Connect with Us

Në emergjencën e Covid/ Shpenzimet ulen për shëndetësinë, rriten për mjedisin!

Ekonomi

Në emergjencën e Covid/ Shpenzimet ulen për shëndetësinë, rriten për mjedisin!

Publikuar

-

Sistemet publike të shëndetësisë në të gjithë botën janë vënë në presionin e shpenzimeve të larta për përballimin e emergjencës që ka krijuar pandemia Covid-19, por në Shqipëri ka ndodhur e kundërta.

Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, për klasifikimin e shpenzimeve sipas funksioneve, gjatë 9 mujorit 2020 shpenzimet për sektorin e shëndetësisë ishin 4.2 % më të ulëta se, në të njëjtën periudhe të një viti më parë, ndërsa në vlerë ishin 1,5 miliardë lekë më pak (13.7 mln euro)

Teksa fondet për shëndetësinë dhe për disa funksione të tjera të tilla si, shërbime të përgjithshme publike, argëtimi dhe arsimi ishin më të ulëta se vitin e kaluar, kanë pësuar rritje të ndjeshme fondet për mbrojtjen e mjedisit dhe ato për mbrojtjen sociale dhe për çështjet ekonomike.

Sipas të dhënave zyrtare në 9-mujor shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit pësuan rritjen më të lartë me 68 % në raport me janar-shtator 2019. Ato arritën gjithsej në 3,7 miliardë lekë ose 12 milionë euro më shumë se në vitin e kaluar.

Nga ana tjetër Sektori i Shëndetësisë u përball këtë vit me presion të lartë për blerje të pajisjeve dhe medikamenteve shtesë për trajtimin e të prekurve nga COVID-19, duke marrë edhe një financim shtese prej 4 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit.

Por të dhënat faktike për realizimin e buxhetit 2020 tregojnë se, shpenzimet për shëndetësinë jo vetëm që nuk janë rritur, por rezultojnë poshtë faktit të vitit të kaluar me 13 milionë euro. Burimet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm sqarojnë se shkak për këtë situatë është bërë pezullimi i kontratës koncesionare të check-up dhe pagesat më të ulëta për koncesionin e sterilizimit.

Kosto vjetore e koncesionit të sterilizimit është rreth 1,6 miliardë lekë, por këtë vit pagesa pritet të jetë më e ulët, për shkak se një numër i madh operacionesh jo emergjente janë shtyrë prej pandemisë.

LEXO EDHE:  Shifra alarmante në SHBA/ Shkon në mbi 350 mijë numri i vdekjeve nga COVID-i

Ndërsa koncesioni i check-up, me kosto vjetore 876 milionë lekë, është pezulluar për të rinisur aktivitetin pasi pandemia të ketë kaluar.

Shpenzimet totale të buxhetit ishin 367 miliardë lekë për 9 mujorin, me rritje gati 6% me bazë vjetore, të ndikuara kryesisht nga shtimi i fondeve për mbrojtjen sociale, si rrjedhojë e paketave anti Covid-19.

Në 6-mujorin e parë 2020, funksionet e qeverisë që pësuan rritje të shpenzimeve ishin mbrojtja sociale me 13% në raport me një vit më parë, si rrjedhojë e paketave të ndihmës, mbrojtja e mjedisit me 68%, rendi dhe siguria publike me 3,9 %, çështjet ekonomike me 19.8 për qind.

Pandemia Covid -19 zhbalancoi treguesit makroekonomikë dhe ato buxhetore. Të ardhurat kanë pësuar rënie vjetore ne rreth 10.4 për qind gjatë 9-mujorit, ndërsa deficiti buxhetor është programuar të arrijë në 8,4 % të PBB-së nga rreth 2 për qind që ishte në buxheti fillestar./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Eurostat zbardh emigracionin masiv/ Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE

Publikuar

-

Nga

Shqipëria u rendit e gjashtë në botë në vitin 2019 sa u përket lejeve të qëndrimit që shtetasit e saj kanë në shtetet e Bashkimit Europian.

Të dhënat u publikuan nga Eurostat, sipas të cilit për shtetasit nga Shqipëria janë dhënë deri në fund të vitit 2019 rreth 868 mijë leje qëndrimi.

