani kundërshton Bashën për këtë akuzë të ngritur dhe thotë se nuk ka asnjë logjikë që qeveria mund të ulë numrin e viktimave, pasi pretendon se kjo nuk i sjell sukses.

Ai deklaron se njerëzit nuk po i vdes qeveria, por Covid, ndërsa thekson se qeveria ka në dorë vetëm mos të ta vështirësojë jetën.

Sipas tij, kjo akuzë dobëson opozitën dhe i shton më shumë pikë qeverisë.

Sinqerisht nuk e kuptoj ç’interes ka qeveria të ulë numrin e të vdekurve nga COVID?! Kjo është sëmundje pandemike, jo politike. Virusin as e sjell qeveria e as e lufton dot ajo. Vdekjet për shkak të virusit janë fatkeqësi. Atëherë përse duhen fshehur?!

Përse duhet deklaruar më pak nga sa kanë vdekur realisht nga COVID?! Për sukses politik?! Jo mo, jo! Ska llogjikë sepse tashmë edhe aq sa deklaron qeveria si të vdekur janë shumë.

Pastaj ç’sukses mund të kërkosh tek numri i të vdekurve?! Njerëzit nuk po i vdes qeveria, por COVID. Jetën as ta jep e as ta merr qeveria. Kjo e fundit ka në dorë të mos të ta vështirësojë, vetëm kaq. Se di! Nuk e marr vesh! Po ç’i kushton qeverisë të thotë njëherë të vetme:

*po ka të drejtë opozita. Le të bashkohemi të përballojmë këtë sëmundje dhe le të ndahemi sapo ta kemi mposhtur atë*.

Mendoj se qeveria fiton më shumë pikë politike kështu sesa duke sharë, pështyrë, shkumëzuar, shpifur e sajuar. Loja idiote me shifra e grafikë të sajuar, kur njerëzit vuajnë masivisht pasojat nuk çon askund.

Aq më pak kjo çon në dobësimin politik të opozitës. Kjo e fundit thjesht denoncon mbi ato informata që disponon dhe nuk po bën asnjë dëm. Përkundrazi po i jep një mundësi tjetër të artë qeverisë të sillet zyrtarisht e politikisht korrekt.

Plotësisht dakort jam me sentencën që s’bëhet politikë me të vdekurit. Por kjo vlen edhe për rastin e fshehjes së numrit të të vdekurve. Sinqerisht nuk e kuptoj më “imazheristin politik” Edi Rama…!? Nejse, punë për të tek e fundit”, shkruan Manjani në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Të kesh turp. Po mbron mafian”/ Frrok Çupi kapet keq me Çlirim Gjatën

Publikuar

-

Nga

Analistët Frrok Çupi dhe Çlirim Gjata janë përfshirë një një debat të ashpër në “Open” ku po flitet për përgjimet e antimafias italiane të publikuara nga mediat.

Debati nisi kur Gjata tha se në studio po mbrohet mafia.

Pjesë nga debati:

Gjata: E di çfarë po ndodh këtu? Këtu po dëgjojmë që po mbrohet mafia. Në këtë studio.

Ndreca: Çfarë thua? Kush po mbron mafian?

Gjata: Ja në këtë studi po dëgjojmë nga ju që po e mbroni.

Çupi: Tërhiqe atë që the, çfarë është kjo? Si mund të më akuzosh mua se mbroj mafian?! Mbroj unë mafian?

Gjata: Po.

LEXO EDHE:  Qeveria detyron sigurimin e banesave/ Artan Lame nxjerr urdhërin

LEXO EDHE:  Qeveria detyron sigurimin e banesave/ Artan Lame nxjerr urdhërin

Çupi: Nuk thoni dot që mbroj mafian, se unë të hedh në gjyq.

Gjata: Po ja e thashë…

Çupi: Nuk e thua dot se të bëj të 99-at unë…

Gjata: Ja e thashë, ti po ti, di vetëm të ofendosh.

Çupi: Ose dil nga studio ose duhet të provosh që ne mborjmë mafian

Gjata: Po ju këtu po thoni që kjo është kot, këto janë llafe kot…

Çupi: Aty nuk ka ngjarje ju thoni…

Gjata: Ata janë mafioza, ju i mbroni, s’ke argument dhe ke vetëm fyerje.

Çupi: Këtu nuk ka asnjë fakt asnjë ngjarje.

Gjata: A janë mafiozë ata aty?

LEXO TE PLOTE

Politikë

U përmend në përgjimet e “Ndraghetas”/ Reagon Ilir Kulla: Me 180 milion euro blija gjithë Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

U përmend në përgjimet e “Ndraghetas”/ Reagon Ilir Kulla: Me 180 milion euro blija gjithë Shqipërinë

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla, ka reaguar pas emri i tij u përmend në përgjimet e “Ndraghetas” e cila donte që të investonte në Shqipqri për të legalizuar paratë.

Kulla mohoi të ketë lidhje me shefin e antimafias, ndërsa tregoi lidhjen që kishte me ish-policin e Guardia di Finanza, Ercole D’Alessandro.

Në një mesazh dërguar gazetarit Blendi Fevziu, Kulla thotë se ai njeh gruan e D’Alessandros, Odetën, që sipas tij është mjeke në Shkodër, ndërsa pretendon se nuk e ka takuar shefin e antimafias.

LEXO EDHE:  Foto Lajm/ Tërmeti në Nepal, 8 milionë njerëz të prekur, mbi 4.300 viktima

LEXO EDHE:  Trondit ish-ministri i Ramës/ Shoferi i Xhafajt është vrarë

Me 180 milion euro kesh blinim gjithë Shqipërinë, Prokurorinë dhe Parlamentin po të kishin ardhur. Odeta, gruaja e tij është nga Shkodra mjekja ime dhe ky është burri i vet. Sigurisht që shefin e antimafias s’do e takoja nëpërmjet këtij kapterri dhe shefi e antimafias nuk takohet në kafe tek Zogu i Zi. Odeta është mjeke e shkëlqyer, gastrohepatologe, zonjë grua dhe mjeke e shkëlqyer. As nuk e kam takuar shefin e antimafias”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka kritikuar mbrëmjen e sotme kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe aleatët e tij Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu.

Duka tha se Basha duhet të përshpejtojë negociatat me aleatët, ndërsa kërkoi që të gjithë të lëshojnë pe.

Duhet të përshpejtohet procesi i negociimit. A e ka fajin Fatmiri me Shpëtimin, a e ka Lul Basha unë nuk e di. Të dy palët duhet të lëshojnë, në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të marrin vendimin në favor të asaj kauze. Të heqim pak nga vetja, se po nuk hoqëm dy pare nga vetja, asnjëherë nuk arrihet”, theksoi ai në emisionin “Log”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE