LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi në Fiks Fare/ Gjyqtarja shkel ligjin, ngrihet në detyrë

19 Nëntor 2020, 21:05, Denoncim CNA
Denoncimi në Fiks Fare/ Gjyqtarja shkel ligjin, ngrihet në detyrë

Lorena Çabej ish gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnje u komandua në Gjykatën Lartë edhe pse rrëzoi një vendim të formës së prerë të marrë nga e njëjta gjykatë. Pra gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë, ndërkohë që këtë të drejtë e kanë vetëm gjykatat e shkallëve më të larta.

Me vendimin e dhëne nga zonja Çabej në 24 shkurt 2020, u bënë dy vendime nga e njëjta gjykatë për të njëjtën çështje, ku një trup gjykues vendosi se disa dokumente duhen asgjësuar dhe një tjetër trup gjykues , me gjyqtare te vetme zonjën Çabej, vendosi që asgjësimi të pezullohet.
?Vendimi i gjykatës nr 131 I 23 dhejtorit 2019 mori formë të prerë në datën 7 janar 2020. Gjykata i vendosi vendimit një vulë ?formë e prerë? dhe ky vendim shkoi në prokurori për t?u ekzekutuar.

Në datën 14 janar 2020 prokurori Artan Hazbi lëshoi një urdhër ekzekutimi për asgjësimin e dokumentit fals që ndodhej në Kadastër. Dhe kjo e fundit, pranoi kërkesën e prokurorit? .

Kur të gjithë mendonin se vendimi u ekzekutua dhe dokumentet false duhet të asgjësoheshin, ndodh çudia e radhës!

Një muaj më pas, për të njëjtën çështje, Gjykata e Lushnjes në datën 24 shkurt 2020 rrëzoi vendimin e parë, duke urdhëruar pezullimin e ekzekutimit të vendimit të prokurorit Artan Hazbi të datës 14 janar 2020.

Pra , për të njëjtën çështje ka dy vendime gjykate!

Fiks fare u interesua prane sekretarisë së Gjykatës së Lushnjes për të pyetur nëse vendimi i datës 23 dhjetor ishte apo jo i formës së prerë. Sekretaria e Gjykatës së Lushnjes na konfirmoi se ?ky vendim është i formës së prerë?. Pyetjeve të Fiks Fare se përse znj Çabej gjykoi një vendim të formës së prerë,gjyqtarja, nuk pranoi të përgjigjej, duke thënë se të gjitha shpjegimet janë në arsyetimin e vendimit, i cili duhet të lexohej nga një jurist.

Por në tetor të këtij viti Gjykata e Apelit Vlorë, ishte e të njëjti mendim, duke lënë në fuqi vendimin për asgjesimin e dokumentave false,vendim që mbante vulën e formës së prerë që në janar 2020 dhe që kishte filluar të ekzekutohej.

Megjithatë edhe pse gjyqtarja Lorena Çabej shkeli ligjin, ajo emërohet në Gjykatën e Lartë.

Sipas njoftimit të KLGj -së thuhet se në përputhje me qëllimet dhe objektivat strategjikë për fuksionalizimin sa më shpejtë të Gjykatës së Lartë dhe krijimin e një trupe mbështetëse profesioniste këshilli vendosi komandimin e znj. Lorena Çabej, znj. Ëngjëllushe Tahiri,znj. Iva Zemani dhe znj.Enisa Shahini , si ndihmës magjistratë në Gjykatën e Lartë./ tch

Lajmet e fundit nga