LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tomor Alizoti: Rama analfabet në politikën e jashtme, Serbia ka fituar diplomatikisht

19 Nëntor 2020, 19:50, Politikë CNA
Tomor Alizoti: Rama analfabet në politikën e jashtme, Serbia ka fituar

Tomor Alizoti, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike thotë se diplomacia shqiptare ka dështuar sa i takon çështjes së Kosovës. Duke iu referuar gjyqit ndaj ish-krerëve të UCCK-së, ai tha se shqiptarët nuk kanë një strategji të unifikuar përballë Serbisë duke thënë se kjo e fundit ka fituar diplomatikisht.

?Diplomacia shqiptare është në një nivel shumë të padëshiruar dhe nuk ka një strategji të unifikuar. Serbët po arrijnë sukses vetëm me shqiptarët, me sllovenët dështoi totalisht me Kroacinë nuk i eci dhe me Bosnje Hercegovinën që është një shtet multietnik po ashtu, Kosova që është shteti me etninë më të madhe shqiptare, serbët nga një spastues arrijnë që sot janë në përparësi diplomatike para shqiptarëve?, tha ai.

Z. Alizoti bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama, të cilin e konsideroi dhe një person pa njohuri në politikën e jashtme. Ndërsa për akuzat që  mazhoranca ka ngritur ndaj liderit të opozitës, tha se kjo është gjëja më qesharake.

?Liderët shqiptarë e përdorin politikën e jashtme për interesa të tyre. Serbët janë një shtet shumë i fortë nacional, paria jonë hyn në lojë për interesa personale?, tha ai.

?Edhe sikur të ishte kështu në një kohë të tillë krize ku do të ishte e rëndësishme që shqiptarët të unifikoheshin një njeri me nivel mediokër dhe sipërfaqësor siç është zotëria kryeministër, një analfabet i politikes së jashtme serioze dhe një showman për një popull primitive bëjnë gjëra të tilla. Kjo është tragjedi?, tha anëtari i kryesisë së PD-së.

?Kjo mund të jetë gjëja më qesharake, ata kështu kanë bërë historikisht (i referohet Partisë së Punës) kanë gjykuar njerëz si agjentë edhe njerëz të tyre, ku Mehmet Shehun e nxorën poli agjent. Nuk e besoja se do të ishte kaq qesharak në një situatë kritike për shqiptarët?, përfundoi z. Alizoti./euronews

Lajmet e fundit nga