Connect with Us

Shqipëria e fundit për besueshmërinë në zgjedhje/ SHBA renditet vetëm një shkallë më lart

Lajme

Shqipëria e fundit për besueshmërinë në zgjedhje/ SHBA renditet vetëm një shkallë më lart

Publikuar

-

Nga Astrit Patozi/ Ata që po guxojnë të përflasin Amerikën nga Tirana...

Në të gjitha studimet, Shqipëria renditet si një vend me korrupsion shumë të madh.

Këtë gjë e ka vërtetuar edhe një studim i bërë së fundmi, duke marrë shkas nga zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump, ka ngritur akuzat se zgjedhjet e 13 nëntorit janë manipuluar në disa shtete dhe kjo ka bërë që amerikanët të humbasin besimin te integriteti i zgjedhjeve.

Mediat amerikane kanë raportuar se SHBA është vendi i 37-të përsa i përket integritetit te zgjedhjeve, ndërsa shteti i fundit për besueshmëri në zgjedhje është Shqipëria.

Kronikën ku rapotohet ky informacion e ka publikuar në rrjetet sociale Marko Kepi, shqiptari i parë Republikan që garoi për Asamblenë e New York-ut.

LEXO EDHE:  Arlind Çaçani deklaratë të fortë/ Numri i viktimave është 3-fish më i lartë sesa raportohet

Ai thotë se fakti që SHBA renditet pranë Shqipërisë, është vërtet shqetësuese.

Meqenëse kam lindur në Shqipëri, mund t’ju them se ata kanë sistemin e votimit më të korruptuar në botë. Për SHBA të jesh pranë Shqipërisë është jashtëzakonisht shqetësuese!!!”, shkruan Kepi në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Lady Gaga këndoi himnin amerikan/ Alfred Cako zbulon mesazhin e fshehtë

Publikuar

-

Nga

"Më lini të futem pa maskë tek Infektivi"/ Alfred Cako i shkruan Silva Binos pas sulmeve në distancë

Jennifer Lopez dhe Lady Gaga ishin dy nga artistet e që performuan fjatë inagurimit të presidetit të 46-të të SHBA-ve, Joe Biden.

Lady Gaga performoi me bandën e marinës amerikane himnin kombëtar, ndërsa konspiracionisti Alfred Cako pretendon se pas këtij veprimi fshihet një mesazh.

Sipas tij, performimi i himnit të Amerikës nga Lady Gaga, jep mesazhin që në SHBA do fillojnë të komandojnë pakicat.

“Himni i këndua nga një sataniste e shquar si Lady Gaga dhe himni i Amerikës i kënduar dhe krijuar kryesisht nga të bardhë, por edhe nga të zinj, nga populli i lirë Amerikan, u kthye kështu në muzikë hip hop, karakteristikë afikan për të dhënë një mesazh që aty do fillojnë të komandojnë pakicat, pr atë zinjtë. Unë kështu e përktheva.

Karakteristika tjetër që vura re ishte veshaj me atë ngjyrën lejla të të gjitha zonjave po t’i shikosh, sidomos kjo që është shumë marksiste, Kamala Harris“, tha konspiracionisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

108 vjetori i Policisë së Shtetit/ Hoxha kujton sakfiricën e 224 burrave për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Operacioni italo-shqiptar me 37 të arrestar/ Artan Hoxha zbulon si u shit politikisht

Gazetarei Artan Hoxha ka kujtuar themelimin e policisë së Shtetit Shqiptar, më 18 janar 1913.

Përmes një postimi në rrjtet sociale, Hoxha shkruan se 224 burra sakrifikuan jetën e tyre për këtë vend gjatë 30-të viteve të postkomunizmit. Gazetari thekosn se sot, ata janë yje mbi një memorial te zi, duke na dhënë shpresë, se ky komb, ende nuk është mposhtur nga krimi.

“Me 13 janar 1913, vetem nje muaj e gjysem pas shpalljes se pavarsise, qeveria e Ismail Qemalit vendosi te themeloje Policine e Shtetit Shqiptar. 108 vite me pas, nje memorial i zi, vendosur ne oborrin e Ministrise se Brendeshme, perkujton 224 “Deshmoret e Atdheut”, te rene ne krye te detyres gjate 30-te viteve te postkomunizmit. 224 BURRA qe sakrifikuan jeten e tyre per kete vend. Shume prej tyre i kam njohur nga afer, kam marre pjese ne operacione te organizuar dhe drejtuar prej tyre. Kam ngrene buke me ta, ne mencat e varfera te komisariateve te Shqiperise, nga Tropoja ne Sarande. Kam ndare bashke me ta, sukseset e aksioneve dhe me kane lene te vetem, te derdh lot hidherimi ne funeralet e tyre. Sot, ATA jane YJE mbi ate memorial te zi, duke na dhene shprese, se ky komb, ende nuk eshte mposhtur nga krimi… E paharruar qofte sakrifica juaj…”, shkruan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Pesë mësime që na japin filmat klasikë të Krishtlindjeve

Publikuar

-

Nga

Pesë mësime që na japin filmat klasikë të Krishtlindjeve

Ajo që na shoqëron gjatë gjithë muajit dhjetor, ose siç e njohim ndryshe, muajit të festave, janë filmat festivë me Krishtlindje.

Por përveçse zbavitës, këto filma na japin 5 mesazhe shumë të vlefshme për gjithkënd.

Mos zgjidhni punën mbi njerëzit

Ky është një nga mesazhet më të forta që jepet në shumë filma, që mësojnë njerëzit të mos i japin përparësi parave të gatshme mbi lumturinë njerëzore.

Tensionet janë të pashmangshme

Ndonjëherë, pavarësisht se çfarë bëni, gjërat shkojnë pak keq. Shpeshherë vendosemi para situatave të pakëndshme, por ajo që duhet bërë është që të qetësohemi dhe të marrin situatën nën kontroll pa hapur panik dhe duke i parë gjërat me optimizëm.

Familja është ajo që ju e bëni atë

Ka të gjitha llojet e familjeve të ndryshme në botë. Miqtë tanë, personat me të cilët mund të kemi marrëdhënie të ngushta, bashkëpunëtorët tanë, madje edhe qentë tanë mund të jenë familjarë.

LEXO EDHE:  Moti vjen me surpriza/ Pritet dëborë në ditët e fundit të nëntorit

LEXO EDHE:  Harta e GFK/ Fuqia blerëse, Shqipëria ndër vendet më të varfra në vitin 2017

Disa filma Krishtlindjesh na zhvendosin rrënjësisht nga pritjet tona dhe na tregojnë me mënyra të ndryshme se çfarë nënkupton miqësia dhe besnikëria dhe sesi njerëzit mund të gjejnë ndjenjën e tyre jashtë kufijve të familjes.

“Vriteni” të keqen me mirësi

Nëse jeni mërzitur nga xhaxhai që vazhdon të diskutojë për politikën, nga tezja juaj që vazhdimisht ju ngacmon për të gjetur një partner dhe për tu martuar, nuk duhet të silleni vrazhdë me ta. Filmat festivë na japin një mësim, “t’i vrasim me mirësi”. Kështu mund të shmangni stresin e pushimeve dhe të jeni të qetë pa u bezdisur nga të tjerët.

Shpërndani pozitivitet

Vetëm shaka, premtime dhe optimizëm.  Ka një sërë filmash Krishtlindjesh ku mund të merrni pozitivitet.

LEXO TE PLOTE