Sipas Eurostat, në fund të vitit 2019, qytetarët e Marokut ishin grupi më i madh që mbanin leje qëndrimi të vlefshme (2.0 milionë), ndjekur nga shtetasit e Turqisë (1.9 milionë), Ukrainës (1.3 milionë) dhe Kinës (përfshirë Hong Kongun; 1.0 milionë). Këto ishin shtetësitë e vetme që kishin më shumë se një milion leje qëndrimi të vlefshme.

Shifrat e tjera larta u regjistruan për qytetarët e Sirisë (974 000), Shqipërisë (868 000), Algjerisë (700 000), Rusisë (689 000), Indisë (555 000) dhe Serbisë (504 000). Qytetarët e këtyre 10 vendeve zënë më shumë se gjysmën (51%) të numrit të përgjithshëm të lejeve midis qytetarëve jo-BE që mbajnë leje qëndrimi të vlefshme në BE-27.

Ndërsa renditet e gjashta në botë për numrin e lejeve të qëndrimit që janë dhënë për shtetasit e saj, Shqipëria e vogël, me vetëm 2.85 milionë banorë, renditet e para në botë për lejet e qëndrimit, në raport me popullsinë e saj.

LEXO EDHE:  “Me dashje ose pa dashje, po vrasim njëri-tjetrin“/ Infektohet me Covid aktorja, Monika Lubonja

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues në vend/ Rritet numri i viktimave, më shumë se 750 të infektuar në 24 orë

Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, për shtetasit shqiptarë, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë per Shqipërinë 304 mijë leje qëndrimi për 1 milion banorë, që është 4 herë më e lartë sesa shteti i dytë pas nesh, Serbia (shih grafikun: Lejet e qëndrimit dhënë nga vendet e BE-së, për 1 mln banorë, deri në fund të 2019-s).

48% e lejeve janë dhënë në Itali

Sipas të dhënave të Eurostat, 48% e lejeve të qëndrimit janë dhënë për shtetasit shqiptarë nga Italia, për një total prej rreth 417 mijë personash.

Në vend të dytë është Greqia, me 43%, ose 371 mijë persona.

Gjermania ka kaluar në vend të tretë, me 43 mijë lejë qëndrimi, ose 5% të totalit.

Në vend të katërt është Franca, me 11 mijë persona, ose 1.3% të totalit.

Shtetet e tjera kanë dhënë mesatarisht më pak se 5,500 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pandemia, mbi 78% e grave të larguara nga puna në fasoneri pa asnjë ndihmë ekonomike

Publikuar

-

Nga

Pandemia, mbi 78% e grave të larguara nga puna në fasoneri pa asnjë ndihmë ekonomike

Industria prodhuese dhe veçanërisht fasoneria është sektori më i goditur i ekonomisë nga pandemia. E në këtë situatë duket se pasojat më të rënda nga e gjithë kjo po i vuajnë vajzat dhe gratë. Përveçse shumë prej tyre kanë humbur punën, një pjesë dërrmuese nuk kanë përfituar as ndihmë ekonomike.

Një sondazh i kryer nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” në kuadër të monitorimit të efekteve te pandemisë tregon se 78.8% e vajzave dhe grave të larguara nga puna në fasoneri nga korriku i vitit të kaluar nuk kanë përfituar asnjë ndihmë ekonomike apo asistencë sociale për papunësi, ndërsa 88.3% e tyre nuk kishin informacion për procedurën që duhej ndjekur për të marrë pagën e papunësisë.

Kompanitë e industrisë së prodhimit të veshjeve dhe këpucëve konsiderohen si një nga burimet kryesore të punësimit të grave në Shqipëri por sipas Mirela Arqimandriti nga Aleanca Gjinore për Zhvillim, ato përballen me paga të ulëta, punojnë në kushte të vështira, të pambrojtje sociale dhe të pa siguruara.

Pikërisht këto kanë ndikuar në faktin që gratë dhe vajzat të refuzojnë punësimin në fasoneri. Këshilltarja e ministres së Financave dhe Ekonomisë, Majlinda Demko bën të ditur se pavarësisht se në total janë regjistruar 6280 kërkesa për punësim në industrinë fason,  4170 prej tyre kanë mbetur të paplotësuara, duke dëshmuar për interesin e ulët të forcës së punës.

Nënkryetarja e Parlamentit, Vasilika Hysi theksoi nevojën për të përforcuar kontrollin parlamentar në lidhje me të drejtat dhe liritë e sanksionuara me ligj në Kodin e Punës dhe e cilësoi këtë si një nga prioritetet e Kuvendit për vitin 2021 në mënyrë që punonjësve t’u garantohen të drejtat ekonomike dhe sociale.

