Connect with Us

Denoncimi/ Bën tampon e në vend të përgjigjes merr vërtetim që të rrijë në shtëpi

Denoncim

Denoncimi/ Bën tampon e në vend të përgjigjes merr vërtetim që të rrijë në shtëpi

Publikuar

-

Denoncimi/ Bën tampon e në vend të përgjigjes merr vërtetim që të rrijë në shtëpi

Pak ditë në emisionin “Stop” në Tv Klan, u transmetua situata me testimet dhe mjekimet kaotike për COVID-19. Shqetësimi i radhës vjen nga Gjirokastra, ku pas bërjes së tamponit, ndonëse kanë kaluar shumë ditë, përgjigja nuk ka ardhur.

Një denoncuese, e cila kërkon të mbetet anonime, thotë, se tamponin e ka bërë në 31 tetor,por nuk ka marrë përgjigjen. Kur është interesuar, i kanë lëshuar një vërtetim nga ISHP Gjirokastër, ku thuhet, se duhet të qëndrojë në shtëpi e izoluar 15 ditë. Vajza tregon, se përveç ankthit, nëse është me COVID, ka edhe merakun e mosmarrjes së mjekimit, shëndetin e familjarëve dhe problemin e punës.

Qytetarja: Përshëndetje, “Stop”! Jam këtu për të denoncuar një rast në lidhje me tamponin, që kam bërë më datën 31 tetor. Ende nuk më ka ardhur një përgjigje. Më kanë thënë, që rezultati nuk ka ardhur, duhet të presësh minimumi 2 javë. Më kanë dhënë edhe një vërtetim. Kjo gjë, më ka sjellë shumë probleme në lidhje me punën, jam bërë e pabesueshme, në lidhje me familjarët, që nuk e dinë, nëse jam apo jo me COVID, dhe kjo më sjell shqetësim, se s’mund të kujdesem, apo të kujdesen për mua, nuk mund të shkoj në spital, pasi kam frikë!

Gazetarja: Sa ditë kanë kaluar?

Qytetarja: Nga data 31 tetor deri në datën 10 (nëntor), sot 11 ditë.

Gazetarja: 11 ditë ankthi, nuk ke asnjë përgjigje?

Qytetarja: Pikërisht! Dhe përveç ankthit, që unë kam, nëse jam me COVID apo jo, kam frikë edhe për punën, se normalisht jam bërë si person i pabesueshëm, për të vërtetuar që kam patur vërtetë këtë shqetësim.

Gazetarja: Si je mjekuar këto 10 ditë?

Qytetarja: Kam marrë vetëm vitamina dhe antibiotikë.

Gazetarja: Sepse ti nuk e di nëse je me COVID?

Qytetarja: Pikërisht! Kam marrë thjesht mjekim për ftohjen. Unë nuk e kuptoj qëllimin e këtij vërtetimi, që duhet të qëndroj 15 ditë në shtëpi, ndërkohë që 14 ditë të qëndrosh në karantinë, nëse je pozitiv. S’e kuptoj, pse duhet të pres 15 ditë të dalë përgjigja e tamponit. Kjo, s’ka pikë logjike! Nuk më vlen fare ajo përgjigje! Ajo, që mua më shqetëson, është vonesa e tamponit, prandaj kjo është një kërkesë, që më tepër i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë, që të marrë masa në lidhje me përgjigjet e tamponit.

LEXO EDHE:  “Qeveria dështoi”/ Gazment Koduzi: Rama mashtroi për Spitalin Covid 4, është i mbyllur!

Lidhur me këtë rast “Stop” ka pyetur specialisten e ISHP Rajonale Gjirokastër, e cila shprehet sërish, se ende nuk ka dalë përgjigja, ndaj vajza duhet të qëndrojë brenda 15 ditë.

Specialistja: Nuk i ka dalë përgjigja!

Gazetarja: Nuk i ka dalë përgjigja?

Specialistja: Po!

Gazetarja: Po ka një vërtetim që të të rri në shtëpi për 15 ditë, pse?

Specialistja: Po të them diçka, dihet që po plotësoi 14 ditë, do rri dhe 3 ditë, për shembull për 2-3 ditë të tjera, edhe i bie, që ajo nuk rrezikon as të infektojë të tjerët, por dhe vetë e ka kaluar COVID-in.

Gazetarja: Po ç’kuptim ka përgjigja?

Specialistja: Po pra po!

Gazetarja: Se ti je ke më shumë informacion se unë në këtë fushë?

Specialistja: Po, po, po. Unë nuk e di, se çfarë përgjigje të të jap, prandaj të them, që të flasësh me shefin. Ato i dinë akoma më mirë.

Ndërkohë Arenc Brahimi, shefi i Epidemiologjisë ISHP Gjirokastër, argumenton, se përgjigja është vonuar nga ISHP qendrore.

Gazetarja: Në datë 31 Tetor ka bërë tamponin, ideja është që nuk ka marrë asnjë përgjigje?

Shefi Arenc Brahimi: Nuk i ka dalë përgjigja, zonjë!

Gazetarja: Pse ka vonuar kaq shumë?

Shefi Arenc Brahimi: Ngaqë nuk e bëmë neve, o zonjë!

Gazetarja: Kush e ka bërë?

Shefi Arenc Brahimi: Nuk e di, kush e ka bërë!

Gazetarja: Zotëri unë shikon firmën time në fund të këtij vërtetimi.

Shefi Arenc Brahimi: Urdhëro!

Gazetarja: Që të rrijë 15 ditë në shtëpi.

Shefi Arenc Brahimi: Po ka pasur shenja për COVID, normal, që do rrijë në shtëpi.

Gazetarja: Edhe nëse është negative, duhet të rrijë në shtëpi?

Shefi Arenc Brahimi: Normal, që do rrijë në shtëpi.

Gazetarja: Po nëse negative, rri kot?

Shefi Arenc Brahimi: Jo, nuk ka shanse, që të rrijë në qoftë se nuk është!

Gazetarja: Po pse nuk e shënuar aty tel rezultati përgjigjen?

Shefi Arenc Brahimi: Po në qoftë se s’i ka dalë rezultati, si ta shkruajmë ? Të hedhim fall, ka apo s’ka?

Gazetarja: Po koordinohuni juve.

Shefi Arenc Brahimi: I nxjerr ISHP-ja o zonjë, nuk i bëjmë ne. I bën Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë./tvklan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Roskovec/ Stop zgjidh problemin e shkollimit të fëmijës me autizëm

Publikuar

-

Nga

Roskovec/ Stop zgjidh problemin e shkollimit te femijes me autizem-Stop-14 Maj 2021

Mamaja e fëmijës me probleme autizmi, Matilda Zeka thotë, se ndjehet e diskriminuar, në një kohë, kur fëmijët me aftësi të vecanta, duhet të kenë gjithëpërfshirje në shoqëri e kudo.Ne shkojmë në Zyrën Arsimore Roskovec, ku na konformojnë, se zonja Zeka ,si prind, ka bërë disa kërkesa për djalin e saj.

Kërkesa është marrë në shqyrtim, ka ardhur edhe një grup inspektimi nga DRAP për këtë cështje dhe në raportin e vlerësimit nga DRAP Fier, u vlerësua si e ligshme dhe e rregullt procedura, që është ndjekur dhe komisioni i vlerësimit për nxënësin. Pas kërkesave të përsëritura të prindit, komisioni i vlerësimit u mblodh sërish dhe vendosi që fëmija me probleme të autizmit të marrë 4 orë mësim, sic i takon, dhe sic kërkoi e ëma.KlanTv

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Djalin me probleme autizmi e lënë vetëm me dy orë mësim

Publikuar

-

Nga

Djalin me probleme autizmi e lënë vetëm me dy orë mësim

Emisioni “Stop” udhëtoi drejt Roskovecit këtë të premte. Prindi i një djali me nevoja speciale është i shqetësuar pas vendimit, që mori komisioni multidisiplinor, i cili vendosi që ky fëmijë në klasën e tretë, duhet të bëjë 2 orë mësimi me mësuesen mbështetëse dhe 2 orët e tjera të qëndrojë në klasë pa të, por me mësuesin e klasës.

“Këtë e vendos psikologia dhe ZA-ja. Dy orë ë qëndron me mësuesen mbështetëse në klasë sillet shumë mirë”.

Sipas nënës, fëmija i saj, e ka të pamundur, që të qëndrojë pa mësuesen mbështetëse, pasi nuk rri dot në klasë si të gjithë fëmijët dhe bëhet shkak i prishjes së orës së mësimit.

Megjithëse zonja e ka bërë ankesën disa herë pranë ZA-së Roskovec, nuk ka marrë zgjidhje.

“Ka trakuar dhe drejtoreshën, kam bërë dhe kërkesa e nuk kam marrë asnjë përgjigje”, tha nëna.

“Nga vlerësimi që i kanë bërë ku kam çuar djali në qendra serioze më kanë thënë që “po” djali meriton 4 orë duke parë edhe ecurinë e tij”, shtoi ajo.

“Stop” kontaktoi me drejtoreshën e shkollës “Alush Grepcka” në Roskovec.

“Ne si drejtori kemi zbatuar vendimin që ka marrë ZA Roskovec. Fëmija sivjet ka kaluar dy orë mësim me mësuese mbështetëse. Vitet e tjera ka qenë katër orë. Komisioni e ka pasur të arsyeshme se fëmija ka përparuar dhe këtë vit ka dhënë dy orë. Nuk kemi qenë në dijeni të kërkesave të prindit. Më vonë ai ka kërkuar që fëmija të marrë katër orë me mësuesen mbështetëse. Do t’i bëjmë kërkesë Zyrës të shqyrtojë rastin”, tha drejtoresha.

LEXO EDHE:  Denoncimi i Bozdos/ “Klodian Zoto do paguhet 18 milionë euro këtë vit nga Rama”

LEXO EDHE:  “Po paguajmë çmim të lartë, 590 vdekje në ditë”/ Merkel mesazh qytetarëve: Shmangni festimet e Krishtlindjeve

Mësuesja mbështetëse e fëmijës, thotë, se Elio është shumë i lidhur me të, madje e ka mbajtur edhe vullnetarisht atë, pasi i vogli ka nevojë për 4 orë mësim.

“Elio është i lidhur me mua realisht. E ka vënë re mësuesja e klasës, fëmijët dhe prindi. Ato dy orë që qëndron me mua është shumë i qetë punon, bashkëpunon. Neve nuk na lejohet të dalim nga klasa, punojmë brenda në klasë. Arrijmë objektivat që duhen, pastaj. Në mënyrë vullnetare, unë e mbaj edhe dy orë të tjera që bëj terapitë me fëmijën në një ambient që ka klasa bosh. Tani ato dy orë që ka në klasë i shfrytëzojmë për anën akademike, pastaj kalojmë në mënyrë vullnetare pasi nuk ka përfituar orët që ka kërkuar prindi. Sot në fakt ai ka patur një shqetësim. Në momentin që jam larguar, kam shkuar te klasa e fëmijës tjetër sepse kam dy fëmijë me aftësi ndryshe, ka qenë duke qarë. Më ka lajmëruar mësuesja e klasës, më ka sjellë fëmijën tek klasa tjetër e kam mbajtur, e kam qetësuar disi dhe e kam kthyer. Më ka ardhur përsëri mësuesja, më ka thënë se nuk qëndron dot. Kam lajmëruar prindin. Prindi më ka thënë, që të mësohet sepse nuk kemi alternativë tjetër”, tha mësuesja mbështetëse.KlanTv

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Paguante taksë për tokë arë për pallatin e ndërtuar në 2006/ Fiks Fare zgjidh problemin

Publikuar

-

Nga

Paguante taksë për tokë arë për pallatin e ndërtuar në 2006/ Fiks Fare zgjidh problemin

Fiks Fare zgjidhi problemin disa mujor të një qytetari të Tiranës, i cili endej në zyrat shtetërore pa marrë zgjidhje. Fatmir Cali tha për emisionin investigativ se ka pasur një pronë prej 400 metër katrorë në zonën e Freskut në Tiranë. Në vitin 2006, pronën ia ka dhënë një firmë ndërtimi, ku është bërë edhe një pallat në atë pronë.

“Kaluan disa vite dhe pa më lajmëruar mësoj se në emrin tim më vinin taksa për tokë arë prej 400 metër. Pikërisht e njëjta sipërfaqe që ishte dhënë për ndërtim. Taksat kanë ardhur nga Drejtoria e Taksave në Tiranë. Kam marrë prej tyre një letër dhe kam parë që taksat bashkë me kamatat kishin shkuar në 1 milionë e 600 mijë lekë” thotë Fatmiri. Më tej shton se ka shkuar te Tatimet e Bashkisë dhe i kanë thënë se, përveç taksës së tokës arë, i janë faturuar edhe taksa për dy dyqane me sipërfaqe të përgjithshme 100 metër katrorë prej disa vitesh, megjithëse ai ishte bërë pronar në vitin 2020.

“Pra, nga njëra anë më vijnë taksa për tokë arë dhe nga ana tjetër për dyqane. Por, edhe për dyqanet më kanë ardhur padrejtësisht. Unë dyqanet i kam marrë në pronësi në vitin 2020, kur edhe më kanë kaluar nga ndërtuesi. Ndërkohë, rezulton se më kanë ardhur taksa që në vitin 2016, kur kanë qenë në pronësi të ndërtuesit. Madje, në dosje rezulton se zyra e riskut e tatimeve ka ardhur te dyqanet dhe kanë bërë foto. Madje, pa më lajmëruar mua. Nëse kanë ardhur nga firma, taksat duhet të ishin vënë në emrin e firmës dhe jo timin” thotë Fatmiri.

Gazetarët e Fiks Fare, bashkë me denoncuesin, shkojnë te Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë së Tiranës. Pyetjeve se çfarë taksash ka z.Cali, gazetarët mësojmë se pas shumë vitesh, më në fund ka pasur një letër-këmbim mes Bashkisë së Tiranës dhe Njësisë Administrative Dajt për të konfirmuar se toka arë 400 metër është në fakt trualli i pallatit shumëkatësh. Nga punonjëset e taksave, u mor premtimi se kjo çështje do të zgjidhet dhe kjo taksë e vendosur padrejtësisht do të zerohej. Ndërkohë, Fiksi u interesua edhe për taksën e dyqaneve, ku mësoi se kjo drejtori do e ri verifikojë, pasi z.Cali është bërë pronar në vitin 2020.

LEXO EDHE:  “Qeveria dështoi”/ Gazment Koduzi: Rama mashtroi për Spitalin Covid 4, është i mbyllur!

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Pediatria në kushte të mjerueshme, fëmijët e sëmurë pa ngrohje

Një ditë pas këtij premtimi, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave në Bashkinë e Tiranës i zeroi taksat e z.Cali për tokën bujqësore. Ndërkohë, për njësinë e shërbimit, i zeroi taksat nga viti 2016 deri në vitin 2019. Sipas saj, qytetari do të paguajë vetëm taksat pas tetorit të vitit 2020, kur edhe është bërë pronar i dy dyqaneve. “Edhe taksa e dyqaneve u hoq, për shkak se ishte vendosur në mënyrë të padrejtë. Faleminderit ‘Fiks Fare’, u sorollata për disa muaj, ju ma zgjidhet për pak kohë” përfundoi Fatmiri./Tch

LEXO TE PLOTE