LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Infektimi i Hysajt me COVID-19, zbuloni çfarë ka bërë trajneri Gatuzo

19 Nëntor 2020, 17:10, Sport CNA
Infektimi i Hysajt me COVID-19, zbuloni çfarë ka bërë

Elseid Hysaj ishte mungesa e madhe e ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. I ndaluar nga COVID-19, futbollisti e ka parë këtë sfidë i izoluar në banesën e tij në Shkodër, ky ka shkuar me shpejtësi sapo ka marrë vesh se kishte rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19. Një situatë për të cilën në Itali raportojnë se ka lënë shumë të pakënaqur Napolin.

Klubi italian në javët e kaluara kishte vendosur në izolim të plotë futbollistët për të evituar infektime por ka parë se si Hysaj, me të dalë nga izolimi në klub për t?iu bashkuar kombëtares shqiptare, është infektuar menjëherë. Sipas ?Il Mattino?, italianët kishin pasur që në fillim dyshimet e tyre nëse duhej të lejonin apo jo Hysajn t?i bashkohej kombëtares e tashmë kanë parë se si futbollisti do t?u mungojë për të paktën 10 ditët e ardhshme.

Megjithatë, ekziston edhe frika për situatën e tij shëndetësore dhe kjo ka shtyrë trajnerin Gatuzo që ta telefonojë personalisht lojtarin e kombëtares shqiptare për të mësuar për gjendjen e tij shëndetësore. Hysaj ka bërë të ditur vetë se është asimptomatik dhe është në pritje që tamponët ta nxjerrin negativ, që të udhëtojë përsëri drejt Italisë për t?iu ribashkuar Napolit.

Lajmet e fundit nga