LEXO EDHE:  Shifra alarmante në SHBA/ Shkon në mbi 350 mijë numri i vdekjeve nga COVID-i

LEXO EDHE:  Shifra alarmante në SHBA/ Shkon në mbi 350 mijë numri i vdekjeve nga COVID-i

Albana Konçi, koordinatore e projektit se gjatë disa fushatave ndërgjegjësuese ku morën pjesë mbi 250 vajza dhe gra të punësuara në 40 fasoneri në 10 qytete të ndryshme të vendit, 60% e tyre kanë raportuar për shkelje të të drejtave të punëtorëve, ku dhjetë raste janë ndjekur në mënyrë zyrtare nga Inspektorati i Punës.

Qeveria u ndesh me këtë realitet kryesisht gjatë pandemisë, ku gjatë kontrolleve për zbatimin e protokollit të sigurisë për COVID-19 vërejti kushtet e vështira ku detyroheshin gratë dhe vajzat të punonin dhe si të mos mjaftonte kjo shumë prej tyre as nuk deklaroheshin si të punësuara ose paguheshin nën pagën minimale./euronews

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Risku nga katastrofat/ BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas

Publikuar

-

Nga

Bilanci i shifrave/ Si u fundos ekonomia shqiptare me dy muaj karantinë

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subjektive (perceptimi që ka një person për situatën e tij financiare dhe materiale) me 2.3 për qind.

Banka Botërore në raportin e fundit “Vlerësimi i rikut të katastrofave në Shqipëri” nënvizon se niveli i varfërisë mund të ketë shkuar 8 vite pas (në skenarin më të mirë) për shkak të këtyre dy ngjarjeve madhore ku përveç tërmetit është edhe pandemia e COVID-19. Në kohën e vlerësimit të post-katastrofës ishin të paktën 20 miliardë lekë të planifikuara për rindërtimin por nevojat për rimëkëmbje afatshkurtër vlerësoheshin në 67.1 miliardë lekë apo (610 milionë USD) gati 51 për qind e nevojës.

Banka vlerëson se tërmeti preku të paktën 200 mijë individë në 11 bashki me një efekt madhor ekonomik. Raporti gjykon se ndikimi i pandemisë, nga ana tjetër, e ka bërë Shqipërinë më të dobët përballë katastrofave. Mes shumë efekteve negative në shëndetësi, ekonomi dhe efekte financiare, ajo që shihet si problematike është ulja e kapaciteteve të qeverisë, familjeve dhe bizneseve për të marrë veten pas katastrofave.

Kompania e modelimit të riskut global AIR Worldwide vlerëson se dëmet mesatare në të ardhjen nga tërmetet dhe përmbytjet si 147 milionë USD në vit, me një ngjarje katastrofike për shembull tërmet 1 në 100 vjet që shkakton dëme deri në 2 miliardë dollar.

Tërmetet e kësaj natyre nuk janë të shpeshtë por mund të shkaktojnë dëme të mëdha (siç ishte ai në 2019) dhe vlerësohen se shkaktojnë një mesatare prej 99 milionë USD dëme në vit. Në anën tjetër, përmbytjet sipas raportit, janë më të lokalizuara por i kanë dëme më të shpeshta që vlerësohen me një mesatare prej 48 milionë dollar në vit. Këto vlerësime mbulojnë asetet e sektorit privat por jo ato publik.

LEXO EDHE:  “Është shumë e vështirë për të ndaluar pandemi të tilla”/ Mjeku shqiptar në SHBA tregon se kur do të jetë gati vaksina

LEXO EDHE:  “Ende larg imunitetit të tufës”/ Mjeku Sulçebe tregon sa përqind e banorëve të Tiranës janë imunë ndaj Covid-19

Raporti i Bankës nënvizon se nga viti 1995-2015 ka një mesatare prej 30 mijë njerëzish që preken çdo vit nga fatkeqësitë natyrore dhe më shumë se 95 për qind e bashkive ishte prekur nga të paktën një fatkeqësi.

Banka gjykon se kostoja ekonomike e fatkeqësive mund të rritet më tej, si rezultat i ekonomisë në rritje. Ndryshimet klimatike mund të rrisin më tej ashpërsinë apo frekuencën e fatkeqësive që lidhen me natyrën të tilla si përmbytjet apo stuhitë./Monitor

LEXO TE PLOTE