LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

19 Nëntor 2020, 19:19, Sociale CNA
Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Sot po mbyllet një tjetër ditë me mot të kthjellët dhe diell duke marrë parasysh kushtet e qëndrueshme atmosferike që ndikojnë mbi vendin tonë.

Në këtë mënyrë edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike cka përkthehet në një tjetër ditë me mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen të mbeten të ftohta me vlerat nga 0°C në relievet malore deri në 8°C në ato të ulta dhe ato bregdetare. Sa i përket vlerave të mesditës ato parashikohen nga 12°C në relievet malore deri në 22°C në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Për tu theksuar për ditën e nesërme është elementi i erës. Deri në orët e pasdites ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s.

Duke filluar nga orët e mbrëmjes era fiton itensitet dhe bëhet e fortë dhe intensive me shpejtësi që parashikohet të arrijë deri në 20-25m/s. Por duhet thënë se era intensive parashikohet kryesisht përgjatë zonës së veriperëndimit, vijës bregdetare dhe zonat luginore në veri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga