LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet e ardhmja e Balotelit, ja ku do të transferohet në janar

19 Nëntor 2020, 11:44, Sport CNA
Zbulohet e ardhmja e Balotelit, ja ku do të transferohet në janar

Mario Baloteli nga janari do të jetë me një skuadër të re dhe do të vazhdojë karrierën në kampionatin brazilian. Sulmuesi pritet të kalojë te skuadra braziliane e Vasko da Gama. Pikërisht kjo është komunikuar nga vetë drejtori sportiv i këtij klubi, Fabio Kordela, i cili është shprehur se në janar sulmuesi italian do të bashkohet me Vasko da Gama.

?Mario Baloteli te Vasko da Gama nuk është një ëndërr, por një realitet i pastër. Ne jemi duke punuar, së bashku me Mino Raiolën, që të sjellim në Brazil një nga lojtarët më të fortë në botë. Mario është i bindur për projektin tonë dhe ai është shumë i ngazëllyer për transferimin në një nga kampionatet më të bukura dhe magjepsëse në botë.

Këtu në Brazil ai mund të kthehet përsëri si protagonist. Ne u përpoqëm të parashikonim dhe të bindnim presidenti aktual i klubit Alekandre Kampelo për të sjellë Mario në Brazil deri më 30 nëntor, por ai nuk dëshironte. Në këtë pikë gjithçka shtyhet për në janar.?, u shpreh Kordela për ?Tuttosport?.

Lajmet e fundit nga