Sociale
Rimbursimi i ilaçeve/ Përfaqësuesi i Urdhrit të Farmacistëve: Shuma e qeverisë nuk mjafton

Qeveria shqiptare vendosi që të rimbursojë deri diku shpenzimet për barnat dhe ilaçet për kurimin nga Covid-19. Nga rimbursimi i barnave anti-covid do të përfitojnë pacientët që do të kalojnë virusin në gjendje të lehtë dhe të mesme.
Shteti garanton shumat 1650 dhe 10900 lekë, edhe pse kostot për këtë kategori të sëmurësh mund të jenë më të larta. Sekretar i Përgjithshëm i Urdhrit të Farmacistëve, Dëfrim Goma, gjatë një intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania tha se pacientët mund të përfitojnë nga skema e rimbusrimit, pasi rezultati i testit të Covid-19 të konfirmohet nga ISHP-ja.
“Receta me rimbursim përcaktohet pasi të jetë konfirmuar nga institucionet shëndetësore publike, që do të thotë se nëse një pacient, që të konfirmohet pozitiv duhet të ketë përgjigjen pozitive nga ISHP-ja. Që zyrtarisht një person me covid, duhet që testi i bërë në një laborator privat të konfirmohet nga ISHP-ja. Skema e rimbursimit është një skemë shumë e mirë, dhe është edhe kërkesa jonë”, tha ai.
Ai tha se shuma e rumbursimit që ka përcaktuar qeveria për të ndihmuar të prekurit nga cornavirus nuk mjafton.
“Shumë që është vënë mund të diskutohet, dhe natyrisht që është shumë e papërfillshme dhe nuk e mbulon. Farmacitë kanë të drejtë të tregtojnë pajisje mjekësore. Si forma e lehta dhe e mesme kanë një kosto reale është relativisht më e lartë, ose tre katër herë më shumë se sa kjo pretendohet”, tha ai.
Sekretar i Përgjithshëm i Urdhrit të Farmacistëve tregoi me shifra konkrete për çmimin e barnave për pacientët, të cilët janë infektuar dhe po kalojnë një formë të lehtë ose të mesme të Covid-19: “Shkon rreth 6 mijë lekë forma e lehta, ndërsa forma e mesme shkon në rreth 30 mijë lekë, dhe që përfshihen dhe barbat që përdoren tek forma e lehtë. Pacientët po mjekohen në shtëpi edhe me barna të tjerë edhe me antibiotikë. Kjo shumë që është vënë nuk mjafton bazuar në informacionet me realitetin se çfarë ndodh. Ai tha se pacienti kund të kalojë nga mjeku i familje, por nuk ndalon dot të konsultohet me një specialist. Ne kemi bërë një rimbursim të pjesshëm dhe jo të plotë”, theksoi ai.
Në fund ai ftoi farmacistët të mos tregtojnë ilaçe të pautorizuara dhe që janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.
“Në çdo moment thirrja ndaj farmacistëve është: të dashur kolegë, ushtrojeni profesionin e farmacistëve, zbatoni legjislacionin dhe ndihmojini njerëzit”, theksoi z. Goma.
Lajme të Rekomanduara:

Rikthim në auditore, apo online?/ Merret vendimi për universitetet
Është mbledhur pasditen e sotme Komiteti Teknik Ekspertëve, për t’iu njohur me masat e reja, dhe vendimin për universitetet. Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira...

“Shpërthen” Covid në shkollë/ Infektohen 7 nxënës të një gjimnazi
Shtatë nxënës të një gjimnazi në Memaliaj janë infektuar me koronavirus. Vetëm një javë më parë u raportua për një nxënës të prekur. Ai ka...