Sociale
Njihej nga të gjithë në rrugët e Tiranës/ Ndahet nga jeta “Ver Llapa”

Ndahet nga jeta një nga personazhet që jo pak njerëz e kanë hasur nëpër rrugët e Tiranës.
Të gjithë e njihnin si “Ver Llapa” pasi me mimikën dhe gjuhën e tij “të stërmadhe”. Bohemi që u shndërrua në mik por edhe përqeshës i shumë politikanëve, personazh i famshëm i qindra memeve pikante, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.
Lajmin e jep Ilir Çumani, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar për Integrimit e Jetimëve, shoqëruar edhe me një përkushtim plot dashuri dhe vlerësim.
“PËRSHPIRTJE PËR NJERIUN E MIRË….Jetove në mes tonë duke e sfiduar mjerimin tënd të bardhë në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund, duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje të gjithë këtij realiteti absurd ku bashkëjeton në mënyrë të pistë dhe absurde superluksi i pakicës së pushtetshme me mjerimin masiv të shumë të ngjashmëve të tu, si për të treguar se asgjë në këtë jetë nuk është e pafundme…
Ndaj, asgjë nuk duhet marrë seriozisht… Ishe engjëlli më i bukur dhe më i pafajshëm mbi këtë tokë, një dëshmi e gjallë ku luhet drama njerëzore, shkaktuar prej makutërve të panginjur e zemër katranë të pashpirtë, por të pangjashëm me pafajësinë dhe shpirtin tënd të bukur e të dëlirë naiv…
Ik VERI, prehu i qetë prej gjithë atij stërmundimi e përvuajtje të paepur që dëshmove në jetën tënde, një sakrificë prej cigani e bohemi që aq shumë ta adhuroja… Pusho në Paqe o NJERI ….. I mrekullueshëm i Zotit. R.I.P”, shkruan Çumani./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Rikthim në auditore, apo online?/ Merret vendimi për universitetet
Është mbledhur pasditen e sotme Komiteti Teknik Ekspertëve, për t’iu njohur me masat e reja, dhe vendimin për universitetet. Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira...

“Shpërthen” Covid në shkollë/ Infektohen 7 nxënës të një gjimnazi
Shtatë nxënës të një gjimnazi në Memaliaj janë infektuar me koronavirus. Vetëm një javë më parë u raportua për një nxënës të prekur. Ai ka...