LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhdukja e kasetës/ Rama: Nuk e quaj Bashën tradhtar, duhet të përgjigjet qartë

19 Nëntor 2020, 20:24, Politikë CNA
Zhdukja e kasetës/ Rama: Nuk e quaj Bashën tradhtar, duhet të

Kryeministri Edi Rama, ka folur sërish për akuzat që ka ngritur ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha, për zhdukjen e kasetës së Masakrës së Krushës.

Rama tha se kjo çështje ka marrë jehonë për shkak se Basha nuk po jep një përgjigje, ndërsa theksoi se nuk dëshiron ta etiketojë këtë të fundit si tradhëtar apo anti-shqiptar.

Kreu i qeverisë deklaroi në emisionin ?Real Story? se kryetari i opozitës duhet të japë një përgjigje të saktë për këtë çështje që prek gjithë kombin shqiptar.

?Në themel të kësaj historie ka edhe një raport famëkeq të Dick Martyt që atëherë është bërë shkak për një rezolutë në PE dhe qeveria e Berishës në atë kohë ka votuar pro, ndërsa ne e kemi votuar kundër. Ajo që unë kam kërkuar është krejt e thjeshtë dhe nuk ka lidhje as me fushatën, zgjedhjet dhe as me ndonjë kauzë, por ka lidhje me një fakt shumë të thjeshtë që mendoj dhe besoj se kryetari i PD-së si një person që pretendon të bëhet kryeministër të na sqarojë. Nuk po kërkoj të shfrytëzoj  rastin për ta  anatemuar si tradhtar, sepse nuk besoj se këtu është një çështje tradhëtie apo anti-shqiptarie.

Duhet të marrë qëndrim dhe të mbajë qëndrim qoftë në raport me arsyen se përse u votua ajo rezolutë nga PD në rezolutën e europës. Kjo sjellje është shmangie me faktet dhe dëshmitarët që unë as i njoh”, theksoi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga