Bota
Koronavirusi nuk ka të ndalur/ Mbi 56 milionë të infektuar në botë, Japonia shënon rekorde

Numri i të infektuarve nga Covid-19 i ka tejkaluar 56 milionë në të gjithë botën, sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins. Që nga nisja e pandemisë janë regjistruar gjithësej 1.34 milionë viktima nga Covid-19.
Pandemia Covid-19 vazhdon të godasë ashpër Shtetet e Bashkuara. Në orët e fundit SHBA-të kanë kapërcyer pragun tragjik të 250 mijë viktimave totale (250,520 sipas Universitetit Johns Hopkins).
Epidemia e koronavirusit në Brazil vazhdon të zhvillohet, ku janë llogaritur 754 viktima dhe 38,401 infeksione të reja në 24 orët e fundit. Vdekjet totale që nga fillimi i pandemisë janë 167,497, ndërsa të infektuarit janë 5,947,403.
Rusia ka tejkaluar dy milionë njerëz të infektuar me koronavirus, gjë e cila është konfirmuar pas përditësimit të të dhënave të fundit 24 orëve të fundit ku u shënuan 23,610 të infektuar dhe 463 vdekje nga Covid-19. Rusia renditet e pesta në numër të infeksioneve në botë pas SHBA, India, Brazili dhe Franca. Numri i të vdekurve ka arritur në 34,850.
45,576 raste të reja me koronavirus janë regjistruar 24 orët e fundit në Indi , ku janë regjistruar rreth 9 milionë të infektuar që nga fillimi i pandemisë.
Në Meksikë gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 502 vdekje nga Covid-19, duke e çuar totalin e viktimave në 99,528. Rastet pozitive kanë kapur totalin prej 1,015,071. Me këto shifra, Meksika është vendi i njëmbëdhjetë me numrin më të madh të infeksioneve dhe i katërti me numrin më të lartë të vdekjeve, sipas Universitetit Johns Hopkins .
Japonia regjistroi një rekord të rasteve të koronavirusit në 24 orët e fundit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë ka pasur 2.179 raste të reja në 24 orët e fundit. Kjo është hera e parë që Japonia kalon kufirin e 2,000 rasteve në ditë që nga fillimi i pandemisë.
Në 24 orët e fundit në Gjermani janë konfirmuar edhe 22,609 raste të reja me koronavirus duke e çuar totalin e të infëktuarve në 855,916 që nga fillimi i pandemisë, sipas Institutit Robert Koch. Në Gjermani regjisterohen 13,370 vikima nga koronavirus./Përshtatur nga CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Plas skandali në Itali/ Mjekëve iu injektohet ujë fiziologjik në vend të vaksinës anti-Covid
Një skandal është raportuar sot nga mediat italiane, për vaksinën kundër koronavirusit. “Tgcom” shkruan se në Spitalin Rovereto të Italisë punonjësve shëndetësor iu kanë injektuar...

Koronavirusi/ A do t’i mbyllin sërish kufijtë vendet e BE-së?
BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor. Se si mund të kushtëzohen avantazhe për lirinë...