Kronika
Sekuestrimi i 1.2 kg kokainë në Lezhë/ Zbardhen detaje: Droga u gjet në lavatriçe

Policia e Lezhës ka dhënë detaje, në lidhje me sekuestrimin e 1.2 kilogramë kokainë në një servis.
Bëhet me dije se policia kishte informacione se servisi në pronësi të Dodë Markvukaj, përdorej për tregtim narkotikësh prandaj dhe u ushtrua kontroll. Brenda servisit ndodhej vetëm Vera Preka, e cila kishte të përshtatur një dhomë si banesë pasi figuronte e ndarë nga bashkëshorti Dodë Markvukaj.
Sasia e lëndës narkotike është gjetur në lavatriçe, e cila ishte në punë për të fshehur gjurmët, gjë e cila dyshohet se është realizuar nga e ndaluara Vera Preka.
Policia nuk ka gjetur në banesë të dyshuarin Dodë Markvukaj, edhe pse ai ishte në arrest shtëpie për të njëjtën vepër penale, atë të kryer më herët./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Pas arrestimit të sanitares mashtruese/ Policia bën lëvizjen e radhës
Emisioni investigativ “Stop” denoncoi mbrëmjen e djeshme një skandal, ku një punonjëse e spitalit “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Covid 2, bënte pazar me...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makinat bëhen copë te ambasada italiane
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë pranë ambasadës italiane në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur fort duke pësuar dëme të...