Connect with Us

Deklarata “bombë” e Bashës/ Tomorri: Nëse është e vërtetë, vendi merr fund

Politikë

Deklarata “bombë” e Bashës/ Tomorri: Nëse është e vërtetë, vendi merr fund

Publikuar

-

Nga Klodian Tomorri/ Kush i ndau 3 milionë eurot e kolaudimit?

Gazetari Klodian Tomorri, ka reaguar pas deklaratës së fortë të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, se ka prova që qeveria ka fshehur nurin e viktimave të covid-19.

Tomorri thotë se ky është një nga denoncimet më të rënda në historinë e shtetit shqiptar.

Ai pretendon se nëse kjo është e vërtetë, atëherë ky vend ka marrë fund, ndërsa kërkon që opozita të vazhdojë të merret me këtë çështje.

Lul Basha ka bërë sot një nga denoncimet më të rënda në historinë e shtetit shqiptar duke akuzuar qeverinë se ka fshehur shifrat e të vdekurve nga Covid. Qëllimisht.

Nëse kjo është e vërtetë, ky vend ka marrë fund një herë e mirë. Kjo është çështje me të cilën opozita do duhej të merrej pa pushim, jo IHCK-ja 3 për qind”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shqipëria vendi me borxhin me të lartë publik”/ Tabaku tregon kusuret e qeverisjes Rama

Publikuar

-

Nga

“Inceneratorët, afera më korruptive”/ Tabaku: Tani është radha e SPAK

“Shqipëria vendi me borxhin me të lartë publik”/ Tabaku tregon kusuret e qeverisjes Rama:

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin lidhur me borxhin pubkik. Ajo thekson se asnjë lekë nga borxhi nuk ka shkuar për shqiptarët por për njerëzit pranë Ramës.

Sipas saj, vendi do pësojë një rënie ekonomike 7.5% të PBB dhe këto janë kusuret e një vjedhje 8 vjeçare

“Kusuret e qeverisjes Rama:
– Shqipëria vendi me borxhin me të lartë publik, thuajse 80% të PBB vetëm për 9 mujorin 2020. Asnjë lek nga borxhi nuk ka shkuar për shqiptarët por për njerëzit pranë Ramës. Shqiptarët paguajnë borxhin bizneset e Ramës mbushin xhepin.
– Vendi me ndihmën më të ulët ekonomike në kohë pandemie, vetëm 0.86% të PBB për bizneset dhe të punësuarit në kohën e flamës. Mbi 100 mijë shqiptarë të papunë në pak muaj, mbi 60 biznese në ditë të falimentuara. Buxheti në shërbim të okigarkisë Rama.
– Vendi do pësojë një rënie ekonomike 7.5% të PBB. Më të varfër, me borxhin me të lartë në rajon dhe me mbështetjen me të ulët për frymë.
Këto janë kusuret e një vjedhje 8 vjeçare. Ta largojmë sa nuk është vonë! Ta largojmë për të fituar kohën dhe të ardhmen. Në 25 prill do ti tregojmë vendin atyre që zhytën familjet tona në varfëri dhe mjerim”, shkruan Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendi nën ujë/ Rama: Përmbytjet janë minimale për momentin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat është pyetur dhe për situatën e krijuar nga përmbytjet në vend.

I pyetur për bilancin, Rama tha theksoi se është bërë bilanci i fazës më kritike dhe do të publikohet në fund të kësaj situate përmbytjesh.

Por sipas tij, sa i përket përmbytjeve të tokave, ato janë minimale.

“Kemi bërë bilancin për fazën më kritike, tani jemi në një fazë më pak kritike. Po e ndjekim me shumë vëmendje, por është krejtësisht në nivele të arsyeshme, duke pasur parasysh intensitetin e madh të reshjeve. Problem janë rrëshqitjet në disa akse, pas reshjeve të shumta. Sa i përket përmbytjeve të tokave, ato janë minimale për momentin. Në fund të kësaj faze do të bëjmë edhe bilancin publik, pasi e kemi”, u shpreh Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama tregon ç’do të ndodhë me ata që kanë bërë marrë dozën e parë të vaksinës

Publikuar

-

Nga

Nis procesi i vaksinimit tek stadiumi “Air Albania”/ Najada Çomo vaksinohet e para, Rama pret radhën

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot edhe tek vaksinat dhe personat të cilët kanëm arrë dozën e parë.

Rama u shpreh se për ata që kanë bërë janë bërë dhe kalkulimet e duhura që të mos humbasin këtë proces. Ndërsa në lidhje me dozat e reja, Rama tha se ka një bllokim nga kompania Pfzier por shpreson që pas dy javësh të ketë lajm të mira për marrjen e dozave të reja, edhe pse në këtë situata asgjë nuk është e qartë.

“Për ata që kanë marrë dozën e parë vaksinës janë aty, për këtë arsye është bërë edhe kalkulimi që të mos ketë asnjë që të humbi procesin për shkak të mungesës së vaksinës. Pfizer ka një problem të madh me të gjitha vendet sepse ai ka lajmëruar një stop për zgjerimin e bazës prodhuese dhe faktikisht ne jemi në kontakt 7 herë në ditë për të bërë të mundur që ata të respektojnë kontratën me ne dhe të sjellin pjesën e parë të dozave. Ne nuk jemi vetëm në dorë të Pfizer dhe jemi para ,me negociata me AstraZeneca dhe shpresoj që ditët në vijim mund të jap ndonjë lajm të mirë në lidhje me këtë. Ajo që mund të thuhet është se Shqipëria nuk është mbrapa askush dhe shqiptarë ve nuk do tu mungojë kujdesi për të dalë sa më parë nga kjo flamë dhe fazë kaq e vështirë e luftës me COVID. Në dy javët e ardhshme do të kemi një qartësi më të madhe”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE