Connect with Us

Numri i viktimave dyfish ngasa raportohet?/ Rama: Basha shpif! Po krijon panik dhe konfuzion

Politikë

Numri i viktimave dyfish ngasa raportohet?/ Rama: Basha shpif! Po krijon panik dhe konfuzion

Publikuar

-

Numri i viktimave dyfish ngasa raportohet?/ Rama: Basha shpif! Po krijon panik dhe konfuzion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ngriti akuzat e forta se qeveria ka fshehur numrin e viktimave të shkaktuara nga Covid-19.

Për këtë deklaratë është pyetur pak më parë kreu edhe kryeministri Edi Rama në emisionin “Real Story”, por ky i fundit e mohoi këtë.

Rama tha se Basha po mundohet të krijojë panik, konfuzion dhe shqetësim te qytetarët duke shpifur.

Çfarë mund t’i përgjigjesh tani?! D.m.th është pjesë e asaj që thashë, panik, konfuzion, shqetësim, katastrofë. Qeveria nuk deklaron asgjë. Numri i fataliteteve është një numër që pasqyrohet çdo ditë në bazë të kritereve që janë të lidhura me një element të thjeshtë: Të sëmurët nga Covid. Të tjerat janë spekulime, s’kanë asnjë bazë dhe hyn në atë të përditshmen: Shpif, shpif se diçka do mbetet, kall dëshpërim tek njerëzit se diçka do ndezë, ajo që përpiqen këta të ndezë, është se duhet të kuptojnë që pse kanë humbur që nga dita e parë”, theksoi kryeministri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mbyllet procesi i votimit në qarkun e Beratit/ Ja sa ishte pjesëmarrja

Publikuar

-

Nga

Në qarkun e Beratit u mbyll procesi i votimit për kreun e ri të PD. Në garë ishte Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

Ashtu si CNA.al e raportoi, në këtë qark ka pasur një tkurrje të anëtarëve në krahasim me vitin 2017.

Në degën e PD Berat ka pasur 25 mijë anëtarë, nga të cilët vetëm 1640 kanë qenë aktivë.

Kutive të votimit iu drejtuan 660 qytetarë, pra 40.2% e anëtarëve.

LEXO EDHE:  Andi Bejtja zbulon arsyen pse ambasadorët pranuan postin/Çfarë duhet të bëjë Rama urgjent

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat në fundjavë

Ndërsa në Skrapar nga 312 anëtarë që kanë qenë në total, u janë drejtuar kutive të votimit vetëm 93 veta ose 30% e tyre.

Në bashkinë e Poliçanit nga 253anëtar votuan vetëm 131persona ose 51.7%.

Në bashkinë e Dimalit  nga 1074anetar vetëm 500 të tillë votuan ose 51%.

Procesi i votimit u krye në mjediset e zyrave të PD.

Filloi në orën 8.00 mbaroi në orën 19.00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon procesi i numërimit në Delvinë/ Ja kush kryeson

Publikuar

-

Nga

Kukësi vijon të mbetet bastion i djathtë/ Ja rezultatet e derimëtanishme

Në Delvinë ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Në total ka patur 295 votues, nga ku Lulzim Basha ka fituar 205 vota, Agron Shehaj 57 vota, Edit Harxhi me 29 vota dhe Fatbardh Kadilli ka marrë vetëm 4 vota./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon numërimi në një tjetër bashki/ Agron Shehaj mund Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Përfundon numërimi në një tjetër bashki/ Agron Shehaj mund Lulzim Bashën

Edhe në Bashkinë e Selenicës ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kreun e ri të PD.

Nga rezultati final, mësohet se në këtë bashki kryeson Agron Shehaj me 17 vota para.

Rezultati në Selenicë është 119 vota për Agron Shehaj, 102 vota për Lulzim Bashën, nga 1 votë për Fatbardh Kadillin dhe Edith Harxhin, ndërsa dy vota kanë dalë të pavlefshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE