LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthimi në lokalin në Shkodër/ Zbardhen detaje, çfarë ndodhi tre muaj më parë

19 Nëntor 2020, 07:46, Kronika CNA
Shpërthimi në lokalin në Shkodër/ Zbardhen detaje,

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi në lokalin e 46-vjeçares mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës.

Pronarja e lokalit, Hana Foleta nuk ka dyshime se kush mund të kenë qenë autoret e kësaj ngjarje.

Mësohet se rreth 3 muaj më parë djali i Hana Foletës ka qenë i përfshirë në një plagosje. Djali i 46-vjeçares ka plagosur me thikë dy persona. I riu është arrestuar për këtë ngjarje por më pas është lënë i lirë.

Dy të plagosurit nuk kanë nuk kanë bërë denoncim në polici për ngjarjen.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50, në lagjen ?Tom Kola? në Shkodër. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale./CNA.al

Lajmet e fundit nga