Connect with Us

Kaos te Kukësi, ekipi nuk del në stërvitje se s’ka marrë rrogat

Sport

Kaos te Kukësi, ekipi nuk del në stërvitje se s’ka marrë rrogat

Publikuar

-

Plas te Kukësi para ndeshjes kundër Teutës. Skuadra nuk ka dalë sot në seancën e radhës stërvitore për shkak të problemit të pagave.

Prej javësh situata te verilindorët “zien”, madje së fundmi ka pasur edhe largime nga skuadra, pikërisht mbrojtësi kosovar, Sadik Vitija.

Situata nuk është aspak e mirë, por mbetet për t’u parë tashmë reagimi i drejtuesve të klubit.

“Panorama Sport” mëson se lojtarët kanë pritur prej ditësh të shlyhen, por pavarësisht premtimeve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kukësi-Bylisi dhe Skënderbeu-Apolonia/ Publikohen formacionet zyrtare, ja si rreshtohen skuadrat

Publikuar

-

Nga

Kukësi-Bylisi dhe Skënderbeu-Apolonia janë dy ndeshjet e para të javës së 16-të të Kategorisë Superiore, ndërkohë që tashmë janë konfirmuar edhe formacionet e zgjedhura nga trajnerët e këtyre skuadrave.

SKËNDERBEU-APOLONIA
Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Bajrami, Sadriu, Zguro, Mara, Dowouna, Dwumfour, Berisha, Pusi, Mensah. Trajner: Julian Ahmataj
Apolonia: Harizaj, Agyare, Sota, Repaj, Omeri, Smaçi, Yeboah, Haxhiu, Mihanaj, Krasniqi, Gjata. Trajner: Fabrizio Cammarata

KUKËSI-BYLISI
Kukësi:
 Xhika, Kotobelli, Hetemaj, Lulaj, Demiri, Taipi, Limaj, Ibraimi, Peposhi, Matheus Leiria, Eze Trajner: Rraman Hallaçi
Bylisi: Qirko, Ymeralilaj, Janku, Stojanovic, Ndreca, Lorran, Alexandre Garcia, Hadroj, Anthony, Qardaku, Mehmetllari. Trajner: Bekim Kuli.

LEXO TE PLOTE

Sport

Befason klubi turk, merr në skuadër një tjetër shqiptar

Publikuar

-

Nga

Erzurumspor mbylli ditën e djeshme marrëveshjen me Armando Sadikun, teksa sulmuesi i kombëtares do ta vazhdojë karrierën në Bolivi, me ekipin e Bolivar.

Por, nga ana tjetër, në klubin turk do të kenë sërish në radhët e tyre një shqiptar. Fjala është për lojtarin e përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani. Ky i fundit ka ndarë rrugët me klubin e Odd në Norvegji dhe është gati për një aventurë të re në pjesën e dytë të sezonit.

Rashani, do të provojë të ndihmojë Erzumrumsporin të mbijetojë në elitën turke, duke shpresuar të ketë më shumë sukses se Sadiku, i cili për asnjë moment nuk ia doli të ambientohej me shokët e rinj dhe kampionatin. Ditën e sotme Rashani ka mbërritur në Turqi dhe në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur, ekstradohet ish-trajneri shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Interpoli për llogari të drejtësisë në Shqipëri.

Sokol Metaj, 55 vjeç, banues në Tiranë rezulton i dënuar me 5 vite burg për ngacmim seksual.

Ish-trajneri i futbollit, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitur, një prej të cilëve e kishte edhe nxënës së tij, është ekstraduar ditën e sotme nga Greqia.

Policia bën të ditur se Metaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Njoftimi:

Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Në vijim të bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, si rezulat i shkëmbimit të informacionit është vënë në pranga në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Sokol Metaj, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Sokol Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit.

LEXO TE PLOTE