Connect with Us

Dariel Sina, “asi nën mëngë” i Metës?/ KLGJ i dorëzon Gjykatën e Lartë, politikës

Vetingu

Dariel Sina, “asi nën mëngë” i Metës?/ KLGJ i dorëzon Gjykatën e Lartë, politikës

Publikuar

-

“Më mirë bosh, se me shejtanin brenda”. Kështu deklaronte kryeministrri Edi Rama, sa herë një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, shkarkohej nga Vettingu.

Po duket se “shejtanër”, ka me bollëk, të paktën sa për të mbushur Gjykatën e Lartë, po. Së fundmi , Këshilli i Lartë Gjyqësor, konfirmoi kandidaturën e Dariel Sinës për t’u bërë gjyqtar i lartë dhe tashmë ai pritet t’i nënshtrohet pikëzimit e më pas emërimit dhe drekretit të Presidentit.

Në media u raportua se Sina kishte marrë 5 vota pro dhe 4 kundër nga anëtarësia e KLGJ, e cila gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur presion të vazhdueshëm nga Presidenti Ilir Meta. Që në kohën kur Dariel Sina, që aktualisht mban pozicionin e Komisionerit Publik, ka aplikuar për të qenë pjesë e GJL, Presidenti Meta, herë pas here ka kërkuar llogari nga KLGJ se përse nuk i përshpejton procedurat.

Kujtojmë se në maj të këtij viti, Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga KLGJ informacione të detajuara, në lidhje me procesin për emrin e Dariel Sinës. Sërish në shtator 2020, Presidenti Meta, i është drejtuar KLGJ-së, duke i thënë se një situatë e tillë është e papranueshme.

“KLGJ ende nuk ka përfunduar procedurat e verifikimit dhe vlerësimit për plotësimin e 15 anëtarëve të tjerë të kësaj gjykate ku përfshihet dhe pozicioni i katërt në Gjykatën e Lartë, që duhet të plotësohej nga radhët e juristëve të spikatur,” shkruan Meta në letrën drejtuar KLGJ.

LEXO EDHE:  Meta në Shkodër/ Traditat e këtij qyteti, vlera të historisë

Që do të thotë se për Presidentin, Meta, Dariel Sina ishte jurist i spikatur, ndërkohë që rezulton se nuk plotëson kriteret ligjore dhe se në të kaluarën profesionale të paktën si Komisioner Publik, ka cene që e rrëzojnë në këtë aspekt. Në Shtator, 2020, Meta do të shkruante, “se kishin kaluar katër muaj nga qëndrimi i KLGJ-së, ku në mënyrë të pashpjegueshme dhe të pamotivuar ligjërisht ende nuk kishte mundur të përmbyllë shqyrtimin e vetëm një kandidature të ngelur në garë për këtë vend vakant (vendi i katërt)”.

A është vërtet shqetësuar Presidenti Ilir Meta për ngritjen e Gjykatës së Lartë, apo është Dariel Sina njeriu i Metës, i cili do ti shërbejë nga Gjykata e Lartë?

KLGJ ka një mission të madh para vetes dhe nuk duhet t’ia dorëzojë Gjykatën e Lartë dhe asnjë lloj gjykate, politikës. Gjykata e lartë duhet të ketë 19 gjyqtarë dhe aktualisht ka vetëm tre, mes tyre nën kryetarin me kompetencat e kryetarit Sokol Sadushin, anëtarin Ervin Pupe dhe anëtarin Ilir Panda./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kryegjyqtari me apartamente, garazhe dhe troje të pajustifikuara/ Mblidhen dëshmi të reja për Kastriot Selitën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita po përballet me shkallën e dytë të Vettingut.

Selita po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa si dhe me 12 denoncime të mbërritura pas përfundimit të procesit në shkallën e parë të Vetingut.

Kujtojmë se Selita, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimitme 18 Qershor 2019.

Ishte ONM që rekomandoi tek Komisionieri Publik, kërkesën për shkarkimin e tij.

KPA mbledh dëshmi në institucione

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga Albana Shtylla, kryesuese, Ina Rama relatore dhe Natasha Mulaj, Sokol Çomo, anëtarë,  në seancën e datës 28.04.2021, ka njoftuar palët se kanë mbledhur prova nga aktet e mbërritura nga Gjykata e Lartë, Gjykata Administrative e Apelit, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Zyra Tiranë si dhe nga banka Intesa San Paolo.

Gjatë paraqitjes së tij, gjyqtari Selita ka deklaruar se pretendimet e Komisionerit Publik sa i përket kriterit të pasurisë janë të pabazuara, po ashtu, sipas tij, edhe pretendimet lidhur me qënien në konflikt interesi gjatë ushtrimit të detyrës, në aspektin praktik nuk janë të vërteta dhe nuk paraqesin aspekt ligjor.

Gjithashtu, Selita ka paraqitur edhe një akt të ri, një vërtetim të lëshuar nga Gjykata Administrative e Apelit që kërkoi të pranohet si provë nga trupi gjykues.

Pasi u tërhoq për konsultim, bazuar në nenin 49, pika 1, germa c, e ligjit 84/2016, trupi gjykues vendosi të administrojë vërtetimin e Gjykatës Administrative të Apelit, i cili do t’i vihet në dispozicion edhe Komisionerit Publik.

KPA do t’i kërkojë dokumentacion shtesë Drejtorisë së Apelimit Tatimor dhe në pritje të mbërritjes së këtij dokumentacioni.

LEXO EDHE:  Qytetarët masakrojnë Metën e Kryemadhin/ Të dy duhet të ishin në burg

LEXO EDHE:  Deputeti i opozitës kërkon mbledhje urgjente/ Të shkarkohet menjëherë Ilir Meta

Me kërkesë të trupit gjykues, gjatë  séancës së radhës që do të mbahet me datë 19 Maj 2021 , Selita do të mbajë qëndrimin e tij lidhur me shpenzimet e jetesës për vitet 1997-1999, ndërkohë që palët duhet të jenë të përgatitura edhe për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Gjetjet e Komisionerit Publik

                                       Florian Ballhysa

Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa ka kërkuar riçelje të hetimit për burimin e krijimit të disa pronave të zotëruara nga Selita dhe bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 124.9 m2 në rezidencën Ambasador 3, një apartament dhe garazh në të njëjtën adresë, një apartament 205 m2 dhe një sipërfaqe trualli në Lalëz të Durrësit si dhe për blerjen e një automjeti.

Ndërsa për shtëpinë e familjes së bashkëshortes, e shitur në vlerën e 220 mijë eurove, Ballhysa  ka kërkuar që të hetohen kostot e ndërtimit, ligjshmëria e burimeve si dhe metodologjia e përdorur nga KPK në analizën financiare.

Sa i përket aftësive profesionale, Ballhysa pretendon për konflikt interesi.

Kjo lidhet me një çështje të gjykuar nga Selita në cilësinë e relatorit, ndaj një kompanie, administratori i së cilës kishte blerë apartamentin e bashkëshortes së tij në vitin 2015 për 110 mijë euro.

Po, në një tjetër çështje, Selita kishte gjykuar një çështje me palë të tretë një kompani ndërtimi, ku një vit më pas kishte blerë një apartament dhe një garazh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  Monika Kryemadhi “divorcohet” nga Ilir Meta

LEXO EDHE:  Deputeti i opozitës kërkon mbledhje urgjente/ Të shkarkohet menjëherë Ilir Meta

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Monika Kryemadhi “divorcohet” nga Ilir Meta

LEXO EDHE:  Deputeti i opozitës kërkon mbledhje urgjente/ Të shkarkohet menjëherë Ilir Meta

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: