Connect with Us

Ramos me “dhimbje koke”, pa liderin e ekipit në “San Siro”

La Liga

Ramos me “dhimbje koke”, pa liderin e ekipit në “San Siro”

Publikuar

-

Sergio Ramos pësoi një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë në sfidën që Spanja fitoi 6-0 kundër Gjermanisë ditën e martë, sukses që ndikoi që kombëtarja iberike të arrinte vendin e parë në grupin 4 të Ligës A në Nations League.

Kapiteni u largua nga fusha në fundin e pjesës së parë prej problemeve në kofshë, teksa kontrollet mjekësore kanë konfirmuar mungesën e 34-vjeçarit në dy takimet e radhës të Real Madrid: atë kundër Villareal në kampionat (21 nëntor) dhe duelin e Champions ndaj Interi në “San Siro” (25 nëntor).

Një mungesë e rëndësishme në prapavijë për trajnerin Zidane, i cili i gëzohet rikthimeve të Eden Hazard, Casemiro dhe Eder Militao, tre lojtarët e infektuar me Covid-19, të cilët rezultuan negativë në testet e kryera ditën e djeshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Boateng: Messi më bëri të mendoj tërheqjen nga futbolli

Publikuar

-

Nga

Kevin-Prince Boateng ka thënë se kur pa Lionel Messin se ishte aq i mirë gjatë qëndrimit të tij te Barcelona, mendoi të pensionohej nga futbolli.

Boateng iu bashkua skuadrës katallanë në një lëvizje të papritur në janar të vitit 2019, duke qëndruar gjashtë muaj i huazuar, kur arriti të fitonte titullin e La Ligas, pavarësisht periudhës së shkurtër atje.

33 vjerçari më pas u transferua te Fiorentina, Bestikas, dhe në fund te Monza, pjesë e të cilës skuadër është aktualisht.

“Gjashtë muajt e parë te Barcelona ishin të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar fillimisht Boateng, përcjell lajmi.net.

“Fillimisht, nuk e besoja atë. Mendova se ishte Espanyol që më dëshironte mua, jo Barcelona reale”.

“Stërvitja me Messin më la pa fjalë mua. Unë gjithmonë kam thënë se Cristiano Ronaldo ishte më i miri në botë, por Messi është tjetër. Ai nuk është normal”.

“Derisa stërvitesha me të u ndjeva joadekuat për herë të parë në karrierën time. Ai po bënte gjëra të pabesueshme. Unë ndjeva sikur po thoja. Unë kam mbaruar, unë do të pensionohem”

LEXO TE PLOTE

La Liga

Real Madridi bëhet gati për çmendurinë e merkatos, ofertë e majme Haland

Publikuar

-

Nga

Sipas shtypit spanjoll Real Madrid e ka kartën e duhur për të mbërritur tek bomberi i Dortmundit Erling Haland.

Madrilenët e kanë bërë ofertën e tyre të parë, ku kanë ofruar 70 milionë euro plus shërbimet e sulmuesit serb 22-vjeçar Luka Joviç.

Klubi ʺmerenguesʺ janë gati të bëjnë çmenduria për bomberin norvegjez i cili po shkëlqen me verdhezinjtë duke kaluar momentin më të mirë në karrierë.

Haland deri më tani me Borusian e Dortmundit ka zhvilluar në të gjitha kompeticionet 11 ndeshje nga ku e ka tundur rrjetën plot 14 herë.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Barcelona në krizë, e mposht Atletico Madridi

Publikuar

-

Nga

Atletico Madridi ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Barcelonës. “Los Rijoblancos” fituan me rezultat minimal 1 – 0, ndeshje e zhvilluar në “Wanda Metripolitano”.

Dy skuadrat zhvilluan ndeshje të bukur, derisa mbrojtja defensive ishte në nivelin e lartë, duke mos lejuar konkretizimin e shumicës së rasteve.

Carrasco realizoi golin e fitores pas një gabimi trashanik të Marc-Andrea Ter Stegen që la portën hapur duke iu afruar gjysmës së fushës (45+3).

Me këtë fitore, Atletico ngritët në vendin e dytë me 20 pikë, derisa Barcelona qëndron në të 10-tën me 11 pike.

LEXO TE PLOTE