Connect with Us

Ndodh për herë të parë, Laçi kalon Partizanin. Të shtunën luhet edhe me miliona!

Sport

Ndodh për herë të parë, Laçi kalon Partizanin. Të shtunën luhet edhe me miliona!

Publikuar

-

Ditën e shtunë Partizani dhe Laçi do të për plasin “brirët” në”Elbasan Arena”, sfidë e vlefshme për javën e tretë të Superiores. “Demat e kuq” vijnë pas fitores ndaj Kukësit 0-2 në transfertë në javën e dytë, ndërsa kurbinasit pas barazimit 1-1 ndaj Kastriotit. Kjo sfidë, është delikate për të dyja skuadrat, me Partizanin që synon të ruajë ecurinë pozitive, e me Laçin që do të tentojë fitoren e parë këtë sezon në Superiore.

SHIFRAT – Partizani dhe Laçi janë dy skuadra që vitet e fundit kanë luftuar gjithmonë për pozitat e larta të tabelës. Edhe kontingjenti i tyre ndër vite, ka qenë shumë i pasur, me disa nga futbollistët më të mirë në Shqipëri. Megjithatë, Partizani ka qenë ekipi me vlerë më të madhe krahasuar me kurbinasit. Por, ky fakt ka ndryshuar, pasi me përditësimin më të fundit të “Transfermarkt”, ekipi laçian vlerësohet më shumë se “demat e kuq”. 5.25 milion euro vlerësohet Laçi, ndërsa Partizani, vetëm 4.85 milion.

MELO -Braziliani i Partizanit pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Daja në takimin ndaj Laçit, pasi e ka lënë pas dëmtimin që e ka penalizuar në këtë fillimsezoni. Jo vetëm kaq, pasi Kordeiro tashmë, është dhe futbollisti më i shtrenjtë i “demave”. 425 mijë euro vlerësohet 27-vjeçari në “Transfermarkt”, duke lënë pas Çinarin dhe Belicën. Edhe pse ka luajtur pak në këtë fillim sezoni, më saktësisht vetëm 44 minuta, forma e brazilianit sezonin e shkuar ka bërë që të marrë ai “fronin” si lojtari më i shtrenjtë i të kuqve. Tetë gola shënoi Ko rdeiro sezonin e shkuar për Partizanin, duke qenë një ndër lojtarët më të mirë si nën urdhrat e Lerdës, ashtu dhe të Sormanit.

REPARTET – Si Partizani, ashtu dhe Laçi, e kanë nga një pikë të fortë. Të besuarit e Ilir Dajës kanë sulmin më të mirë dhe kjo gjë, konstatohet edhe nga vlera e sulmuesve të kuq, që është 1.85 milion euro. Ndërsa pika më e fortë e skuadrës së Cungut, është mbrojtja, me prapavijën kurbinase që vlerësohet plot 2.30 milion euro. Një sfidë brenda sfidës./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Juventusi prenoton një tjetër super goditje në merkato

Publikuar

-

Nga

Juventusi ka ofruar 22 milionë euro për sulmuesin e Sassuolos, Gianluca Scamacca dhe shpresojnë ta kompletojnë marrëveshjen në dy ditët e ardhshme.

22-vjeçari momentalisht është huazim te Genoa dhe kërkohet me ngulm nga kampioni i Italisë.

Oferta e Juventusit është 22 milionë euro, tre milionë më pak se kërkesa e Sassuolos që ishte 25 milionë euro për sulmuesin.

Problemi i vetëm për “Bianconerët” është koha, ngase afati dimëror mbyllet me 1 shkurt, derisa trajneri Andrea Pirlo dëshiron përforcime në sulm.

Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud dhe i Romës, Edin Dzeko gjithashtu vëzhgohen nga Juventusi.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Halili njeri i mirë”, Andi Lila fajëson Deden për largimin: Nuk kam parë kurrë në jetë që…

Publikuar

-

Nga

Andi Lila ka fajësuar Nevil Deden, për largimin nga drejtimi i Tiranës vetëm pak minuta para ndeshjes. I ftuar në procesin sportiv, ish-lojtari i Kombëtares dhe Tiranës, është shprehur se trajneri për ekipin është si kapiteni i anijes dhe nuk mund ta braktiste në atë mënyrë.

“Unë jam rritur te Tirana, e di psikologjinë e klubit, e njoh shumë mirë. Zoti Halili është njeri shumë i mirë, sportdashës dhe me ndjenja. Deklarata ishte emocionale, me atë që ndodhi. Gjatë karrierës, nuk kam parë që trajneri të ikë 15 minuta para ndeshjes. Nuk dua të mbaj anën e askujt, por nuk më ka pëlqyer mënyra se si iku trajneri para ndeshjes. Duhej të mbaronte ndeshja, e pasi të mbaronte në fund t’u jepte dorën të gjithëve dhe të largohej.

Kur një trajner pranon të firmosë, duhet të marrë parasysh e të shohë politikat e klubit. Nuk mbaj anën e askujt por trajnerin e shoh si kapiten anije. Mbaro ndeshjen dhe ik. Një largim një çerek ore para ndeshjes nuk e kam parë asnjëherë, mendoj për ata futbollistë që ishin sot që ngelën pa trajner”, tha Lila.

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Sport

E dhimbshme/ Trajneri i njohur shqiptar humb bashkëshorten

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla është duke u përballur me një dhimbje të madhe, pasi ditën e sotme ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij, Ardita. Një humbje jete e parakohshme kjo, që ka sjellë dhimbje, jo vetëm te familjarët, por edhe te miqtë dhe personat e tjerë që e njihnin atë.

Në të kaluarën ajo ka qenë edhe drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë.

I shprehim ngushëllime familjes Gjyla, për këtë fatkeqësi të madhe që iu ndodhi.

LEXO TE PLOTE