Connect with Us

Rama sfidon Bashën/ Është lider i dobët, s’e mban dot stafetën e Berishës

Politikë

Rama sfidon Bashën/ Është lider i dobët, s’e mban dot stafetën e Berishës

Publikuar

-

Rama sfidon Bashën/ Është lider i dobët, se mban dot stafetën e Berishës

Kryeministri Edi Rama, e ka quajtur një lidër të dobër kryedemokratin Basha, duke shtuar se nuk është në gjendje të mbajë stafetën që i kalojë Berisha.

Duke folur për akuzat që ka ngritur ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha, për zhdukjen e kasetës së Masakrës së Krushës, Rama tha se Basha ka frikë të përvballet me faktet dhe të vërtetën dhe kjo nuk është hera  e parë që e bën.

“Unë thjesht kam këruar që kryetari i opozitës të shpjegohet.

Në momentin kur çdo shqiptar i arsyeshëm shikon dëshmitarin nga Kosova që filmoi masakrën që është pa asnjë kompakt dhe lidhje jo me mua por dhe me Shqipërinë, por nga ana tjetër shikon Lulzim Bashën, kupton se klush thotë të vërtetën dhe kush gënjen.

LEXO EDHE:  Rama-Metës/ Cakaj 1000 herë më i ditur se ti  

Mjafto të dish historinë e të dyve dhe kupton që zotëria shpreh dhimbjen për një fakt jetësor të tijin. Pse të sajonte!

Dhe Lulzim, Basha që është më shumë se sa një herë i provuar si një politikan që nuk përballet me faktet dhe të vërtetën, nuk është në gjendje të mbajë qëndrim si lidër. Eshtë jo thjesht një lidër i dobët, por nuk është në gjendje të mbajë kostumin e një lideri dhe që ka marë stafetën nga Sali Berisha.

Nyuk është njeriu që unë kam ndonjë minimum admirimi dhe simpatie, tha Rama në “Real Story”./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ngeli jashtë Kuvendit/ Hajdari: Ja pse nuk u zgjodha deputete, do të vazhdoj të jem aktive në politikë

Publikuar

-

Nga

Ngeli jashtë Kuvendit/ Hajdari: Ja pse nuk u zgjodha deputete, do të vazhdoj të jem aktive në politikë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për faktin që ajo nuk u zgjodh deputete në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ajo u shpreh se ka bërë një betejë të fortë në parlament. Hajdari theksoi se arsyeja që ajo nuk është zgjedhur deputete është lufta brenda sistemit gjë që sipas saj nuk e ka bërë.

Deputetja shtoi se do të jetë aktive në politikë dhe kontributi që do të japë do të jetë me të njëjtat parime që ka pasur.

Jo nuk më vjen aspak keq sepse kam bërë një betejë të fortë dhe jam shumë krenare për betejat që kamë bërë në parlament. Beteja për të qëndruar në parlament, për të dhënë mesazh që opozita ka nevojë për të bërë betejat e saj kundrejt çdo qeverie. Duhet luftuar brenda sistemit, për këtë kam qëndruar dhe jam krenare, patjetër që kjo është kostoja që merr me pas. Dua të jem aktive në politike, do të jem një njeri që do jetë një vlerë e shtuar për atë që përfaqëson fryma opozitare. Duhet parë se ku do të shkojnë gjërat. Kontributi që do të jap do të jetë po e me të njëjtat parime që kam pasur. Jam akoma në një analizë të të gjithë situatës, por do të vazhdoj rrugëtimin tim të jem aktive në politikë. Jam duke riparë pozicionin tim tek Nisma Thurje”,  Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 30 Qershorit/ Kokona: Jemi në devijim të aspekteve procedurale të një shqyrtimi kushtetues

Publikuar

-

Nga

Kuvendi rihap garën për një vend vakant në Kushtetues/ Afati dhe kriteret

Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona ka folur për zgjedhjet e 30 Qershorit ku është shprehur se ky proces ka të bëjë me votuesit. Sipas saj, për aq kohë sa kërkuesi nuk është as votues dhe as subjekt politik , atëherë ka devijim total të aspekteve procedurale të një shqyrtimi kushtetues.

