Sociale
Nora Malaj e trishtuar për vdekjen e “Ver Llapës”/ Ai nuk hyn te vipat po është identiteti i qytetit tonë

Ish zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të personazhit të njohur në Tiranë, “Ver llapa”.
Malaj shkruan në një postim në rrjetet sociale se e ka trishtuar shumë ky lajm, pasi Veri ishte një njeri shumë i mirë dhe kishte shoqëruar atë dhe gjithë brezin e saj në Tiranë.
Ajo ka ripostuar edhe mesazhin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit Kombëtar për Integrimit e Jetimëve Ilir Cumani.
“Mirëmgjes miqtë e mi ! Sot mësova se Veri ,i miri Veri, njeriu që më shoqëroi jo vetëm mua , por gjithë brezin tim në rritjen e moshimin tonë, Verin që e njihnim jo vetem ne që jemi lindur e rritur e po moshohemi ne Tiranë , po dhe ata qytetarë që pas ‘90 erdhën në Tiranë , sot ka ndërruar jetë e nuk do jete më mes nesh . Më dhembi shumë ky lajm, për të mirin Veri . Ai nuk hyne as te vipat dhe as te të pasurit , po është identiteti i qytetit tonë , ndaj Përshpirtjen për kete njeri , te shkruar me aq dashuri nga Ilir Çumani, po e ndaj me ju ! Le të lutemi bashke vetëm nje minutë per shpirtin e të mirit Veri , që të shkoj në Parajsë . Ai ishte njeriu i mir?, i vërteti, i Tiranës sonë! Të qoftë dheu i lehtë Veri i dashur ! Zoti të pranoftë e i prehsh në Paqe !”, shkruan Malaj./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Rikthim në auditore, apo online?/ Merret vendimi për universitetet
Është mbledhur pasditen e sotme Komiteti Teknik Ekspertëve, për t’iu njohur me masat e reja, dhe vendimin për universitetet. Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira...

“Shpërthen” Covid në shkollë/ Infektohen 7 nxënës të një gjimnazi
Shtatë nxënës të një gjimnazi në Memaliaj janë infektuar me koronavirus. Vetëm një javë më parë u raportua për një nxënës të prekur. Ai ka...