LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Avokati i Popullit: Të bëhet hetim disiplinor për punonjësit e policisë

19 Nëntor 2020, 09:38, Aktualitet CNA
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Avokati i Popullit: Të bëhet hetim

Avokati i Popullit, pasi ka shqyrtuar sjelljen e organeve të Rendit gjatë ndërhyrjeve të kësaj të fundit më 17 maj të këtij viti për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ka përpiluar një përmbledhje me rekomandime mbi sjelljen e Policisë së Shtetit.

Nisur nga konstatimet e kryera gjatë hetimit administrativ të nisur nga Avokati i Popullit, u është kërkuar autoriteteve më të rëndësishme ligjzbatuese në vend si Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së përgjithshme që të ndërmarrin një sërë masash administrative dhe ligjore për të ndëshkuar një seri sjelljesh individuale apo të organizuara që u vërejtën në veprimtarinë e Policisë së Shtetit gjatë operacionit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Postimi i plotë i Avokatit të Popullit

 

Lajmet e fundit nga