Connect with Us

Manastirliu bën bilancin/ Java e 46-të me një numër të madh fatalitetesh

Aktualitet

Manastirliu bën bilancin/ Java e 46-të me një numër të madh fatalitetesh

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në konferencën e saj të përjavshme me mediat u shpreh se java e 46-të konsiderohet si një javë me një numër të madh fatalitesh nga Covid-19.

Më tej ministrja u shpreh se në spitalet e hapura janë 450 shtretër të zënë dhe sapo të jetë e nevojshme Covid-4 do të hapet.

Aktualisht kemi të konfirmuara me Covid-19 29 837 raste. Kemi 1042 raste për 100 mijë banorë. Duke bërë një krahasim me rajonin kjo incidencë është më e ulët se incienca mesatare e rajonit dhe Evropës. 429 raste në javën e 45-të të pandemisë në 518 në javën e 46 të pandemisë.
14975 raste aktive apo 526 arste për 100 mijë banorë.

Aktualisht kemi 646 humbje jete që do të thotë  se fataliteti është  22.7% për 100 mijë banorë. Java e 46-të konsiderohet më një numër të madh fatalitetesh.

420 shtrtrët janë të zënë. Covid-4 është gati në momentin që do kemi një zënie të shtretërve. Kemi 15-20% shtretër të lirë në spitale”, u shpreh Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dezertimet nga LSI/ Pendavinji: PS është e hapur për të gjithë

Publikuar

-

Nga

Dezertimet nga LSI/ Pendavinji: PS është e hapur për të gjithë

Lëvizja Socialiste për Integrim çdo ditë e më shumë po vjen drejt degradimit dhe anëtarët e saj po i bashkohen Partisë Socialiste. Largimi i radhës ka ndodhur në Korçë pak ditë më parë, gjatë vizitës, së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Një nga aktivistet kryesore dhe drejtuese lokale e LSI në Korçë, Jeta Gjoni, ka braktisur Kryemadhin për t’u bërë pjesë e Partisë Socialiste.

Në një intervistë për CNA.al, kandidati i tretë në listën e Korçës  Ilirjan Pendavinji i pyetur nëse LSI po shkon drejt shkrirjes u shpreh se PS është një parti e hapur për të gjithë ata që e duan Shqipërinë.

Hapja e Partisë Socialiste është një procesi vizionar, që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Jo më larg se sa para 1 javë në Partinë Socialiste të bashkisë Maliq, tek Pylli i Fazanëve në një nga perlat e bashkisë Maliq, janë shpërndarë 100 karta anëtarësie, të cilat janë dëshmi e pastër e ftesës, që ne i bëjmë jo vetëm miqve tanë nga partitë e tjera, por edhe të rinjve, grave dhe vajzave si dhe të gjithë profesionistëve të rinj dhe të vjetër që e duan Shqipërinë”, tha Pendavinji.

LEXO EDHE:  Vdekja e gazetarit të njohur nga Covid-19/ Meta: I pathyeshëm nga diktatura, frymëzoi me kurajën e tij

LEXO EDHE:  Vetëvrasja e pacientëve me Covid/ Mjekja psikiatre: Mungesa e oksigjenit në tru çon në vendimarrje ekstreme

Sa i takon fenomentit të shit-blerjes së votës, kandidati i PS shtoi se në qarkun e Korçës një gjë e tillë nuk ekziston.

Personalisht mendoj që shitblerja e votës është një fenomen negativ i të shkuarës në qarkun Korçë. Në raste të rralla mund të ekzistojë ende, por asnjëherë një fenomen i jetësuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Ilirjan Pendavinji, në fund u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen e vendit dhe numrin 12.

Mesazhi im për qytetarët përkon me një apel për të ardhmen.

“Votoni për veten, për stabilitetin e jetës tuaj, për Shqipërinë dhe të ardhmen, votoni për PS, Nr. 12”!

ShqipëriaeArdhmjaJonë

ShqipëriaNukNdalet

SkaKohëPërPushim”, u shpreh Ilirjan Pendavinji për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ilir poshtë, Saliu lart”/ Rama ironizon fushatën e PD dhe LSI

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër ka treguar një bashkëbisedim me një fallxhore, para zgjedhjeve të 25 prillit, ku ka komentuar edhe me ironi numat përkatës të LSI dhe PD-së, në fletën e votimit.

Sipas Ramës numri 69 është numri i djallit. Më tej, kryeministri shprehet se kush voton këto numra derrin maç kanë ku ish-kryeministri Sali Berisha është lart dhe Presidenti Iliri Meta është poshtë.

“Më tha fallxhorja ca bën, si do ndash Lulin, po i thua ‘ndahu. Ndalu’, po ia ke parë numrat dhe më dha letrën, më tha 6, jo më tha është 9, po ky, edhe prandaj tha unë të kuptoj, s’ke faj. Dhe prandaj ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune, njerëzimi ka rënë dakord, që ky është numri i djallit, 69. Vajte te 6, 9 ke, vajte te 9, 6 ke.

More 69 të mori djalli. Jam i bindur dhe jam i sigurt që ju qe jeni aty, keni ardhur nga Kuçi dhe ju dua shumë, e si pse, se i bini shkurt, i këpusni 12 dhe mirupafshim. Më tha dëgjo, e bukur kjo si lojë, por ua bëra se nuk është lojë fjalës, po ç’lidhje ka shorti.

Dhe më tha, nuk është as 6 dhe as 9, po Derri maç, Ilir poshtë, Saliu lart, Saliu poshtë, Ilir lart. Presidenti thotë, tjetri thotë doktori. Kush voton 6 dhe 9, derrin maç ka. Ato që na ndjekin, u bëj thirrje që në këto kushte të jenë prezent në këto takime, duke filluar nga demokratët e Shkodrës, u them që Derrin maç do keni”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shifrat/ Arrin në 3 milionë numri i viktimave në botë nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Shifrat/Arrin në 3 milionë numri i viktimave në botë nga koronavirusi

Numri global i të vdekurve nga koronavirusi ka kapërcyer shifrën marramendëse prej 3 milionë njerëzish.

Të dhënat e regjistruara nga Universiteti Johns Hopkins, vijnë mes pengesave të përsëritura në fushatën e vaksinimit në mbarë botën dhe një krize të thelluar në vende të tilla si Brazili, India dhe Franca.

Numri i të vdekurve është afërisht i barabartë me popullsinë e Kievit të Ukrainës; Karakasin e Venezuelës ose qytetin metropolitan të Lisbonës në Portugali.

LEXO EDHE:  Pa vaksinuar fëmijët, ne nuk i japim dot fund pandemisë

LEXO EDHE:  Vdekja e gazetarit të njohur nga Covid-19/ Meta: I pathyeshëm nga diktatura, frymëzoi me kurajën e tij

Shifra e vdekshmërisë në mbarë botën nga koronavirusi është më e lartë se popullsia e Çikagos (2.7 milionë) dhe e barabartë me popullsinë e Filadelfias dhe Dallasit të marra së bashku./voa

LEXO TE PLOTE