Ajo gjithashtu theksoi se qëllimi i vet ekzistencës së Shoqatës nëpërmjet kryetarëve nuk mundet të kryesohet apo përfaqësohet nga ish-kryetarë.

Ky proces ka të bëjë me votuesit, për aq kohë sa kërkuesi nuk është as votues dhe as subjekt politik jemi në devijim total të aspekteve procedurale të një shqyrtimi kushtetues. Mund të ketë subjekte që i drejtohen Gjykatës Kushtetuese por duhet t’i drejtohen jo me një rol parësor,  por pasi i kanë shteruar nivelet e tjera të gjykimit.

Jemi e kushtet e një shoqate e cila nuk ka në parashikimet e akteve te veta themelore aktet politike dhe as një aktivitet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Për këtë arsye qëllimi i vet ekzistencës së Shoqatës nëpërmjet kryetarëve nuk mundet sipas vullnetit të kryesohet apo përfaqësohet nga ish-kryetarë. Prezent në proces kemi një ish-kryetar dhe një profesionist i autorizuar nga një ish-kryetare.

Të gjitha rastet kur një kryetar pret që në detyre të vijë një kryetar tjetër nuk mund të shfrytëzojë mbajtjen edhe të postit të një shoqate. Kryetari aktual i shoqatës ka marrë detyrën në vijim të periodicitetit te caktuar. Jemi ne kushtet e mungesës se përfaqësueshmërisë në këtë seancë”, u shpreh Kokona./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

400 gjyqtarë e prokurorë pa Vetting/ Balla: Zgjatja e mandatit të KPK duke ndryshuar Kushtetutën me opozitën

Publikuar

-

Nga

400 gjyqtarë e prokurorë pa Vetting/ Balla: Zgjatja e mandatit të KPK duke ndryshuar Kushtetutën me opozitën

Nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë në sistemin e drejtësisë, deri tani 401 kanë kaluar në “sitën” e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ose thënë ndryshe shkallën e parë të Vetting-ut.

Gjysma tjetër e zyrtarëve të drejtësisë duhet të kalojnë kontrollonin brenda vitit të mbetur nga mandati i KPK-së.

Nisur nga numri i madh i gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë kaluar Vetting-un, mazhoranca e ka të qartë hapin e radhës.

“E vetmja zgjidhje është një zgjatje me një dispozite kalimtare në Kushtetutë të mandatit të Komisionit të Përkohshëm të Kualifikimit.

Por për ndryshimin e kushtetutës, duhet dhe opozita dhe z. Basha thotë se ka kohë të mjaftueshme për të arritur konsensus.

“Me opozitën e re parlamentare ne mund të gjejmë gjuhën e përbashkët për të zgjatur mandatin e tyre”, shtoi kreu i grupit parlamentar të PS.

LEXO EDHE:  Skandali në Fushë-Krujë/ Rama thyen heshtjen

LEXO EDHE:  Basha shpalos programin në Dibër/Çfarë do i ofrojmë shqiptarëve

Në shkurt 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nisi shkarkimet e para në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo strukturë ka mandat 5-vjeçar, që mbaron në qershorin e 2022.

“Ndryshimet në Kushtetutë kërkojnë një kohë të gjatë në dispozicion, nëse bëj një përllogaritje minimale të afateve, të paktën 45 ditë. Kështu që do të sugjeroja që kjo do të ishte një çështje që të adresohet me prioritet nga legjislatura e re.

Sipas draft strategjisë së Ministrisë së Drejtësisë për reformën në këtë sistem, pritet të ketë zgjatje në zbatimin e saj me të paktën 10 vjet dhe një kosto që mund të shkojë deri në 57 milionë euro./euronews

LEXO TE PLOTE